Pėr ata qė “Pėlqejnė” gjėra nė Facebook apo i cicėrojnė ato drejt miqve tė tyre, keni kujdes: Ju po i tregoni rrjetit tuaj social shumė mė shumė rreth vetes sesa qė jeni nė dijeni.


Njė studim i bėrė nga Wall Street Journal ka gjetur se butonat “Like” dhe “Tweet” qė janė tė shpėrndarė nėpėr ueb faqe, pėrcjellin lėvizjet e pėrdoruesve pėrgjatė internetit edhe kur ata butona nuk pėrdoren. Facebook ka pranuar se shkėmben tė dhėna pėr qėllime tė marketingut vetėm nė rastet kur butoni “Like” klikohet, ndėrsa Twitter pretendon se informatat fshihen menjėherė, edhe pse njė zėdhėnės ka thėnė se kompania “teorikisht mund tė pėrdor tė dhėnat pėr tė shėrbyer pėrmbajtje ė tė mirė pėr pėrdoruesit nė tė ardhmen”.

Studimi, i udhėhequr nga ish inxhinieri i Google, Brian Kenish me kompaninė e tij Disconnect In., ka anketuar mbi 1,000 ueb faqe tė popullarizuara online, natyrisht sipas rezultateve tė Google, dhe ka gjetur se Facebook ka mbledhur tė dhėna tė shfletimit prej 331 prej tyre, ndėrsa Twitter rreth 200. Mbledhja e tė dhėnave tė shfletimit pėrshkruhet nga krijuesit si njė “efekt anėsor i paqėllimt” i asaj sesi punojnė kėta butona, dhe vet CTO i Facebook Bret Taylor ka thėnė pėr WSJ se “Nuk pėrdorin ata pėr tė vėzhguar dhe nuk kanė qėllim tė tillė tė vėzhgimit (pėrgjimit)”.