Rivier shqiptare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e DMXhea
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    150
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9

    Rivier shqiptare

    Receta Gatimi

    PERMBAJTJA E PROJEKTIT
    • KAPITULLI. I – RIVIERA SHQIPTARE, POZITA GJEOGRA-FIKE, MADHESIA, RELIEVI

    • KAPITULLI. II – KLIMA DHE HIDROGRAFIA

    • KAPITULLI. III – BOTA BIMORE DHE SHTAZORE

    • KAPITULLI. IV – ORGANIZIMI ADMINISTRATIV DHE QEN-DRAT E BANUARA

    • KAPITULLI. V – POPULLSIA

    • KAPITULLI. VI – EKONOMIA

    Kapitulli I – Pozita, Madhėsia, Relievi
    Riviera shqiptare shtrihet ne pjesen jug-perendimore te Republikes se Shqiperise. Ajo fillon nga Kepi i Guzes ne Gadishullin e Karaburunit dhe perfundon ne Kepin e Stillos ne kufi me Republiken e Greqise. Shtrihet sin je rrip I ngushte toke midis Detit Jon ne perendim dhe Vargmalit Bregdetar ne lindje. Nga veriu ne jug ka nje shtrirje prej 87 km dhe gjeresi nga perendimi ne lindje shkon 8-10km ne pjesen e saj me te gjere. Siperfaqja e saj e pergjithshme eshte 832km2 .
    Per arsye studimi ne do te pershkruajme vetem pjesen e Rivieres nga Kepi I Guzes deri ne gjirin e Borshit. Riviera lidhet me krahinat e tjera nepermjet qfave si: me Luginen e Dukatit, nepermjet Qafes se Llogarase (1050km) dhe ne pjesen jugore nga Gjiri i Borshit nepermjet Qafes se Derrases per ne Luginen e Shushices.
    RELIEVI
    Riviera paraqet nje bukuri mahnitese te relievit shqiptar, ajo eshte nje nga thesaret e cmuara natyrore te vendit tone dhe perben nje resurs shume te rendesishem oer zhvillimin e turizmti (elitar). Pergjate rripit te tokes nga Kepi i Guzes deri ne Borsh, hasim forma te shumellojshme relieve. Gadishulli i Karaburunit paraqet ne vetvete forma te relievit shkembor, i cili nga ana e Detit Jon ngrihet thik mbi det dhe vetem rralle krijon hapesira gjijesh shume te vegjel detare. Si rezultat i abrazionit detar jane krijuar shpella apo guva te cilat kane dukur te mahnitshme si: Granata etj. Duke shkuar drejt jugut, lartesiste fillojne dhe zbuten gjersa ne Palase hasim nje kon te madh aluvional te quajtura rruge te bardha.
    Me tej relieve vazhdon kodrinor duke u ulur shkalle shkalle deri ne bregdet. Nga ana lindore vazhdon shpati perendimor i malit te Ҫikes, mjaft i thepisur me gerryrje te medha te shkembinjeve dhe pergjithesisht i zhveshur nga bimesia. Ndryshe keto jane quajtur malet Akro-Keruale.
    Nga Palasa gjer ne Borsh, formon nje sere gjiresh dhe plazhesh mjaft piktoreske si Plazhi i Dhermiut, i Jalit, i Spites, Llamanit, Palermos, Qeparoit dhe Borshit. Formo-hen peizazhe te mrekullueshme bregdetare, forma te ndryshme shkembinjsh, ka-nione (si ai I Gjipese), forma erozioni siperfaqesor si Bokerrimat e Kuqe te Vunoit apo gadishuj te vegjel qe futen ne det. Ne pjesen jugore shtrihen dy fusha relativisht te medha dhe shume pjellore me origjine aluvionale si Fusha e Qeparoit dhe ajo e Borshit.
    Trualli i Rivieres Shqiptare eshte i ndertuar nga shkembinj gelqeror dhe rrale shfaqen shkembinj terrigjene. Ne Karaburun gjejme edhe mermer, ndersa ne shpatatet e Vargmalit Bregdetar pervec gelqeroreve gjejme edhe sterrale, conglomerate.


    KAPITULLI II – KLIMA DHE HIDROGRAFIA

    KLIMA
    Riviera shqiptare ka klime tipike mesdhetare detare me dimer te bute e relativisht te lagesht dhe me vere te nxehte e te thate. Eshte rajon bregdetar i thyer. Ne pergjithesi kjo zone del shpejt nga ndikimi ciklanor, si rrjedhim edhe periudha me mot te mire eshte me e gjate sesa ne pjesen veriore te rajonit. Eshte e hapur nga ererat detare por e mbrojtur nga ererat qe vine nga thellesia e territorit. Faktoret qe ndikojne ne formimin e klimes se ketij rajoni jane:

    1. Pozita e saj gjeografike prane deteve Jon dhe Adriatik si pjese perberese te Detit Mesdhe si dhe ndikimi i aktivitetit cilonal dhe anticiklonar mbi kete rajon.
    2. Relievi i shumellojshem dhe drejtimi I percaktuar i vargjeve malore dhe luginave.
    3. Ndikimi freskues ne vere dhe zbutes ne dimer i Deteve Adriatik dhe Jon, me ane te brizave detare, efekti i te cilave eshte mjaft i ndjeshem jo vetem prane bregdetit (ne territorin perreth qytetit te Vlores, Orikumit, Himares), por edhe ne brendesi te rajonit edhe ne lartesi te tij.


    Klima eshte nje factor ndikues edhe ne zhvillimin e turizmit ne vend. Temperaturat me te uleta shfaqen ne muajin Janar dhe mbarojne ne muajin Shkurt (ne Borsh fillojne me 11 Janar dhe mbarojne me 22 Shkurt). Me vone temperaturat vijne duke u ngritur sidomos ne periudhat Korrik – Gusht.
    Gjate vitit ne Vlore verehen 7 dite te akullta, ne Borsh 3 dite te akullta dhe ne Himare 3 dite te akullta. Gjysma e ftohte e vitit (Nentor – Mars) Himara ka temperature me te larta, kurse ne gjysmen e ngrohte (Prill – Tetor) ndodh krejt e kunderta. Borshi ka temperatura me te larte se Himara, vetem ne periudhen Mars – Tetor kane temperatura te perbashketa.
    Pergjithesisht regjistrohen me shume dite te kthjelleta sesa me vranesi. Maksimumi i rrezatimit diellor regjistrohet ne Korrik, ndersa minimum ne Dhjetor.
    RESHJET
    Sasia mesatare vjetore e reshjeve e vit arrin deri ne 1000 – 1200 mm ne vit. Me shume bien ne muajt Dhjetor – Janar, ndersa sasia me e vogel ne muajt Korrik – Gusht – Shtator. Deti dhe relievi ndikojne shume ne sasine dhe shperhapjen e reshjeve. Vargmalet Bregedtare qe fillojne nga Gdishulli i Karaburunit dhe vazhdojne me malet e Ҫikes, pengojne ardhjen e masave ajrore te ftohta, kurse masat ajrore te ngrohta e te lageshta perplasen ne shpatin jugor dhe shkarkojne nje pjese te lageshtires. Kjo eshte arsyeja e reshjeve te shumta ne kete zone. Karakteri i reshjeve eshte i rrembyeshem dhe shpsh sjell permbytje sidmos ne muajt Nentor – Dhjetor – Janar. Debora eshte nje fenomen jo i zakonshem per kete rajon, por edhekur bie nuk qendron per nje kohe te gjate. Kjo shpjegohet me ndikimin zbutes te detit dhe depertimin lirisht te ererave te ngrohta jug-perendimore. Ne pjesen jugore te Rivieres Shqiptare (Borsh) eshte verejtur nje sasi e madhe debore deri ne trashesine 4 cm.
    Pozita gjeografike e rajonit prane deteve, format e ndryshme te relievit, vargmalet e larta, luginat gjatesore me drejtime veriperendim – juglindje si dhe fushat e hapura ne very, bejne qe ky rajon te jete nen ndikimin e vazhdueshem te ererave te fuqishme si ererat freskuese.
    HIDROGRAFIA
    Hidrografia e Rivieres Shqiptare eshte e perbere nga Deti Jon, lumenjte Kalasa, Bi-strica dhe Pavla. Deti Jon eshte det i thelle mesdhetar, i hapur deri ne Gjirin e Artes dhe mjaft i ngrohte. Eshte i gjate 270km dhe ka tipare shume te ndryshme nga Deti Adriatik. Pergjate tij ngrihen male, prandaj ky bregdet eshte i larte dhe shkembor. Ne kete bregdet plazhet jane te rralle dhe zallore. Ka edhe sektore te tjere fushore ne grykederdhjen e lumit te Pavles dhe Kalamase, ku brigjet jane te uleta e fushore me plazhe ranore dhe sektore te mocaluar. Pamja terheqesa, burimet e pastra, ujerat e kulluara etj. u japin plazheve bukuri te rralle dhe vlera te medha turistike.
    Lumi Bistrica, Kalamasi dhe Pavla jane lumenj fushor me shtrat te shkurter. Ata kane regjim mesdhetar me prurje mjaft te shumta ne stinen e dimrit (Dhjetor – Janar) dhe te pakta ne stinen e veres (Korrik – Gusht) per shkak te temperaturave re larta. Keta lumenj i derdhinurjet e tyre ne Detin Jon. Gjate shtratit te tyre krijohen pamje te bukura dhe mjaft piktoreske qe terheqin dhume vizitore. Riviera Shqiptare eshte mjaft e pasur edhe me ujera nentokesore, te cilat per vete karakterin e relievit dhe te ndertimit gjeologjik shfaqen ne keto dy forma:
    a) Ujerat nentokesore qe dalin ne siperfaqe ne forme burimesh dhe qe jane karakteristike per zonen malore, jugore e juglindore
    b) Ujerat ne forme pellgjesh nentokesore pa dalje ne siperfaqe qe jane karakteristike per zonen e ulet fushore dhe ate kodrinore.

    Ajo qe terheq vemendjen eshte se keto shperthime ujrash kane nje vargezim njeri mbas tjetrit dhe njeri mbi tjetrin nga buza e detit deri ne lartesite e maleve. Shkalla e dyte e burimeve eshte me e cuditshme, per faktin se ato jane burime me uje te embel dhe te ftohte qe shperthejne nga shtrati i detit, nga poshte – lart, 15 – 20cm, prane brigjeve te detit. Te tilla jane burime si ne Himare (Potan), Borsh, Orikum etj. Shkallezimi i trete i burimeve me dalje uji ne siperfaqe jane me te rralla. Keto rezerva ujore jo vetem qe perdoren si uje I pishem, por gjate viteve te pushtetit popullor jane ndertuar edhe hidrocentrale te vogla per fshatrat e kooperativat bujqesore si ne Dhermi, Palase, Vuno, Qeparo etj. Ne rezervat ujore te pellgjeve ujore pa dalje ne siperfaqe ne zonat fushore e kodrinore, ku diku s’kishte fare shperthim ujrash, jane bere shpime hidro-gjeologjike gjte viteve te pushtetit popullor. Aty jo vetem u sigurua uje i pishem por edhe prurje uji te fuqishme si ne: Fushe – Dukat prane Orikumit etj.


    Pamje nga Riviera Shqiptare – Deti Jon



    Lumi i Bistrices




    P.S Me flani per kete teme te pazakonte, por duke qene se kisha nje problem me Word-in, duhej ta hidhja diku punen me projekt. Me gjithate pak njohuri me teper per rivieren tone te bukur shqiptare, sdo t'iu bente keq

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e DMXhea
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    150
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9
    VAZHDIM...

    KAPITULLI III – BOTA BIMORE DHE SHTAZORE
    BOTA BIMORE (FLORA)
    Riviera shqiptare eshte e pasur me bimesi. Kjo kushtezohet nga shumellojshmeria e formave te relievit te klimes. Shumellojshmerine e bimesise ne kete rajon e tregon edhe numri i larte i llojeve te drurevem ku ndodhen mbi 50% e drureve te te gjithe Shqiperise. Pyjet japin nje sasi te konsiderushme lende ndertimi per te plotesuar nevojat e kooperativave bujqesore, ndermarjeve dhe popullsise per dru zjarri etj. Prodhime pyjore jepen gjithashtu edhe per eksport si: gjethe dafine, kokrra dellenje, kulumbrie, thupra, shelgu dhe shume bime te tjera mjekesore. Pyjet kane nje rendesi te madhe per zhvillimin ekonomik dhe per mbrojtjen e tokes nga erozioni. Bimesia ka rolin e vet edhe ne permiresimin e kushteve klimatike dhe shendetsore, per rregullimin e rrjedhjes se ujerave, zbukurimin e natyres etj
    Mbrojtja dhe administrimi i pyjeve eshte bere sot problem I gjithe popullsise sin je sektor me rendesi ne ndihme te cdo ekonomie dhe qendre te banuar. Per shkak te shumellojshmerise se relievit, lartesite mbi nivelin e detit, largesite nga deti dhe e mikroklimave bimesia e rajonit shkallezhet ne keta breza pyjore:

    1. BREZI I SHKURREVE MESDHETARE
    Ky brez perben zonen me te ulet bimore qe kap lartesine 50-800m mbi nivelin e detit. Shtrirja vertikale varet edhe nga kenddrejtimi I shpateve. Ne shpatet jugore e perendimore ndodhen nen ndikimin e klimes se bute brezi I shkurreve arrin deri ne 800m ndersa ne shpatet veriore e lindore arrin deri ne 600m. Bimesia e ketij brezi perfaqesohet nga: xina, mersina, mareja, perrolli, shqopa, bushi etj. Ne zonen e shkurreve mesdhetare rritet pisha e bute, pisha e eger dhe pisha e detit. Ky brez shpesh here perzihet me ate te dushqeve, jo vetem me valanidhin qe eshte karakteristike per kete zonem por edhe me lloje te tjera dushqesh

    2. BREZI I DUSHQEVE
    Shtrihet ne pjesen e siperme te shkurreve mesdhetare dhe disa here brenda tyre. Perfqesohet nga lisi, ilqia, shparthi, qarri, bungu etj. Fillon me lartesine 500 – 1000m mbi nivelin e detit, kurse Brenda luginave zbret deri 40 – 500m. Ne pergjithesi dushqet kane kerkesa ndaj tokes dhe jane te perhapura ne zonat e banuara.



    3. BREZI I AHUT
    Perfaqesohet vetem nga pisha e zeze e cila fillon me 600m lartesi, 1000m ne shpatet veriore dhe 1500 – 1800m ne shpatet perendimore e jugore. Druret kryesore te ketij brezi jane: pisha e zeze, bredhi dhe ne lartesi te medha rrobulli, kerleka etj. Vlera ekonomike e zones se ahut eshte shume e madhe.
    4. BREZI I KULLOTVE ALPINE
    Kjo zone shtrihet mbi zonen e ahut e cila perben nje pasuri te madhe per blegtorine. Dobia e kullotave alpine eshte e madhe per ekonomine e vendit. Permiresimi I kullotave ka ndikuar ne shtimin e numrit te bagetive.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e DMXhea
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    150
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9
    VAZHDIM...

    BOTA SHTAZORE (FAUNA)
    Zona e Rivieres Shqiptare dallohet edhe per shumellojshmerine e botes shtazore qe kushtezohet nga shumellojshmeria e klimes dhe bimesise si edhe nga pasurite ujore. Kafshet dhe shpendet jne perhapur qe nga zona e shkurreve mesdhetare e deri ne zonen e kullotave alpine. Eshte i perhapur lepuri sidomos ne zonat kodrinore. Dhelpra eshte e perhpaur ne zonat kodrinore afer qendrave te banura. Eshte kafshe e demshme dhe ka vlere vetem per gezofin e saj. Ҫakalli eshte kafshe e demshme. Nga shpendet permendet vete rosa e eger. Thelleza e fushes eshte shpend i rralle numri I te cilave po shkon drejt pakesimit per shkak te gjuetise se madhe. Ne zonen e dushkut eshte i perhapur derri i eger por ne sasi te pakte, i cili eshte kafshe me leverdi ekonomike. Kaprolli eshte kafshe e rrale dhe shume elegante, gjuetia e te cilit mbrohet me ligj. Rrallimi i tij ka ardhur nga kafshe grabitqare sic eshte ujku por edhe nga pakesimi i drureve fletore. Ne zonen e ahut gjendet ujku, ketri, kunadhja, dhelpr, derri i eger dhe rralle lepuri. Nga shpendet me te perhapur jane pula dhe gjeli i eger, qyqja, bilbili, qukapiku etj. Mjaft e pasur eshte edhe fauna ujore e sidomos ajo ihtike, si nga ana e llojeve ashtu edhe nga sasia e cilesis. Nder me te rendesishmet permendim: sardela, vapa, merluci, stavridhi, barbuni, ngjala, qefulli etj. Kohet e fundit po I jepet rendesi pasurimit te faunes ihtike me llojet e peshkut te cultures nepermjet shtimit artificial dhe popullimit te ujerave te embla si ne amur, bollagjere, krap, pellember etj.

    KAPITULLI IV
    ORGANIZIMI ADMINISTRATIV DHE QENDRAT E BANUARA
    Riviera shqiptare ka nje numer te vogel bashkish, por nje numer te madh komunash. Ndarja e saj administrative eshte e organizuar e kete menyre:
    • Bashkia e Himares
    • Bashkia e Orikumit
    Vete Himara ka shtate fshatra:
    • Fshati i Dhermiut
    • Fshati i Borshit
    • Fshati i Palases
    • Fshati i Qeparos
    • Fshati i Vunos
    • Fshati i Pilures
    • Fshati i Iliasit
    • Fshati i Kudhes

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e DMXhea
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    150
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9
    VAZHDIM...

    ORIKUMI
    Qyteti antik i Orikut shtrihet nė bregun jugperėndimor tė Gjirit me tė njėjtin emėr, nė kėmbėt e gadishullit tė Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet nė njė kodėr tė ulėt shkėmbore gėlqerore nė fundin e njė skele druri qė ndan njė lagunė tė vogėl nga gjiri (Pasha-Liman). Njė kanal, tani i shndėrruar nė njė kėnetė lidhte lagunėn me detin.
    Pjesė tė murit tė qytetit dhe njė mol (1, 8 m i gjerė) ėshtė parė nga historianėt dhe arkeologėt klasikė si Heuzey, Patsch dhe Hammond gjatė vizitave tė tyre nė fund tė shekullit 19-tė dhe fillim tė shekullit tė 20-tė. Hammond gjithashtu dokumenton dhe pėrshkruan njė shteg tė pėrdorur nga barinjtė vendas qė tė ēonte nė kishėn e Marmiroit nė jugperėndim tė Orikumit, si dhe prezencėn e disa objekteve arkeologjike pėrgjatė bregut tė lagunės.

    Kėrkimet arkeologjike kanė qenė tė kufizuara nė Orikum pėrshkak tė rėndėsisė strategjike qė paraqet kjo qendėr arkeologjike, qė nė tė njėjtėn kohė ėshtė pėrdorur (vazhdon tė pėdoret edhe nė ditėt e sotme) si bazė ushtarake detare.
    Gjetje tė rastėsishme pėrreth kėsaj zone pėfshijnė objekte arti tė ruajtura nė muzeun e Vlorės. Ato pėrfshijnė njė triprosopos bronzi tė Hekatit me dy koka qė dalin prej shpatullave tė tij. Disa arkeologė mendojnė se kjo skultpurė bronzi ka lidhje me kultin e Hecatės, perėndeshės Cithonian me origjinė tė dyshimtė. Shkrimet epigrafike tė studjuara nga La Bas, pėrforcojnė idenė e origjinės sė Orikumit. Arkeologu italain Domenico Mustilli ka regjistruar objekte stralli litike prehistorike pranė vendbanimit dhe hinterlandit tė tij, ndėrsa njė gur kelt ka dalė nė dritė nga gėrmimet e vitit 1950.
    Gėrmimet e viteve 1950 u kryen nė njė teatėr tė vogėl ose odeon qė pret faqen juglindore tė kodrės. Kavea ka njė formė pak a shumė gjysmėrrethore me njė orkestėr qė ka diametėr 9, 55 m. Janė katėr rradhė pėr karriget ku rradha e dytė dhe e tretė kanė karrige guri dhe disa prej tyre kanė dopio karrige. Odeioni ishte ndėrtuar me spolia, pėrfshirė edhe me blloqe me mbishkrime. Mbishkrimi mė i vonė daton nė shekullin e 2-tė m.Kr., ēfare na mundėson njė terminus post quem pėr ndėrtimin e odeionit. Nė 1989 gėrmimet nxorėn nė dritė njė varrezė e cila mendohet tė jetė Helenistike.

    VUNOI
    Vunoi ėshtė njė fshat i pozicionuar nė jug tė qytetit tė Vlorės, nė bregun e detit Jon, me njė pamje mahnitėse.
    Ne veri te Himares takohemi me fshatin me te pare, Vunone, ndertuar ne formen e nje teatri ne kembet e malit te Cikes. Gjendet paksa larg nga deti ne nje lartesi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga shtepite e gurta te ngritura permbi rrugicat e shtruara me pllaka te gurta. Vunoi ndahet nga deti me nje rafshnalte mbushur me nje ullishte te pafund dhe peme te tjera frutore qe perben nje pasuri te vertete per banoret e tij. Ne qender te fshatit ngrihet ketu e dyqind vjet me pare kisha e Shen Panjase (Shen Marise). Gjithashtu ndodhen dhe kasha te tjera si ajo e Joan Pagezuesit, Manastiri I Shen spirdhoni, si dhe kisha e Shen Mehillit ne pjesen lindore te manastirit. Bregu I mrekullueshem i Jalit ne forme gjysem hene rrethohet nga brigje me nje bimesi te dendur makjesh, dafine, sqine, trendafil i eger dhe bime te tjera me arome dehese. Kjo bimesi e kombinuar me rreren ngjyre ari dhe ujrat qe rrethojne shtepite qe gjenden buze detit krijojne nje ikone parajse magjike qe e ben udhetarin ta ndjeje veten si ne enderr. Krejt zona perqark duket si tablo e nje magjie kosmike kur drita e embel e mbremjes shtrihet kudo ne det e ne mal duke krijuar figura dhe iluzione maramendese.

    BORSHI
    Borshi ėshtė njė fshat i madh dhe i bukur, me histori tė lashtė ne zonen e Bregut apo sic njihet riviera shqipatre, dhe ben pjese ne komunen e Lukovės, rrethi Sa-randė.Borshi kufizohet ne lindje nga Fterra dhe ka nje popullsi mbi 2500 banore te perhershem. Fshati quhet ndyshe edhe perla e jugut.

    ILIAS
    Para se te mberijme ne fshatin e deshmoreve sic quhet shesh Vunoi, kalojme ne-permes fshatit mikroskopik Ilias , I ngritur ne kodren e quajtur Cikopulla dhe konsiderohet me teper si lagje e Vunoit. Numri i banoreve te fshatit nuk eshtee me teper se 200 vete dhe jane ne regjistrin civil te Vunoit. Emri Ilias vjen nga emri i veres me te njejtin emer qe prodhohet nga vreshtat e bolleshme.

    Nje degezim neper nje rruge te pa asfaltuar brenda fshatit te con ne Manastirin e Savridhit. Ky manastir i perkushtohet Theotoqit dhe eshte ndertuar mbi faltoren e lashte te perendise dias dhe Artemisit, perendeshes se gjuetise. Eshte tashme tradite qe ne daten 15 te cdo gushti grumbullohen banore nga gjithe zona per te festuar diten e Shen Marise.

    Prane fsahtit gjendet nje bregdet fantastic, Zupa, qe perfundon ne nje gremine madheshtore e krijuar nga shembje tektonike.

    Ne Ilias udhetari mund te vere re muret e vjeter te nje keshtjelle (Πύργου-Pirgu) qe gjend aty qe prej 3000 vjetesh. Nje pike e rendesishme eshte dhe Manstiri I Shen Theodhorit. Aty ku bashkohet perroi me detin cfaqet si nje suprize per udhetarin Gjiri i vogel i Ngjipese.

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e DMXhea
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    150
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9
    VAZHDIM...

    DISA TE DHENA PER BASHKITE E KETIJ RAJONI

    Bashkite Sip. Totale Pop Sip.e pun. SIP
    (HA) Buxheti Te
    vetat Donator Qar-ku Shu-ma
    Himare 187 10697 2202 0.206 115290 2148 156000 150 273588
    Orikum 342 10290 3215 0.312 28477 299 2450 31426



    TREGUES TE SIPERFAQEVE TE BANUESHME
    Emer-time Familje me sip.te ban. >40m2 Familje me sip.te ban. 40m2-69m2 Familje me sip.te ban. 70m2-99m2 Familje me sip.te ban. 100m2-130m2 Familje me sip.te ban.
    >130m2 Fa-milje Me sis-tem ngroh-jeje Familje pa sis-tem ngroh-jeje
    Himare 393 476 320 239 1503 1384 1547
    Orikum 250 500 1100 400 221 100 2371


    KAPITULLI V – POPULLSIA
    Rajoni I Rivieres Shqiptare ka nje kulture te lashte dhe popullsi autoktone me tradita patriotike – revolucionare, liridashes dhe atdhedashes. Ka familje te njohura dhe me vazhdimesi te hershme si: Gjoleka, Kolila, Koleka, Cani, Konomi, Palo, Vreto, Gjezo etj. Ky rajon ne fund te vitit, kishte nje popullsi prej 7000 banoresh dhe dendesi popullsie 70b/km2 . Per shkak te zhvillimit ekonomik dhe permiresimit te kushteve te jeteses ka bere qe shperndarja e popullsise te jete ne nje nivel te rregullt dhe shume ndryshe nga me pare.
    Karakteristike per popullsine e rajonit te Rivieres Shqiptare jane lindjet e shumta dhe vdekjet e pakta. Nuk ka qene e njejta gje shume vite me pare. Duke e marre parasysh mesatarisht per periudhen1950-1975 de le koeficent lindjeje 30 per mije dhe koeficent vdekjeje 8 per mije dhe me shtim natyror te popullsise 28 per mije. Ky ndryshim I madh ka ardhur si rrjedhim I permiresimit te nivelit te jeteses se njerezve dhe ekonomik. Ne rajonin e Rivieres kemi nje dominim te madh te popullsise fshatare, ku ajo qytetare ze nje perqindje fare te vogel. Sipas grupmoshave popullsia ne moshe pune perben 55% te popullsise, ajo nen moshe pune perben 45% te popullsise. Pjesa me e madhe e popullsise punon ne bujqesi.
    POPULLSIA DHE STRUKTURA E SAJ
    Emertimet Siperfaqja km2 Popullsia Dendesia b/km2 Meshkuj Femra Mosha (0-15) Mosha(16-30) Mosha(31-45) Mosha(46-60) Mosha (>60) Numri I famil-jeve % e emigrimit
    Himare 187 10697 127 5372 5325 2777 2534 2332 2065 989 2931 38
    Orikum 343 10290 140 5298 4992 2671 2438 2243 1987 951 2471 31
    TREGUES SE POPULLSISE SE FAMILJEVE
    Emertime Sip. km2 Popullsia ndare ne: Femra Meshkuj Lindje Vdekje
    Qytet Fshat Gjithsej
    Himare 187 5184 5513 10697 5325 5372 130 72
    Orikum 343 3942 6348 10290 4992 5298 202 49
    RRITJA E NUMRIT TE POPULLSISE NE MIJE BANORE
    Vitet Gjithsej Qyteti Fshati Dendesia km2
    1938 56.700 9.900 46.800 35
    1950 72.500 18.200 54.300 48
    1960 100.900 43.100 57.800 63
    1970 125.500 61.200 64.300 77
    1975 138.500 66.000 72.500 86
    1976 145.700 67.500 78.200 90
    1977 148.2900 68.700 79.500 92
    1978 152.000 70.500 81.500 93

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e DMXhea
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    150
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9
    VAZHDIM...

    KAPITULLI VI – EKONOMIA
    Rajoni I Rivieres Shqiptare nuk eshte nje rajon shume I zhvilluar pasi u prek thelle nga qeverisja diktatoriale e asaj kohe. Ne pergjithesiht eshte e zhvilluar bujqesia, ne te cilen jane punesuar pjesa me e madhe e popullsise. Por edhe industria gjithashtu nuk ngelet prapa, me deget e saj shume te rendesishme per zhvillimin ekonomik. Kemi vetem 3 dege te Industrise te zhvilluara ne kete rajon
    1. Industria e Ushqimore
    2. Industria e Naftes (pjeserisht)
    3. Industria e Peshkimit
    Gjithashtu kemi edhe zhvillimin bujqesor I cili eshte bere I mundur me anen e bonifikimt, kenetezimin dhe ujitjen e tokave. Kjo ka bere qe ky rajon te kete nje bujqesi te zhvilluar me culture kryesore:
    1. Dritherat (gruri, misri, patatja)
    2. Agrumet
    3. Frutikultura
    4. Bimet industrial (duhani, pambuku)
    5. Vreshtat
    Gjithashtu edhe blegtoria eshte e zhvillyar kryesisht me bageti te imeta per edhe te trasha. Kushtet e favorshme natyrore bejne te mundur shtimin me ritme me te shpejta, sidomos ne malesi te bagetive te imeta. PERDORIMI I TOKES DHE AGRIKULTURA

    Emertmiet Siperfaqet totale km2 Siperfqja ne zote-rim (ha) Siperfaqe ne total (ha) Nr. Total I pemeve frutore Nr. Total I ul-linjve,portokall, dhe rrushit Kullota (ha) Total pyje Total sip. E perdo-rur per agrikultu-ren Total sip. Toka (ha)
    HIMARE 187 2202 2202 30300 230900 7065 2778 2066 12045
    ORIKUM 343 3215 3215 19140 320950 9817 7492 1142 20542
    TURIZMI
    Riviera Shqiptare eshte nje rajon me bukuri te rralla natyrore ne te gjithe Shqipe-rine. Ajo ėshtė njė nga destinacionet mė interesante tė mesdheut pėr vitin 2009. Te pakten keshtu rekomandon "The guardian" ne faqen e saj te turizmit. Ka nje turizem te zhvilluar bregdetar I cili terheq me mijera turiste ne vit jo vetem nga rajoni ose vendi por edhe nga shtetet fqinje. Ka njė bregdet mahnitės, mijėra kilometra plazhe bosh, dhe shumė qytete kulturore pėr tė zbuluar. Disa prej qendrave me te bukura turistike te Rivieres jane: Dhermiu, Himara, Borshi e shume qendra te tjera te banuara.

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Faleminderit per keto informacione

    Dhe suksese ne projekt!

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e DMXhea
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    150
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    9
    shume falminderit!!! ishallah

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. VIP-t shqiptarė me dhe pa makijazh
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 09:19 PM
  2. Tv shqiptare
    Nga mistir nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 07:13 PM
  3. Piktura shqiptare
    Nga kuklla nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 06:57 PM
  4. Kinemaja shqiptare
    Nga kuklla nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 11:55 AM
  5. kodiket shqiptare
    Nga kuklla nė forum Kultura Kombėtare & Botėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-03-2008, 10:31 AM