Ndotin ēdo ditė postėn tonė virtuale nė internet dhe nė vitin 2006, flitet pėr 61 miliardė spame tė dėrguara ēdo ditė, qė ėshtė dyfishi i spamėve tė nisur nė ditė gjatė vitit 2005. Madje, vėllimi i spamėve pėrfaqėson nė total 80% tė e-mail-ve botėrore. Dėrguesit e kėtyre letrave elektronike
tė padėshirueshme kanė pėrdorur teknika tė reja pėr t'u dredhuar sistemeve tė ndryshme tė filtrimit. Njė prej kėtyre dredhive ėshtė pėrdorimi i spameve me imazhe, qė pėrfaqėson 25% nė nivel botėror, pėrkundrejt 4,8% vetėm njė vit mė parė. Piratėt pėrdorin gjithashtu kompjutera tė veēantė, nė tė cilėt janė instaluar pajisje spiune nėpėrmjet site-ve nė internet, ose spameve-imazhe, nė mėnyrė qė tė dėrgojnė gjithnjė e mė shumė postė tė padėshiruar dhe tė zotėrojnė adresat.

Reklamime pėr medikamente tė skaduara, prodhime luksi tė falsifikuara apo thirrje ndihme nga njė trashėgimtar i pasur afrikan: pėrmbajtjet e postės sė padėshiruar mund tė jenė tė shumta. Sisteme tė shumta informatike, tė pambrojtura mjaftueshėm, e favorizojnė pėrhapjen e spamėve. Ndėr dėrguesit mė tė pėrhapur tė spamėve janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kina, Koreja e Jugut dhe Franca .

Reklama dhe mashtrime

Pėrgjithėsisht, posta e padėshiruar pėrmban reklama. Produktet mė tė reklamuara janė shėrbimet pornografike, medikamentet (sidomos ato tė stimulimit seksual ose hormonet e pėrdorura kundėr plakjes), kreditė, kazinotė on-line, etj. Njė pjesė e dėrguesve tė spamėve, pėrbėhet nga mashtruesit qė premtojnė pasurime tė shpejta. Megjithatė, ka edhe njė numėr tė konsiderueshėm kompanish qė i pėrdorin spamėt pėr tė promovuar produktet e tyre, meqenėse ėshtė njė mėnyrė qė nuk kushton. Ndėrsa njė kategori tjetėr spamėsh u pėrket mashtruesve, tė cilėt i dėrgojnė ato kinse si mesazhe bankash ose shėrbimesh tė mbrojtura me fjalėkalim. Qėllimi ėshtė sigurimi i tė dhėnave personale tė marrėsve, fjalėkalime, numra kartash bankare, etj.



Ndotja elektronike, nga e-mailet deri tek telefonatat nė internet

Letrat e padėshiruara mund tė depėrtojnė nė media tė ndryshme elektronike, si nė postėn elektronike, nė forumet e diskutimeve tė Usenetit, nė motorrėt e kėrkimit, nė mesazhet e atypėratyshme, apo nė telefonatat nė internet dhe nė bloge. Megjithatė, mė tė pėrhapurit janė spamėt e dėrguar nėpėrmjet postės elektronike, pasi, pėr shkak tė kostos tė pallogaritshme tė kėsaj dėrgese, ėshtė shumė e lehtė qė njė mesazh t'u dėrgohet miliona marrėsve.

Adresat pėr ndotjen e postės, mblidhen zakonisht nga robotė indeksesh dhe ekziston madje edhe njė treg pėr listat e adresave. Pėr tė evituar ndotjen e postės sė tyre, pėrdoruesit e internetit pėrdorin shpesh maskimin e adresave tė tyre, kur ajo duhet tė shfaqet nė njė site web ose nė Usenet. Pėr shembull: adri@NOSPAM.exemple.comThis e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it pėr adri@exemple.comThis e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it .

Ndotja e forumeve tė diskutimeve ėshtė gjithashtu e njohur dhe ka ekzistuar pėrpara ndotjes sė e-maileve, pasi ato janė njė shėnjestėr shumė e lehtė, pasi njė mesazh spam i dėrguar nė njė forum, prek tė gjithė lexuesit e forumit. Disa grupe diskutimi popullohen vetėm nga spamėt dhe pėr kėtė arsye mbikėqyren nga njerėz ose robotė, qė pėrbėjnė pastrimin e artikujve tė propozuar. Ekziston edhe ndotja me spame tė zėshme ose ndotja vokale elektronike, qė quhet ndryshe edhe SpIT (pra, spam nėpėrmjet Telefonisė sė internetit). Sisteme si "Skype" konstatojnė se njė pjesė e madhe e thirrjeve kanė origjinė tė padėshiruar, edhe pse bėhet fjalė mė sė shumti pėr kontakte personale sesa pėr ato komerciale.



Si t'u shpėtosh Spame-ve

Spamėt, gjithnjė e mė dredharakė

Sipas njė sondazhi, 87% e adoleshentėve i fshijnė spamėt, por 5% e tyre u pėrgjigjen.

Madje jo vetėm adoleshentėt, por edhe njė pjesė e konsiderueshme e njerėzve nė pėrgjithėsi, u pėrgjigjen pozitivisht spamėve. Madje shitjet e produkteve nėpėrmjet postės elektronike, vijnė gjithnjė nė rritje. Ndėrsa nė fillim posta e padėshiruar vinte me emra tė pakėndshėm dhe mund ta identifikoje shumė lehtė e ta shkatėrroje menjėherė, tani mund tė vijė me emrin e dėrguesit dhe shumė e rregullt nė formė, nė mėnyrė qė tė duket e besueshme. Por, nėse e hap, marrėsi mund tė pėrballet me imazhe krejtėsisht tė padėshiruara. Njė adresė e vėshtirė pėr t'u gjetur, mund t'ju mbrojė disi nga kėto e-maile tė padėshiruar, duke pėrdorur mė shifra.

Shpjegimi i fjalės SPAM

Spam ka kuptimin e njė letre elektronike tė padėshiruar, shpesh e natyrės komerciale, qė u dėrgohet njėkohėsisht njė serie mail-esh apo individėve tė veēantė. Fjala ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė vitin 1978, nė njė serial televiziv britanik, "Monty Python's Flying Circus" nė tė cilėn fjala pėrdorej nė kontekstin e diēkaje qė pėrsėritet nė mėnyrė tė tepruar, duke u bėrė shumė bezdi. Por, kuptimi i saj i parė, ka tė bėjė me njė kuti proshute tė cilėsisė sė keqe, qė pushton bisedat dhe menynė e njė restoranti tė vogėl. SPAM ėshtė me sa duket nė bashkim i fjalėve "SPiced hAM" qė ėshtė njė markė e krijuar nga Hormel Foods nė vitin 1937, slogani i tė cilės ishte "SPAM in time".