Receta Gatimi

Takimi i pare, rregullat qe nuk duhen shkelur nga nje mashkull.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Wink Takimi i pare, rregullat qe nuk duhen shkelur nga nje mashkull.



    Ndonjehere ne jete nuk te jepen mundesi te dyta dhe shpesh takimi i pare sherben si nje celes, i cili mund te hap ose jo nje dere te rendesishme drejt nje mundesie per te krijuar nje marredhenie dashurie ashtu si e keni deshiruar gjithnje. Shpesh here nga deshira e madhe qe kemi per nje prezantim sa me dinjitoz perballe personit qe na intereson, gabojme. Perpiqemi te tregohemi sa me te mire, me te zgjuar, me te bukur, me te pasur sesa jemi ne te vertete dhe nuk e leme veten te lire duke krijuar per personin tone nje imazh qe nuk na perket. Nje nga gabimet kryesore te meshkujve gjate takimeve te para eshte ai qe specialistet e marredhenieve e quajne “burreria e tepruar”. Per te pasur nje takim sa me serioz dhe shpresedhenes, hulumtuesit sygjerojne disa rregulla baze qe duhet te ndiqen nga meshkujt.

    1. Profesioni: Gjithnje prezantohuni me profesionin qe keni dhe nese nuk keni nje te tille, mos u prezantoni me profesion te reme. Nese nuk jeni jurist, mjek apo pedagog, kjo nuk do te thote se duhet te ndjeheni inferior. Asnje pune nuk eshte turp, genjeshtra i ka kembet e shkurtra, dhe shume shpejt mund te ndodh t’ju zbulojne dhe athere do te kuptoni vertet se cdo te thote te turperohesh.

    2. Veshja: Mos shkoni kurre ne takim te pare me kostum sportiv dhe kapele. Mos perdorni aksesore vend e pa vend, veshje me ngjyra verbuese dhe mos harroni qe nje veshje serioze nuk nenkupton gjithnje kostumin klasik dhe kollaren.

    3. Informacioni: Informohuni per gjithcka dhe keshtu kur te uleni te bisedoni do te keni edhe ju dicka per te thene.

    4. Historite e shkuara: Mos flisni kurre ne takim te pare per ish te dashurat tuaja. Nuk eshte e nevojeshme te shtjelloni te shkuaren tuaj. Ajo qe duhet te beni eshte te flisni per vizionin tuaj per te ardhmen.

    5. Degjimi: Eshte shume e rendesishme qe te degjoni me vemendje nje femer kur bisedoni. Kjo jo vetem do ju ndihmoje te kuptoni se ke person keni perballe, por tregon se keni parime dhe respektoni mendimin e tjeterit.

    6. Sporti: Sigurisht qe mund te flisni edhe per sportin, por nese shikoni se te tjereve nuk u pelqen kjo teme, nderroni bisede qe te mos beheni i merzitshem dhe monoton.

    7. Seksi: Mos insistoni te kryeni marredhenie seksuale qe me takimin e pare. Ne kete menyre rrezikoni te percillni te personi tjeter idene se i vetmi qellim i juaji eshte defrimi i nje nate.

    8. Alkooli: Mos e teproni me pijen. Jo vetem qe te mos prishni takim e pare, por edhe se me kete menyre personi qe keni perballe do mendoj se jeni alkoolist dhe nje person aspak i pergjegjshem.

    9. Stili: Kujdes! Gjithnje ruani stilin personal. Veshja e rregullt, krehja normale, aroma jo te forta dhe buzeqeshja perfekte jane nga tiparet me te sukseshme ne takimin e pare, por nese nuk i keni keto tipare pjese te realitetit tuaj, mos u mundoni t’i merrni hua.

  2. #2
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    me pelqejn keto keshilla flmm

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Faleminderit !

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Mund te shtoj, thjeshtesine dhe origjinalitetin si ne sjellje dhe ne karakter, pa u munduar te nxirrni ne pah ate qe nuk jeni!

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Mund te shtoj, thjeshtesine dhe origjinalitetin si ne sjellje dhe ne karakter, pa u munduar te nxirrni ne pah ate qe nuk jeni!
    normalee...esht gjeja qe vlersoj me shum te cdo njeri...(po sidomos te ai )

  6. #6
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Mund te shtoj, thjeshtesine dhe origjinalitetin si ne sjellje dhe ne karakter, pa u munduar te nxirrni ne pah ate qe nuk jeni!
    me pelqeu kjo qe shtoj renix, si te fillosh te dalesh nga vetja deshton

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Facebook,10 rregullat qė duhen pėr njė sjellje korrekte
    Nga vaaldr1n nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 07:50 PM
  2. 10 ishujt qė duhen parė pėrpara vdekjes
    Nga ulkina nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-02-2011, 02:34 PM
  3. Takimi masiv i qenve nė Paris
    Nga MAJDI nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 10:44 AM
  4. Meta: Nuk ecim pėrpara duke shkelur Kushtetutėn
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 06:34 PM
  5. Takimi i Muslimanit dhe krishterit
    Nga tetari nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2007, 04:32 PM