Pentagram....
Ne bar me re tymore
Aty ulem ne nje cep.
Dua makiaton time te pare
Me qumesht, pa shkume, te hidhur
Te komplikuar, si une vete.
Me mbulojne rete tymore,
Vetshtrimin ma mjegullojne
Duart e tua, mbi piano dridhen,
I vetmi sy lart shikon.
I vetmi sy, me ngjyren e detit,
Thellesisht ,jo oqean
Shikon ngultas rete e hirta,
lehtesisht me ndjenjat luan.
Dridhen gishtat teksa gjuan
Bresherisht mbi ndjenjat ti
E une rri ulur, palltombuluar
Zymtesisht makiaton pi.
Ti “Jetoje jeten sot”.
Ti “ Ne zemer te trimit jam”.
Ti “ Besimtare e parrezikshme”,
Zemra ime, pentagram.
Rrjedh muzika, porsi drini,
Drin’ I bardhe , Drin’ I zi
Here lundroj e here mbytem
Pas petalesh mbajtur, lehtesisht.
E gufon ndjenja per ty,
Si ujerat e bunes
Une per ty, vec kalim kohe,
Pas mbremjes te se shtunes
Une, vec plasteline
Mbrujtur nga pentagrame
Po aq shpesh sa ti krevate
…nderroj edhe une kafe