Facebook do tė jetė kompania e parė jashtė Microsoft qė do tė shpalos teknologjinė e tyre tė quajtur PhotoDNA, duke shėnuar nė kėtė formė njė hap tė madh drejt luftės kundėr pornografisė sė fėmijėve, gjė qė konsiderohet e rėndėsishme pėr shkak se rrjeti social nė fjalė ka njė bazė tė gjerė tė pėrdoruesve dhe ėshtė e prirė pėr tė pasur telashe tė kėtij niveli.

PhotoDNA, qė ėshtė zhvilluar nga Microsoft nė bashkėpunim me Darthmouth College, refuzon njė lloj nėnshkrimi digjital tė njė fotografie tė cilėn ajo e gjen dhe e identifikon me versione tė njėjta imazheve tė caktuara qė janė online. E kohė mė parė Microsoft ka dhėnė si donacion teknologjinė PhotoDNA tek Qendra Nacionale pėr Fėmijė tė Humbur dhe tė Keqtrajtuar nė SHBA.

“Ne shpresojė se adoptimi i teknologjisė PhotoDNA nga ana e Facebook do tė shpėrbejė si njė amortizator pėr shėrbimet tjera online, qė tė shfrytėzojnė kėtė mundėsi pėrmes programit PhotoDNA dhe nė kėtė formė tė hulumtojnė mundėsitė e reja drejt ruajtjes sė origjinalitetit dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut” u shpreh Bill Haon, njė kėshilltar i lartė pranė njėsisė sė krimeve digjitale tė Microsoft.

Harmon thekson se Microsoft ka integruar PhotoDNA nė Bing dhe SkyDrive, duke identifikuar “imazhe tė tmerrshme nė shėrbimet tona tė cilat nė raste tjera asnjėherė nuk do tė ishim nė gjendje t’i gjejmė”. Ai shton se “Deri mė sot, ne kemi evaluuar mė shumė se 2 miliard imazhe nė shėrbimet tona duke pėrdorur nėnshkrimet PhotoDNA tė ofruara nga NMEC, duke na shtyrė drejt identifikimit tė mė shumė se 1,000 ngjashmėrive nė SkyDrive dhe 1,500 ngjashmėrive nė indeksimin e fotografive nė Bing”.

Facebook do tė mbajė njė konferencė nė kohė reale tė premten nė lidhje me implementimin e teknologjisė PhotoDNA, ndėrsa mė poshtė mund tė shihni edhe njė grafikė qė tregon sesi funksionon teknologjia. /pcworldalbanian