Receta Gatimi

Tiranė, 5 tė rinj rrahin 3 policė.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Tiranė, 5 tė rinj rrahin 3 policė.

    Agresorėt lirohen nga gjykata: Tė hetohen nė arrest shtėpie

    Tre punonjės tė Patrullės sė Pėrgjithshme nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės kanė rėnė pre e dhunės sė katėr agresorėve gjatė 24 orėve tė fundit. Uniformat blu janė pėrleshur nė dy raste, duke bėrė tė mundur arrestimin e agresorėve, ndėrkohė qė ata janė lėnė sėrish tė lirė nga gjykata. Rasti i parė ėshtė shėnuar nė rrugėn "Karl Gega". Sipas tė dhėnave zyrtare, forcat e Komisariatit tė policisė Nr. 3 kryen arrestimin nė flagrancė tė Alfred Kolės, 23 vjeē, i dėnuar mė parė pėr "heqje tė paligjshme tė lirisė; Vilfred Kolmarkut, 32 vjeē; Gjovalin Kokės, 24 vjeē dhe Leonard Lleshit, 26 vjeē. Arrestimi i tyre u bė pasi nė rrugėn "Karl Gega", nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, duke pėrdorur dhunėn fizike, kanė kundėrshtuar gjatė kryerjes sė detyrės dy punonjės policie. Policėt kishin shkuar tė qetėsonin grupin, pasi ata ishin duke konsumuar alkool, por kanė rėnė pre e dhunės. Dy policėt morėn mjekimin e nevojshėm dhe mė pas denoncuan rastin nė prokurori. Ndėrkohė, pa kaluar shumė kohė, njė rast tjetėr ėshtė shėnuar nga efektivat e Komisariatit tė policisė Nr. 6. Policia e Tiranės deklaroi se u realizua kapja dhe arrestimi i shtetasit Flogert Hasa, 23 vjeē, banues nė Yzberisht. "Arrestimi i tij u bė pasi u kap nė rrugėn "Ali Kelmendi" nė Kombinat, duke kundėrshtuar, goditur, fyer dhe kanosur pėr shkak tė detyrės njė punonjės policie", detajoi policia. Sipas tė dhėnave tė kėsaj tė fundit, u kryen veprimet procedurale dhe materialet pėr dy rastet e lartpėrmendura i kaluan prokurorisė: pėr prishje tė qetėsisė publike, kundėrshtim tė policit tė rendit publik, goditje pėr shkak tė detyrės dhe kanosje. Nė lidhje me tė dyja rastet, efektivėt e dhunuar, ku sipas ekspertėve kanė edhe shenja dhune, kryen kallėzime penale nė prokurori ndaj agresorėve tė tyre. Ndėrkohė, dje pesė agresorėt kanė dalė para togave tė zeza pėr vlerėsimin e masės sė arrestit, pasi prokurori kishte lėshuar pėr ta urdhrin e arrestit. Ndryshe nga ky urdhėr-arresti, nė seancėn e vlerėsimit prokurori ka kėrkuar arrest shtėpie pėr tė pesė agresorėt. Pasi trupi gjykues ka dėgjuar pretendimet e akuzės dhe tė mbrojtjes, ka vendosur qė agresorėt e policėve tė lihen nė arrest shtėpie.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Tiranė, 5 tė rinj rrahin 3 policė.

    Keshtu eshte kur ska shtet, ngen dore mbi uniformat

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Grate rrahin burrat, 190 denoncime ne vit per dhune!
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 11:05 PM
  2. Humor me police
    Nga peshkatari nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-06-2011, 09:30 PM
  3. Nuset e rrahin vjehrrėn pėr spital(video)
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-06-2011, 07:54 PM
  4. Jeton me dy zemra qė rrahin si njė!
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-02-2011, 10:57 AM