Numri njė i Al Kaedes, Osama Bin Laden ėshtė vrarė nga trupat amerikane nė Pakistan.
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barak Obama, e ka dhėnė kėtė lajm nė njė fjalim pėr kombin.
"Osama bin Laden u vra. Drejtėsia u vu nė vend", deklaroi presidenti amerikan Obama nė njė fjalim tė drejtpėrdrejt pėr kombin e tij dhe pėr tė gjithė botėn.
"Kėtė mbrėmje jam nė gjendje qė t'ju njoftoj amerikanėve dhe tė gjithė botės se trupat tanė kanė kryer njė operacion dhe kanė vrarė Osama bin Laden, liderin e Al Kaedės", u shpreh Obama.
Presidenti deklaroi se muaj mė parė ėshtė informuar pėr vendndodhjen e saktė tė kryeterroristit. "Vetėm njė javė mė parė kishim informacionet e plota dhe tė bindshme pėr tė vepruar. Njė grup i vogėl agjentėsh amerikanė kanė vepruar me kurajo tė madhe, duke realizuar me sukses aksionin duke evituar viktima mes civilėve", tha Obama.