Miku i juaj besnik

Ėshtė i ndieshėm dhe i kujdesshėm. Njeri qė mund ta gjeni pranė sa herė tė keni nevoj pėr tė, nė veēanti sa herė tė ju zhgenjej jeta. Dėshiron tė martohet me ju, por ėshtė i turpshėm pėr t'ju ofruar njė gjė tė tillė. Edhepse ju ndoshta e dini kėtė, e vazhdoni miqėsinė me tė ngase edhe juve ju pėlqen dhe ju kėnaq nė veēanti vėmendja dhe kujdesi i jashtėzakonshėm i tij. Vetėm pijet alkoolike mund t'ju sjellin deri te reziku qė tė hyni nė mardhėnje seksuale me tė, ngase megjithatė ka diēka qė ju e pėlqeni tek ai. Pse jo, nėse nuk jeni tė dashuruar gjetiu, njė mik aq besnik mund t'ju bėhet tė nesėrmen poashtu dashnor besnik dhe mik i vėrtet i jetės.


Miku intelektual

Pėrderisa meshkujt tjerė llomotisin, miku i juaj intelektual ju dėgjon me vėmendje, ju kupton madje edhe ju pėrgjigjet me fjali tė tėra. E ēmon bisedėn e mirė dhe mund ta dalloj Paolo Coelhon prej Marquesit. Disa vargje tė Gabriel G. Lorkės nė kombinim me venėn e zezė mund t'i rrėnojnė barierat e imagjinuara dhe t'ju vendosin nė kraharorin e tij. Ai ėshtė i mire pėr gjėra shpirtėrore, por jo edhe pėr ato fizike. Mund tė ndodh tė keni njė kontakt tė varfėr trupor dhe tė nesėrmen njė analizė tė pakėndshme.

Miku tėrhjekės

Edhepse duket se ėshtė i vetmuar, gjithnjė nė dispozicion ka njė apo dy mikesha. Mė sė shpeshti mund ta gjeni nė ushtrimoret lokale dhe atė gjat vikendit. Femrat tjera ia kanė lakmi, dhe shumė nga ato kanė dėshirė tė flejnė me tė. Aq atraktiv duket sa qė dėshironi ta hani. Dhe nėse nuk e pėrmbushni "oreksin" tuaj diku tjetėr, me siguri do t'ju zbardh ndonjė mėngjes nė shtratin e tij. Nėse dėshironi tė jeni vetėm njėra nga ato nė numėr, pse jo, kėnaquni me tė?

Miku pėr shėti

Ėshtė i gjallė, gjithnjė i gatshėm pėr netė madhėshtore, e qė ėshtė mė e rėndėsishme, ju bėn tė qesheni. Nėse jeni femėr qė krejt ēka dėshironi ėshtė qeshja, atėherė njė mashkull i tillė ėshtė "copė" fantastike pėr ju. Riziku qė tė ndodheni nė shtratin e tij qėndron pran jush ngase me tė kaloni mė sė shumti kohė nė argėtime. Prandaj njė gjė e tillė ėshtė vetėm pyetje e kohės! Nėse vlen ta humbni njė mik pėr shėtit tuaja vetėm pėr shkak tė seksit pėr njė natė, pse jo, kėnaquni.

Miku i punės

Keni shumė gjėra tė pėrbashkėta, madje qė tė dyve ju shkon nė nerva shefi. Pėr dallim nga dashnori juaj, nuk ju kundėshton kur flitni apo mendoni pėr punė. Madje bile edhe ju bashkangjitet nė bisedė profesionale. Kėtu riziku pėr seks ėshtė shumė i madhė. Mos dilni me tė pas orarit tė punės, mos shkoni nė ndeja dhe vende tjera pėr t'u argėtuar. Pse duhet tė mbani distancė? Ngase mund tė ndodhė qė pasi tė zgjoheni nga shtrati i tijė, dhe tė hėnėn e ardhshme tė lajmėroheni nė punė, duhet tė shtireni kinse asgjė nuk ka ndodhur! Ai me siguri, ashtu do tė veproj.