Receta Gatimi

I sėmuri mendor tenton tė vrasė 5 veta: Bėnin zhurmė.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    I sėmuri mendor tenton tė vrasė 5 veta: Bėnin zhurmė.

    Prag masakre nė Korēė. U drejton kallashnikovin dasmorėve. Pėr fat i bllokohet arma

    Njė i sėmurė mendor tenton tė kthejė nė tragjedi njė festė familjare tė disa bashkėfshatarėve tė vet. Ngjarja ka ndodhur tė dielėn nė fshatin Plasė tė Korēės, kur njė 39-vjeēar ka dalė nė ballkon pėr tė qėlluar me automatik njė grup personash, tė cilėt ndodheshin afėr shtėpisė sė tij. "Nuk duroja dot zhurmat", ka thėnė pėr policinė Marjo Lėngu, i cili ėshtė prangosur nga ana e uniformave blu tė Korēės.

    Njė grup njerėzish kanė qenė duke festuar dhe nga lokali pėrballė me shtėpinė e tij dėgjohej muzikė. Kjo ka bėrė qė 39-vjeēari me probleme mendore tė tentojė dhe vrasjen e personave qė ndodheshin jashtė lokalit, jo shumė larg nga banesa. Sipas policisė, do tė ishin shėnuar tė paktėn pesė viktima, nė rast se ai do tė kishte mundur tė shkrepte armėn automatike.

    Marjo Lėngu ėshtė arrestuar pas denoncimit tė njė tė afėrmi, i cili ka parė skenėn e rėndė. Nėn akuzėn e kanosjes serioze pėr vrasje dhe armėmbajtjes pa leje, ai ėshtė vėnė nė pranga vetėm dje nė orėt e para tė mėngjesit. Sipas policisė, Marjo Lėngu ka dalė nė ballkonin e shtėpisė, duke tentuar tė qėllojė me armė automatike disa persona qė ndodheshin afėr banesės sė tij. Burimet policore thonė se kanė qenė dritat e njė automjeti dhe bllokimi i fishekut nė fole qė kanė shmangur njė tragjedi me disa viktima, kur 39-vjeēari iu ka drejtuar armėn bashkėfshatarėve tė tij. Sipas denoncuesit, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur, Marjo Lėngu, pėr shkak tė gjendjes depresive ka konsumuar veprėn penale tė kanosjes serioze pėr vrasje. Kjo konfirmohet edhe nga ana e policisė, e cila thekson se arrestimi ėshtė bėrė jo vetėm pėr shkak tė veprės penale qė ka konsumuar, por edhe si pasojė e rrezikshmėrisė sė lartė shoqėrore qė paraqet ky person.

    Nga ana e grupit hetimor bėhet e ditur se ai vuan nga depresioni ndėrsa nė momentin e ngjarjes ka qenė nėn efektin e pijeve alkoolike. Ai ka tentuar tė qėllojė me armė automatike pesė persona poshtė banesės sė vet, ndėrsa fatmirėsisht ēdo gjė ėshtė ndalur kur nė sy i ka rėnė drita e njė makine qė ndodhej pėrballė. Nė kėtė moment, ai ka dashur tė shkrepė armėn automatike, por fisheku i ėshtė bllokuar. Grupi hetimor ka ushtruar edhe kontroll nė banesėn e 39-vjeēarit nga fshati Plasė, i cili paraqet rrezikshmėri edhe pėr familjen, pėr shkak tė pėrsėritjes sė veprave tė dhunshme nė gjendjen e rėndimit psikik. Nga kontrolli nė banesė sipas grupit hetimor janė gjetur njė armė automatike si dhe dy krehėra me fishekė. Arrestimi i 39-vjeēarit ėshtė bėrė nė orėn 11:00 tė mėngjesit tė djeshėm nė banesėn e tij nė fshat. Pasi ka tentuar pa rezultat tė bėjė rezistencė dhe t‘i largohet policisė, Lėngu ka pranuar edhe akuzėn ndaj tij. Ai mėsohet se ka thėnė se e shqetėsonte muzika e lartė, por edhe zėrat qė vinin nga lokali afėr shtėpisė. "M‘u ngritėn nervat. Nuk duroja dot mė", ėshtė shprehur Marjo Lėngu. Sipas policisė, ai nuk e ka pranuar fillimisht akuzėn, me idenė se ngjarja nuk ka pasur dėshmitarė. Por ėshtė ēuditur kur ka mėsuar se ėshtė denoncuar nga njė prej tė afėrmve tė tij, nga frika e njė tragjedie tė mundshme.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: I sėmuri mendor tenton tė vrasė 5 veta: Bėnin zhurmė.

    duhet ruajt nga keta

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nė 2050-tėn, trefish mė shumė tė sėmurė mendor
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 12:15 PM
  2. Behemi 4 veta Online per te luajtur?
    Nga Al Capone nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 29-03-2012, 08:30 PM
  3. Bėnte zhurmė, rrihet pėr vdekje nga fqinjėt
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 04:31 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:54 PM
  5. Ja pėrse sforcimi mendor na shton oreksin
    Nga kuklla nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2008, 03:16 PM