Receta Gatimi

Kėshilla pėr tė pasur njė stil francez


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Kėshilla pėr tė pasur njė stil francez

    Si tė bėhesh franceze? Jo, jo, nuk e kemi fjalėn pėr procedurat qė nevojiten pėr tė marrė nėnshtetėsinė apo se si tė pėrfitosh njė vizė qė tė ēon drejt e nė Francė. Ēne qė tė merremi me gjėra tė tilla aq tė ftohta, qė kanė lidhje me shkresurina?! Ne po flasim se si mund tė arrish tė kesh atė stil, atė sharm dhe atė natyrė tė pangatėrrueshme qė kanė fatin ta kenė vetėm tė lindurat nė Paris. Ah, sa do doje tė ishe njė prej tyre... mund edhe tė bėhesh. Revista “Jeta” tė vjen si gjithmonė nė ndihmė qė, mė shumė sesa njė franceze, tė jesh njė femėr mbi tė gjitha elegante. Nuk lind dot e tillė, apo jo?






    Ne e kemi ditur gjithmonė qė francezet, ose mė mirė ato fatlumet qė kanė lindur nė Paris, janė femra shumė sharmante, chic dhe dinė tė joshin aq bukur pa u munduar fare. Dhe tė mendosh qė asnjėra prej tyre nuk bėhet copė tė mbushė gardėrobėn me veshje markash tė njohura qė prodhohen nė “maisons de mode” franceze, mė tė famshmet nė botė. Ēudi, por ja qė ndodh, edhe pse ti mund tė kesh ėndėrruar gjithė jetėn tė kesh njė fustan haute couture Christian Dior, nuk ėshtė ky kushti qė do tė tė dhurojė pak stil Parisi. Sepse nė fakt, ato tė vėrtetat rrethohen vėrtet nga mitet e modės, por nuk i lakmojnė me ēdo kusht. Epo atėherė si tė jesh franceze? Le ta marrim punėn shtruar dhe t’ia nisim njė e nga njė.

    MOS U LLANGOS

    Njė gjė ėshtė e sigurt. Nėse do kesh fatin ndonjė ditė tė shkelėsh nė rrugėt e Parisit, nuk ke pėr tė parė kurrė njė vajzė franceze tė llangosur me dy gisht krem pudėr, me gjithfarė hijezuesish nėpėr kapakėt e syve, me qerpikė si erashkė, mollėza tė skuqura dhe shkėlqyes qė farfurit nėn rrezet e diellit. Njė parisiene trukohet pak. I mjafton njė laps i zi pėr t’i dhėnė pak formė syve, pak pluhur gri pėr tė theksuar cepin e syrit dhe njė shtresė fare e hollė rimeli. Por mė sė shumti, produkti i vetėm i makijazhit qė pėrdorin ėshtė buzėkuqi (mundėsisht i kuq), asgjė mė tepėr. U kuptuam?

    MOS U NGARKO

    Moda ikėn e vjen. Madje lind pikėrisht aty, nė Paris, dhe tė mėson se tendenca e pranverės ėshtė qė tė pėrdorėsh varėse sa mė tė mėdha, me gurė e kristale. Modelet duken tė adhurueshme teksa sfilojnė pėr stilistėt e famshėm francezė, me bizhuteri tė stėrmėdha nėpėr qafė, veshė dhe duar, ama ajo pamje thjesht shijohet dhe ngelet aty. Njė parisiene nuk e tepron kurrė me bizhuteritė. Jo se nuk vendos kurrė tė tilla, por gjithmonė pa e tepruar. Nėse nė sirtar ke njė komplet bizhuterish, mos i vėr tė gjitha: ose varėsen, ose unazėn, ose vathėt. Nėse nuk janė tė ēmuara? Punė e madhe fort! Rėndėsi ka stili. Komplimentet nuk do mungojnė, tė jesh e sigurt.

    PERSONALIZO

    E thamė njė herė: qė tė dukesh ose tė bėhesh njė parisiene, nuk do tė thotė qė tė jesh e veshur kokė e kėmbė me rroba tė stiluara nga dizajnerėt francezė dhe tė blera medoemos nėpėr sallonet me emėr tė Francės. Janė aq pak ato qė i kanė tė tilla mundėsi! Dhe mos mendoni se edhe nė Paris tė gjitha vajzat munden tė blejnė nė dyqanet Lacroix, Chanel apo Gaultier. Ama ngelen gjithsesi vajza me stil dhe sharm. Po si? Duke veshur atė qė iu shkon, duke personalizuar look-un me njė aksesor tė veēantė. Nuk do tė thotė qė tė veshėsh ditė e natė la petite robe noire. Mund tė dukesh shumė bukur dhe me njė palė xhinse, njė triko dhe rrip. Nėse bluza rrėshqet paksa mbi shpatullėn e zbuluar, i je afruar edhe mė shumė look-ut parisien.

    MĖSO TĖ JOSHĖSH

    Tė bėsh sikur s’ta ka qejfi dhe tė presėsh qė tė tė gjuajnė? Jo, jo, nuk ėshtė kjo kėshilla mė e mirė qė do tė merrje nga njė vajzė Parisi. Tė hidhesh pa duar dhe tė llomotitėsh me kė tė tė dalė pėrpara duke i bėrė sytė e ėmbėl dhe duke i ēuēuritur nė vesh? Nė asnjė mėnyrė! Duhet tė dish tė joshėsh me karakterin tėnd, duke folur dhe duke bėrė gjeste tė hijshme dhe tė sigurta. Kėshtu po qė nuk do dukesh seksi, as ndjellėse, as e humbur, as mendjemadhe. Do jesh thjesht sharmante. Pikėrisht kjo tė duhet.

    SI ĒOKOLLATĖ
    Nuk ka rėndėsi nėse ėshtė dimėr. Lėkura nuk duhet tė jetė asnjėherė e bardhė borė, si nordiket, qė s’kanė parė plazh me sy. Nėse lėkura ka pamje tė zeshkėt, do tė thotė se ti je nė gjendje tė bėsh pushime nė ēdo kohė, edhe nė dimėr. Si njė franceze qė ka pėrthithur rrezet e pakta tė Bretanjės. Sallone qė ofrojnė nė ēdo stinė dhomat e solarit, ėshtė fare e thjeshtė t’i gjesh.

    AXHENDA E PASDITES

    Kush tha qė duhet tė mbyllesh nė shtėpi? Mund tė dalėsh ēdo ditė tė javės. Kurse tė shtunėn nė darkė duhet tė mbyllesh nė kuzhinė dhe tė gatuash pėr miqtė qė ke ftuar pėr darkė, duke zgjedhur pjata tė lehta, si pėr shembull soufle. Po e diela? Ėshtė e gjitha pėr familjen.

    Ca zakone tė pėrhershme

    Njė parisiene ulet nė “Cafe de flore” nė bulevardin “Saint Germain”. Po nėse jeton nė Tiranė? Zgjidh restorante tė vegjėl dhe tė qetė pėr tė darkuar me miqtė. Qėndro larg atyre tė zhurmshmėve me muzikė tė lartė dhe tym cigaresh dhe sidomos mos frekuento ato ambiente qė janė nė modė pėr momentin dhe ku mund tė shohėsh tė gjitha fytyrat e para. Ti duhet tė zgjedhėsh vende tė veēanta dhe tė pish shampanjė.

    MOS FLI NĖ PARUKERI

    Ti mund tė kujdesesh qė asnjė fije floku tė mos rebelohet dhe qė krehja tė jetė perfekte nė ēdo ēast, duke mallkuar erėn qė filloi tė fryjė pikėrisht nė momentin kur sapo ke dalė nga parukeria. Epo, nėse kėrkon tė kesh stiline njė parisieneje, nuk ke gjė nė vijė. Sepse nuk ėshtė e thėnė qė flokėt tė jenė tė shtrira, si tė hekurosura. Duhet tė dukesh paska si e sapozgjuar nga gjumi ose t’i kapėsh flokėt bisht kali. Gjatėsia duhet tė jetė mesatare dhe ngjyra gėshtenjė. Dhe duhet tė fillosh urgjentisht tė kesh alergji nga flokėt e shtuar, kapjet dhe krehjet e ekzagjeruara. Ah, mos harrojmė edhe ngjyrėn e verdhė, qėndroji kilometra larg! Njė kukull e tillė nė Paris do etiketohej thjesht si budallaqe! Ti nuk je e tillė, apo jo?

    AXHENDA E PASDITES

    Kush tha qė duhet tė mbyllesh nė shtėpi? Mund tė dalėsh ēdo ditė tė javės. Kurse tė shtunėn nė darkė duhet tė mbyllesh nė kuzhinė dhe tė gatuash pėr miqtė qė ke ftuar pėr darkė, duke zgjedhur pjata tė lehta, si pėr shembull soufle. Po e diela? Ėshtė e gjitha pėr familjen.

  2. #2
    Anėtar i Integruar Maska e Ditixx
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Postime
    348
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    stil francez??? apo thjesht "bon ton"??

    ajo pika qe flet per nxirjen e lekures nuk me pelqen: sipas ketyre nje femer duhet te plaket para kohe(duke bere llampa cdo muaj) thjesht per tu dukur e abronzuar 12 muaj ne vit??
    Normal qe lekura e nxire esht shum e bukur por ja vlen ta demtosh me rreze gjate gjith vitit???

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Stili me i thjeshte fiton gjithmon, por dhe pak klas duhet

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    PSe nuk jeni mir Shqiptare ?

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    ce duam stilin francez kur kemi stilin ton .....po humbasim zakonet duke "imituar" te huajt ..po humbasim gjuhen duke perdorur emra (njerezisht , lokalesh , institucionesh, hotelesh etjj ) te huaj...tani dashkemi te humbasim dhe stilin e te veshturit & te te lyerit

  6. #6
    Anėtar i Integruar Maska e Ditixx
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Postime
    348
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    rrofte patriotizmi! tani e tuttje pra do vishemi te gjith me takom shqiptar

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Ditixx Lexo postimin
    rrofte patriotizmi! tani e tuttje pra do vishemi te gjith me takom shqiptar
    hahaha

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    mmmmm Me pelqen thjeshtesia dhe klasi ne te njejten kohe.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Keshilla per te pasur flok sa me te gjate dhe te shendetshem
    Nga Nerti nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-02-2013, 09:50 PM
  2. Gersheti Francez !! ( Video)
    Nga labja nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2013, 01:50 PM
  3. Stil per diten e Dasmes suaj..!
    Nga erinda nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2012, 08:30 AM
  4. Kryejeni nevojėn me stil
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-05-2011, 05:39 PM
  5. Kėshilla pėr t'i pasur buzėt mė tė bukura.
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 08:22 AM