Agresorėt lirohen nga gjykata: Tė hetohen nė arrest shtėpie
Tre punonjės tė Patrullės sė Pėrgjithshme nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės kanė rėnė pre e dhunės sė katėr agresorėve gjatė 24 orėve tė fundit. Uniformat blu janė pėrleshur nė dy raste, duke bėrė tė mundur arrestimin e agresorėve, ndėrkohė qė ata janė lėnė sėrish tė lirė nga gjykata. Rasti i parė ėshtė shėnuar nė rrugėn "Karl Gega". Sipas tė dhėnave zyrtare, forcat e Komisariatit tė policisė Nr. 3 kryen arrestimin nė flagrancė tė Alfred Kolės, 23 vjeē, i dėnuar mė parė pėr "heqje tė paligjshme tė lirisė; Vilfred Kolmarkut, 32 vjeē; Gjovalin Kokės, 24 vjeē dhe Leonard Lleshit, 26 vjeē. Arrestimi i tyre u bė pasi nė rrugėn "Karl Gega", nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, duke pėrdorur dhunėn fizike, kanė kundėrshtuar gjatė kryerjes sė detyrės dy punonjės policie. Policėt kishin shkuar tė qetėsonin grupin, pasi ata ishin duke konsumuar alkool, por kanė rėnė pre e dhunės. Dy policėt morėn mjekimin e nevojshėm dhe mė pas denoncuan rastin nė prokurori. Ndėrkohė, pa kaluar shumė kohė, njė rast tjetėr ėshtė shėnuar nga efektivat e Komisariatit tė policisė Nr. 6. Policia e Tiranės deklaroi se u realizua kapja dhe arrestimi i shtetasit Flogert Hasa, 23 vjeē, banues nė Yzberisht. "Arrestimi i tij u bė pasi u kap nė rrugėn "Ali Kelmendi" nė Kombinat, duke kundėrshtuar, goditur, fyer dhe kanosur pėr shkak tė detyrės njė punonjės policie", detajoi policia. Sipas tė dhėnave tė kėsaj tė fundit, u kryen veprimet procedurale dhe materialet pėr dy rastet e lartpėrmendura i kaluan prokurorisė: pėr prishje tė qetėsisė publike, kundėrshtim tė policit tė rendit publik, goditje pėr shkak tė detyrės dhe kanosje. Nė lidhje me tė dyja rastet, efektivėt e dhunuar, ku sipas ekspertėve kanė edhe shenja dhune, kryen kallėzime penale nė prokurori ndaj agresorėve tė tyre. Ndėrkohė, dje pesė agresorėt kanė dalė para togave tė zeza pėr vlerėsimin e masės sė arrestit, pasi prokurori kishte lėshuar pėr ta urdhrin e arrestit. Ndryshe nga ky urdhėr-arresti, nė seancėn e vlerėsimit prokurori ka kėrkuar arrest shtėpie pėr tė pesė agresorėt. Pasi trupi gjykues ka dėgjuar pretendimet e akuzės dhe tė mbrojtjes, ka vendosur qė agresorėt e policėve tė lihen nė arrest shtėpie.