Bashkė me rrethet, dhe Tirana e prekur nga braktisja e shkollės

Mijėra fėmijė enden rrugėve pa shkollė. Janė tė varfėr me probleme familjare, apo tė nėnvlerėsuar nga komuniteti. Kėto janė kategoritė e fėmijėve mė tė rriskuar pėr tė mbetur nė terr mendor. Njė studim i Ministrisė sė Arsimit nxjerr nė pah problemet sociale me tė cilėt ballafaqohen fėmijėt shqiptarė. Kėto probleme i lėnė ata nė "verbėri" pėr gjithė jetėn. Nuk dinė tė shkruajnė, tė lexojnė apo tė kryejnė veprime matematikore elementare. Fėmijėt qė braktisin shkollėn janė kryesisht nga familje shumė tė varfra dhe pėr pasojė detyrohen tė punojnė qė nė moshė minore, ose tė merren me punėt e shtėpisė apo blegtori. Statistikat mė tė fundit tregojnė se afro 4700 fėmijė janė analfabetė nė vendin tonė, tė grupmoshės 6-16 vjeē. Shumica prej tyre e nisin shkollėn 9-vjeēare dhe mė pas e lėnė, pra e braktisin. Kėshtu shprehet pėr "Shqip" pėrgjegjėsi pėr arsimin 9-vjeēar nė Ministrinė e Arsimit, Fatmir Bezati. Pėr vitin shkollor 2006-2007 afro 3800 nxėnės e braktisėn arsimin e detyruar. Por janė edhe njė kategori tjetėr fėmijėsh, qė nuk e nisin fare klasėn e parė. Janė nga fshatra tė largėt dhe e kanė shkollėn larg, janė nė emigracion, nė gjakmarrje etj. Kėto arsye qė i bėjnė vogėlushėt tė jenė jashtė mjedisit shkollor.

Ministria e Arsimit monitoron ēdo vit braktisjen dhe pėrpos kėsaj ka ndėrmarrė nismėn pėr tė gjetur shkaqet dhe mė tej pėr tė shpallur masat. "Kemi nė dorė njė studim tė gjerė mbi analfabetizmin", tha Bezati, duke shtuar se "pėrfundon nė dhjetor". Analfabetė janė kryesisht, ata fėmijė, qė nuk kanė pėrfunduar arsimin bazė, qė nuk dinė tė lexojnė, tė shkruajnė dhe tė kryejnė veprime tė thjeshta matematikore. Dhe nė kėtė armatė analfabetėsh, Tirana ėshtė e para. Sipas statistikave tė kėtij viti, periferia numėron plot 675 nxėnės, qė e kanė braktisur shkollėn nė vitin mėsimor 2006-2007. Sipas Bezatit, pėr Rrethin e Tiranės, veēori ėshtė braktisja pėr shkaqe ekonomike tė familjes, por edhe mungesa e infrastrukturės shkollore. "Shteti ka qenė i papėrgatitur pėr tė pėrballuar lėvizjet e mėdha demografike, qė ndodhėn vitet e fundit, pėr pasojė nė fshatrat e Tiranės nuk ka shkolla tė mjaftueshme".

Ndėrkohė, vendin e dytė e mban Rrethi i Dibrės, ku kėtė vit janė pa shkollė plot 370 fėmijė, 40 prej tė cilėve nga zona e Kalasė sė Dodės. Prefektura e kėtij rrethi ėshtė mbledhur dje dhe ka vendosur tė mundėsojė transportin pėr kėta fėmijė, qė e kanė shtėpinė shumė kilometra larg shkollės. Siē shihet nga tė dhėnat e MASH-it, numri mė i madh i analfabetėve ėshtė nė rrethet e mėdha. Ndėrsa, pėr t‘u admiruar janė Peqini, Delvina, Pogradeci, Mirdita etj., qė braktisja e shkollės mbetet nė kuota mjaft tė ulėta si 2-3 fėmijė.

Lėvizja e lirė e popullsisė ka krijuar vakumin mė tė madh nė shkollimin e brezit tė ri. Mijėra njerėz, tė zbritur nga zonat malore, nuk janė bėrė banorė tė vendbanimit tė ri. Pėr pasojė fėmijėt nuk kanė certifikata dhe nuk shkojnė nė shkollė. Ata i sheh ēdo ditė tek enden rrugėve tė Tiranės, por edhe tė qyteteve tė tjera tė mėdha. Enden duke shitur paketa apo duke larė makina. Ndėrkohė, nė fshatrat e largėt, ku numri i nxėnėsve ėshtė i ulėt, shkollat janė drejt mbylljes, ndaj edhe ata pak fėmijė tė mbetur nėpėr male nuk e marrin mundimin tė shkojnė nė shkollė, por ruajnė bagėtitė.

Ndėr fėmijėt qė sot duhet tė jenė tė ulur nėpėr banka, numėrohen edhe ata, qė e kanė braktisur shkollėn nga mospėrgatitja nė mėsime apo mentaliteti i prindėrve. Kėshtu, qindra fėmijė, qė nuk mėsojnė, pasi mbesin nė klasė pėr njė vit apo dy, e braktisin fare shkollėn. Po kėshtu, vajzat e klasave tė shtata apo tė teta, qė janė me trup tė zhvilluar, ndalohen tė shkojnė nė shkollė, pasi prindėrit janė fanatikė.

Teksa sheh njė sėrė faktorėsh, qė rėndojnė mbi tė ardhmen e fėmijėve, mendon pėr rolin e shtetit nė kėtė mes. Nga biseda me funksionarin e ministrisė sheh qartė se ka munguar bashkėpunimi i bashkive e komunave me drejtoritė arsimore pėr uljen e braktisjes. "Kur fėmijėt e grupmoshės 6-16 vjeē mungojnė pa arsye nė shkollė, apo e braktisin atė, prindi gjobitet deri nė 10 mijė lekė". Kėshtu thuhet nė nenin 59 tė ligjit pėr arsimin parauniversitar, por kjo gjobė nuk vilet asnjėherė nga bashkitė dhe komunat. Nga ana tjetėr, nė nenin 60 tė kėtij ligji parashikohet gjobė pėr ata punėdhėnės, qė punėsojnė fėmijė nėn 16 vjeē. Edhe ky penalitet ekziston vetėm nė ligj. Pėr sa i pėrket pėrparimit tė nxėnėsve nė shkollė, mėsuesi apo shkolla nuk mbajnė kurrė pėrgjegjėsi. Kėshtu, njė fėmijė me nota tė dobėta ėshtė gjithnjė i predispozuar pėr ta braktisur pėrfundimisht shkollėn qė nė fillesat e saj.

SHKAQET KRYESORE TĖ BRAKTISJES SĖ SHKOLLĖS


PROBLEMI PĖRQINDJA

Gjendja e rėndė ekonomike 21.0 %

Indiferentizmi i komunitetit 12.9 %

Niveli arsimor i prindėrve 9.5 %

Problemet sociale 6.9 %

Largėsia e shkollave 5.5 %

Aftėsitė e kufizuara 4.9 %

Divorcet e prindėrve 4.9 %

Emigracioni 4.5 %

Mentaliteti pėr vajzat 4.1 %

Lėvizjet demografike 3.9 %