Receta Gatimi

Duhani dhe vdekjet e parakohshme.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Duhani dhe vdekjet e parakohshme.

    12/11/2007 Nė fundin e muajit tetor u publikua studimi financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, studim i cili dokumentoi se nė Shqipėri ēdo vit humbasin jetėn para kohe vetėm nga pirja direkte ose indirekte e duhanit 2800 qytetarė. Pra, edhe pse media publikon ēdo ditė aksidentet e trafikut dhe vdekjet e ardhura prej tyre, ato mesatarisht janė 400 tė tilla dhe nuk pėrbėjnė shkakun kryesor tė vdekjeve tė parakohshme nė vendin tonė. Por, kėdo qė tė pyesėsh nga shqiptaret se kush ėshtė shkaku kryesor i vdekjeve tė parakohshme nė vend tė duhanit do tė marrėsh pėrgjigjen pėr aksidentet rrugore, kur vdekjet e parakohshme nga duhani janė 7 herė mė shumė se sa nga aksidentet rrugore. Sipas kėtij studimi i bie qė nė tre mujorin e parė tė vitit tė shkuar tė jenė konsumuar 1 400 tonė cigare industriale nė vendin tonė. Duhani, ky armik i shėndetit dhe jetės sė njerėzve ėshtė kthyer vrasėsi mė i padukshėm dhe mė i rrezikshėm nė Shqipėri. Kėto pasoja kaq tė rėnda i kanė detyruar vendet evropiane tė marrin vendime shumė tė forta kundėr pirjes sė duhanit, veēanėrisht nė ambientet publike. Vendi i parė evropian qė ndaloi cigaren ėshtė Irlanda. Nė Irlandė nga marsi i vitit 2004 e deri tani ėshtė ndaluar pirja e cigares nė lokale, nė kafene dhe nė tė gjitha institucionet publike. Irlandėn e ndoqi Suedia, Malta dhe Italia. Siē dihet italianėt e pėrdornin shumė cigaren. Burrat dhe zonjat italiane pa fikur cigaren ndezin cigaren tjetėr.

    Tani nė Itali nuk pihet mė duhan nė tė gjitha ambientet publike, pėrfshirė lokalet dhe kafenetė. Njė nga vendet qė ishte ambientuar shumė me cigaren nė Evropė ishte edhe Belgjika. Nė Belgjikė pirja e cigares filloi tė ndalohej mė datė 1 janar 2007. Personeli i institucioneve shėndetėsore mbajnė nėn kontroll tė rreptė lokalet dhe kafenetė. Verėn qė kaloi ligji ndalimit tė pirjes sė duhanit nė ambientet publike filloi tė zbatohej edhe nė Danimarkė, Angli, Finlandė, Estoni dhe Letoni. Nė Evropė po zvogėlohet pirja e duhanit. Ndėrsa nė Francė cigarja ndalohet tė pihet nė vendet e punės.

    Nga viti i ardhshėm cigarja do tė ndalohet edhe nė lokale e nė kafene. Edhe nė Bullgari dhe Greqi ekziston ligji i ndalimit tė pirjes sė duhanit nė ndėrtesat publike, por pėr arsye tė mos kontrolleve tė nevojshme nuk zbatohet nė nivelin e kėrkuar. Siē dihet edhe gjermanėt e pėrdornin shumė cigaren. Por prej 1 shtatorit vazhdon zbatimi i ligjit tė ndalimit tė cigares. Nė Gjermani u ndalua pirja e duhanit nė ndėrtesat publike dhe nė mjetet e transportit. Me ligjin e ri tė emėrtuar “Ligji i Mbrojtjes sė Qytetarėve nga Pasojat e Pirjes Pasive’’, nė shitjen e duhanit dhe prodhimeve tė duhanit u rrit mosha nga 16 nė 18 vjeē. Ndaj atyre qė nuk zbatojnė kėrkesat e ligjit do tė zbatohet gjoba deri nė 1000 euro. Me ligjin e ri tė udhėtimit me mjete tokėsore qė hyri nė zbatim muajin e kaluar nė Angli, u ndaluan pirjet e duhanit dhe tė bisedave telefonike tė pėrdoruesve tė makinave.

    Njė nga ligjet mė tė mira qė nxori vitin e kaluar Qeveria Berisha ishte ndalimi pirjes sė duhanit nė ambientet publike. Ligji fillimisht filloi tė zbatohej nė tė gjitha ambientet publike dhe kontrolli inspektoreve e disiplinoi mjaft atė. Gjatė verės duhani pihej nė ambientet e jashtme tė lokaleve, por me fillimin e tė ftohtit dhe kthimin e pėrdoruesve tė cigares nė ambientet publike tė mbyllura, ligji pothuajse ėshtė harruar dhe braktisur fare. Lokalet dhe kafenetė qė nga mėngjesi deri nė orėt e vona tė mbrėmjes janė pushtuar pėrsėri nga tymi i duhanit.

    Pronarėt e lokaleve dhe tė kafeneve pėr tė tėrhequr sa mė shumė klientė nė vend tė ndalohet pirja e duhanit, kanė vendosur vendin qė pihet duhani. Tavllat e duhanit janė rikthyer nė tavolinat e ambienteve tė mbyllura publike. Inspektoret e shėndetit publik nuk duken kurrkund. Mungesa e kulturės sė shumė qytetarėve i lejon ata tė pinė cigare nė ashensorėt e pallateve qė jetojnė ose punojnė. Shumica e pėrdoruesve tė makinave pėrdorin duhanit gjatė rrugėtimit. Ajo u tėrheq vėmendjen dhe shpesh bėhet edhe shkak i aksidenteve rrugore. Pra, edhe me ligjin e ndalimit tė pirjes sė duhanit nė ambientet e mbyllura publike po dėshtojmė. Nė radhė tė parė tregojmė se nuk duam dhe nuk luftojmė pėr zbatimin e kėrkesave ligjore dhe nga ana tjetėr, nuk reagojmė ashpėr ndaj pasojave qė na vijnė nga pirja e duhanit nė mėnyrė direkte apo indirekte. Kėrkimet shkencore kanė vėrtetuar se cigarja ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė tė sėmundjeve kanceroze. Pėrveē kėtyre, integrimi nė Bashkimin Evropian kėrkon edhe standardet e nevojshme tė ruajtjes sė ambientit dhe shėndetit publik. Prandaj organeve shtetėrore tė ngarkuara me ligj ju takon tė rifillojnė propagandėn dhe inspektimet kundėr shkeljes sė kėtij ligji jetėsor. Ndaj pronarėve tė lokaleve, kafeneve, autobusėve dhe pėrgjegjėsve tė zyrave tė merren masa disiplinore dhe gjoba nė para. Ndryshe, ne do tė rikthehemi atje ku ishim. Nga pėrllogaritjet i bie qė rreth 130 veta do tė vazhdojnė tė vdesin para kohe pėr ēdo vit, vetėm nga pirja indirekte e duhanit nė ambientet publike.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Duhani dhe vdekjet e parakohshme.

    Une jam pires duhani! Nuk mund te ulem ne nje lokal dhe te pi nje kafe pa cigare! Ligji ketu ne Shqiperi mendoj se eshte bere pak i pa llogaritur mire! Duhet te kete vende ne te cilat mund te pihet duhan!
    Ne Itali kam degjuar se eshte e ndaluar te pihet duhen edhe ne lulishte! E vertete eshte kjo???

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vdekjet e papritura tek atletėt
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2011, 10:35 AM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2010, 01:56 PM
  3. Ajri i ndotur dhe lindja e parakohshme
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2009, 08:04 PM
  4. Kriza qe solli zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2008, 02:24 PM
  5. 30 vdekjet mė tė ēuditshme nė historinė e botės
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 04:03 PM