Sipas anketimeve, 6 pėr qind pranojnė edhe dhunėn seksuale

Dhuna dhe krimet nė familje qė kanė tronditur opinionin durrsak kanė nxitur aktorė tė shoqėrisė civile tė kėrkojnė nė njohjen e kėtij realiteti tė dhimbshėm, qė po godet gjithnjė e mė shumė. Vrasja e tri grave nga bashkėshortėt brenda njė harku tė shkurtėr kohor, si dhe masakra qė ndodhi nė njė gjykatė italiane mes njė ēifti emigrantėsh nga Sukthi i Durrėsit, kanė rikthyer vėmendjen mbi dhunėn e vazhdueshme brenda familjes shqiptare, qė frikshėm po shndėrrohet nė krim tė rėndė kundėr personit dhe shkatėrrim tė plotė tė familjes. Dhuna nė familje ėshtė pranuar gjerėsisht nė qytet dhe fshat, ndonėse shpesh ajo mbetet e paraportuar. Njė studim i Shoqatės sė Grave me Probleme Sociale dhe Qendrės sė Gruas, ndėr tė tjera ka konstatuar se dhuna ėshtė fenomen prezent nė familjet durrsake dhe njė nė dy persona pohon se ėshtė ndjerė i dhunuar brenda familjes. Rritja e dhunės, nė bazė tė studimit tė realizuar pas anketimit tė 850 personave, rezulton ta ketė origjinėn e saj te niveli ekonomik dhe ai arsimor, si dhe te papunėsia dhe njė komunikim i varfėr mes pjesėtarėve tė familjes. Veset e shumta, si alkooli, bixhozi dhe droga, qė po shtohen me shpejtėsi te meshkujt, pėr shkak tė njė shoqėrie patriarkale nė zhvillim, janė tė tjerė faktorė qė favorizojnė dhunėn nė shtėpi.

Nė shoqėrinė shqiptare gruaja shihet si objekt dhe jo si partnere, qė nė familjen e sotme mbetet njė fakt qė dikton marrėdhėniet mes bashkėshortėve, duke ndikuar frikshėm dhe nė jetėn e fėmijėve. Tė dhėna interesante janė mbledhur veēanėrisht pėr sa i pėrket dhunės nė familje, ku shumica e tė anketuarve kanė pohuar praninė e formave tė ndryshme tė saj. Sipas kryetares sė Shoqatės sė Grave, Bajana Ēeveli, tė pranuarit e vetes si objekt i dhunės ėshtė i vėshtirė dhe nga tė anketuarit, pasi ata qė dhunohen nuk pėlqejnė ta raportojnė dhunėn e provuar. Kėshtu, 83 pėr qind e personave kanė pohuar se dhunohen, por kryesisht emocionalisht dhe ekonomikisht. Vetėm 20 pėr qind e tyre kanė pranuar se janė dhunuar fizikisht dhe 6 pėr qind pohojnė se mbi to ėshtė ushtruar dhunė seksuale nga partneri. Dhuna brenda familjes ka gjithnjė njė emėr, qė pėr shumicėn e atyre qė e kanė provuar atė ėshtė bashkėshorti, por edhe vjehrra e kunetėrit. Pėr tė pamartuarit dhuna ushtrohet nga prindėrit dhe vėllezėrit mė tė mėdhenj. Qytetarėt pohojnė se pasoja tė dhunės janė plagėt e ndryshme, kėrcėnimet e vazhdueshme, si dhe konfliktet qė mbysin harmoninė e kėrkuar brenda familjes. Nė shoqėri pranohet dhuna e burrave e ushtruar ndaj grave, por nuk mungojnė as ata qė do tė pėlqenin njė pėrmbysje raportesh, duke deklaruar se do ta toleronin mė shumė dhunėn e grave ndaj burrave. Pėr kėtė qėllim dhe problemet gjinore nė tėrėsi, u realizua nė Durrės njė seminar i zgjeruar me pjesėmarrjen e aktorėve tė ndryshėm socialė dhe politikė. Angazhime konkrete morėn dhe drejtuesit e pushtetit vendor nė qytet e qark, pėrkatėsisht Vangjush Dako dhe Seid Kėrtusha. I pranishėm ishte dhe prefekti i qarkut, Klodian Pajuni, i cili vazhdimisht mbėshtet aktivitetet nė mbėshtetje tė njė pozicioni mė tė mirė tė gruas nė shoqėri dhe vendimmarrje, ndonėse partia qė ai pėrfaqėson gjatė zgjedhjeve tė fundit lokale pati paraqitjen mė tė dobėt tė grave nė kėshillat bashkiakė dhe komunalė.

Nė fillim tė vitit tė ardhshėm, nė Bashkinė e Durrėsit pritet tė ēelet zyra pėr ēėshtjet gjinore si pjesė e nismės sė njė grupi grash intelektuale durrsake, mbėshtetur nga kryebashkiaku Dako. Nė kėtė zyrė do tė adresohen tė gjitha problemet dhe shqetėsimet e vajzave e grave, si dhe do tė zotėrohet informacioni i plotė pėr situatėn e tyre nė qytet. Sipas kryetares sė Shoqatės sė Grave me probleme sociale nė Durrės, Bajana Ēeveli, duke u nisur nga fakti se pėrkatėsia gjinore nuk ėshtė njė ēėshtje vetėm e grave, por njė ēėshtje e pėrbashkėt e tė dyja gjinive, pasi tė dy, burri dhe gruaja, e krijojnė botėn nė tė cilėn jetojmė, subjekte tė anketimit kanė qenė burra dhe gra pėr tė marrė njė informacion mė tė plotė rreth marrėdhėnieve mes tyre nė familje, shoqėri, politikė e nė strukturat drejtuese. Studimi i bėrė pasqyron njė realitet qė ofron pak pėr gratė dhe vajzat jo vetėm brenda familjes, por dhe jashtė saj. Ndonėse rezulton se familja dhe shoqėria ėshtė ēliruar nga disa tabu mbi femrėn, por nuk i ka flakur tej paragjykimet tė cilat pėrcillen nė familje e shoqėri dhe veēanėrisht nė edukimin e brezit tė ri shpeshherė nga vetė gruaja.