Tė gjithė ata qė me qejf shikojnė horoskopin pėr tė zbuluar ēfarė tregojnė yjet, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili ėshtė pėrhapur nėpėr internet si cunami, qė shenjat e horoskopit nė fakt nuk janė tė sakta
Mashtrimi i madh i astrologjisė
Tė gjithė ata qė me qejf shikojnė horoskopin pėr tė zbuluar ēfarė tregojnė yjet pėr ditėn e sotme apo javėn e ardhshme, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili kohėt e fundit ėshtė pėrhapur nėpėr internet si cunami, qė shenjat e horoskopit nė fakt nuk janė tė sakta.
Astronomi amerikan Parke Kunkle, nga shoqėria "Minnesota Planetarium" javėn e kaluar ka pėrsėritur nė qarqet shkencore faktin e njohur mirė qė pozicionet e yjeve nė qiell pėr shkak tė procesionit, pėrkatėsisht tė lėkundjes sė boshtit rreth tė cilit sillet Toka, nė 3000 vitet e fundit kanė luajtur nga vendi pėr pothuajse njė konstelacion tė tėrė.
Toka sillet rreth boshtit tė vet dhe rreth Diellit. Por, maja e boshtit tė Tokės nuk rri e qetė, por lėviz dhe rrotullohet dhe pėr 25.686 vjet bėn njė rreth tė plotė.
Pėr shkak tė kėtij fakti, pozita e yjeve nė qiell, pėrkatėsisht e planetėve nė tė, ndryshon vazhdimisht. Kjo do tė thotė qė ata qė deri tani kanė besuar qė janė pėr shembull peshore, nė fakt duhej tė ishin peshq. Lajmi ka bėrė aq bujė saqė telefoni i astronomit amerikan nuk ka ndalur sė rėni.
"Jam i befasuar qė lajmi ka nxitur kaq shumė entuziazėm. Kjo nuk ėshtė diēka qė ka ndodhur menjėherė. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjė nuk ka ndryshuar nė jetėn time dhe nuk ndihem ndryshe. Unė e di cila ėshtė 'shenja ime e vėrtetė'. Kur kam lindur, Dielli ishte nė konstelacionin e ujorit. Nuk ėshtė me rėndėsi pėr mua se a pajtohen me kėtė astrologėt apo jo, unė i pėrmbahem astronomisė. Por, mė vjen mirė qė ky rrėfim i ka bėrė njerėzit tė interesohen pėr ndodhitė nė qiell", ka thėnė Kunkle.
Por, duket qė shumicėn e "besimtarėve tė astrologjisė" ky lajm i ka brengosur seriozisht dhe nėpėr gjithė botėn tek miliona njerėz ka shkaktuar krizė tė vėrtetė tė identitetit.
Sigurisht, ka edhe prej atyre tė cilėt "kanė ndjerė gjithmonė", qė shenja fqinje do t'i pėrgjigjej mė shumė personalitetit tė tyre, por edhe ata janė konfuzė, sepse nuk e dinė a munden tani tė zgjedhin atė qė u pėlqen mė shumė. Pėr ngushėllim mendoni vetėm se sa tė vėshtirė e kanė ata njerėz, tė cilėt shenjėn e vet e kanė bėrė tė pavdekshme me tatuazhe, nė SHBA ēdo i pesti vizatim i bėrė nė lėkurė ėshtė shenjė e horoskopit...