Si te mbroni nje lidhje ne distance


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19

    Si te mbroni nje lidhje ne distance

    Receta Gatimi

    Tė jetosh njė lidhje nė distancė ėshtė e vėshtirė sidomos kur bėhet fjalė pėr mbrojtjen e saj. Nė shumicėn e rasteve eksperiencat kanė treguar se rasti mbetet i pashpresė. Megjithatė kohėt e fundit me intensifikimin e mjeteve tė ndryshme teknologjike gjasat pėr ta mbajtur nė jetė janė rritur. Por edhe mė shumė dėshirė, besim dhe forcė vullneti ju mund tė sfidoni kilometrat qė iu ndajnė. Ja disa prej kėshillave qė sugjerohen nė kėto raste

    “Shprehja larg syrit larg zemrės” ėshtė njė nga mė tė vėrtetat qė populli ka thėnė referuar situatave kur njė dashurie i duhet tė luftojė me kilometra dhe hapėsira qė i ndan. Arsyet qė sot shumė ēifte jetojnė larg njėri tjetrit janė bėrė tė shumta. Duke filluar me bursat e studimit, eksperiencat pėr punė apo edhe ēėshtjet e emigrimit, qė pėrbėn edhe njė ndėr faktorėt mė tė pėrmendur. Nuk pėrbėn aspak ēudi qė lidhje tė tilla nė shumicėn e rasteve tė mos kenė pėrfunduar pozitivisht.



    Sepse largėsia nuk ėshtė asnjėherė njė aleat i mirė pėr njė lidhje. Ajo shkakton dhembje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi tė cilat nė situata tė tjera mund tė jenė edhe mė pak tė ndjeshme. Megjithatė shprehja e pėrmendur pak mė lart ka shpresa tė marrė edhe ngjyrime pozitive. Jo gjithmonė njė dashuri nė distancė ėshtė e destinuar tė vdesė. Sepse pėrmes njė force tė mirė shpirtėrore, besimi dhe pak vullneti jo ēdo gjė mbetet e pamundur. Sot mjetet pėr tė mbrojtur njė lidhje nė distancė janė intensifikuar. Duke kujtuar kėtu e-mailin, chatin dhe tė tjerė derivatė komunikimi bėhet i mundur fare lehtė. Njihuni me mėnyra dhe kėshilla tė tjera nė mėnyrė qė dashuria juaj tė jetojė edhe pėr disa kohė.

    Pėrdorni teknologjinė

    Pėrdorimi i teknologjisė nuk ėshtė njė nga rrugėt mė efikase qė ėshtė sugjeruar nga psikologėt pėr tė ngjizur njė dashuri, por me sa duket kohėt e fundit ajo ėshtė e vetmja pėr ta mbrojtur. Komunikimi ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė njė raport dhe vetėm pėrdormi i chatit apo i e-maileve do ta ndihmonte atė. Teknologjia ėshtė njė nga mundėsitė mė efikase pėr argumentin nė fjalė, pra pėr ata qė dashurojnė nė distancė. Dhe kėtu nuk e kemi fjalėn vetėm pėr e-mailin apo pėr njė program tė thjeshtė chat-i, por pėr ato programe komunikimi nė distancė, qė tė lejojnė komunikim mė tė ngushtė sesa thjesht njė telefonatė apo disa shkronja qė jepen e merren. Mjafton tė blesh njė ‘webcam’, qė tė jep mundėsinė jo vetėm tė flasėsh dhe tė shkruash, por edhe tė shihesh nė sy.

    Ruani gjakftohtėsinė

    Tė sqaruarit ėshtė njė nga kėshillat kryesore qė iu jepen jo vetėm ēifteve nė pėrgjithėsi por sidomos atyre qė janė nė largėsi. Mos flini kurrė pa sqaruar mė parė njė keqkuptim qė mund tė ketė lindur gjatė bisedės sė bėrė nė largėsi. Dhe duhet thėnė qė nė kushte tė tilla, keqkuptimet janė tė pranishme mė tepėr se ē’duhet. Largėsia ėshtė e tmerrshme. Mund tė zihesh edhe pėr gjėra qė nė rrethana tė tjera thjesht mund tė tė bėnin tė qeshje. Rrjedhimisht pasojat e njė zėnke qė vijnė nė kushtet e njė distance tė largėt, janė vėrtet tė pakėndshme. Mė pak kokėfortė dhe inatēi duhet tė pranoni faktin se buzėqeshja do tė jetė arma mė e mirė qė mund tė pėrdorni nė raste tė tilla. Kėshtu qė herėn tjetėr mos e mbyllni bisedėn me tė duke pėrplasur telefonin me inat, apo duke shkėputur lidhjen pėrmes internetit, pa thėnė natėn e mirė, sepse gjėrat mund tė bėhen mė keq nga ē’mendonit.

    Jini sa mė transparentė !!!!!!!!!!!!

    Pėrpiqu tė jesh gjithmonė sa mė e qartė dhe transparente nė ato qė thua dhe pėrpiqu qė tė mos lėsh hapėsira kompromentuese ku partneri tė ketė mundėsi tė hamendėsojė. Partnerėt qė mbajnė njė lidhje nė largėsi, janė gjithmonė shumė tė ndjeshėm, madje edhe shumė xhelozė. Mė mirė zgjat kohėn duke treguar edhe detajet mė tė vogla, sesa tė lėsh boshllėqe qė lėnė vend pėr tė dyshuar apo pėr t’u keqkuptuar. Mos i lėr asnjė shteg qė tė ‘notojė’ nėpėr mendimet e tij tė stėrholluara, qė mund ta ēojnė kushedi se ku. Tė flasėsh nė distancė dhe tė tregosh diēka qoftė edhe shumė tė rėndomtė, nuk ėshtė e njėjta gjė si tė komunikosh ballė pėr ballė, kur ke mundėsi tė kontrollosh shprehitė, emocionet apo edhe veprimet mė transparente.

    Bėj njė jetė me ngjyra

    Tė kesh njė lidhje nė distancė, nuk do tė thotė aspak qė tė qėndrosh gjithė ditės e ngjitur pas telefonit dhe tė presėsh me ankth telefonatėn e tij apo tė saj. A thua se nė kėtė jetė nuk ke gjė tjetėr pėr tė bėrė. Lėri partnerit kohėn qė ke planifikuar me tė dhe mos lėr pas dore angazhimet e tua apo qoftė edhe argėtimet me miqtė. Fakti qė partneri yt ėshtė larg, nuk do tė thotė qė tė duhet tė mbyllesh brenda dhe tė mos kesh jetėn tėnde aktive. Duke qenė gjatė gjithė kohės e zėnė me diēka, do ta vuash edhe mė pak largėsinė dhe do ta bėsh disi mė tė lehtė situatėn qė po pėrjeton.

    Bėji surpriza

    Nėse brenda mundėsive tuaja pėrfshihen edhe udhėtimet atėherė ji sa mė aktive nė planifikimin e tyre. Madje nėse do t’i organizoje papritur do tė ishin vėrtet tė bukura sepse do tė linin pas ndjesitė e kujtimeve tė veēanta dhe surprizave. Pėrpiqu tė hartosh njė plan udhėtimi tė tillė, qė tė japė mundėsi tė takoheni me tė disa herė gjatė gjithė vitit. Mundohuni gjithashtu qė vizitat e tij tek ti apo anasjellas, tė jenė sa mė tė shpeshta. Por kujdes nė administrimin e parave. Do tė ishte mirė qė tė ardhurat e planifikuara pėr udhėtime tė administrohen nė mėnyrė tė tillė, qė t’iu japin mundėsi tė takoheni nė periudha tė ndryshme tė vitit. Nė kėto lloj rastesh vini nė funksion edhe trurin. Mos e lini veten tė udhėhiqeni vetėm nga ndjenjat.

    Mė shumė besim dhe vullnet

    Por edhe pse e thėnė nė fund ajo qė ka rėndėsi primare nė mbrojtjen e njė lidhjeje nė distancė ėshtė besimi, vullneti dhe dėshira e mirė pėr ta mbajtur atė ende nė jetė. Ėshtė vėrtet e rėndėsishme tė besosh nė lidhjen tėnde dhe tė mos lejosh tė bėhesh pre e gjykimit qė mund t’iu mbėrthejė papritur dhe vazhdueshėm. Lėrini shqetėsimet, dyshimet pėr situata tė tjera. Ballė pėr ballė ju mund tė shpreheni mė mirė dhe tė kuptoni tė vėrtetėn qė e hidhur apo jo mbetet e shenjtė. Vetėm kėshtu mund tė shpėtoni dashurinė tuaj, atė pėr tė cilėn me dėshirė dhe besim mund tė sfidoni kilometrat e pafund. Kėrkohet vetėm pak vullnet, dhe jo ēdo gjė mbetet nė misionet e pamundura.
    Lėrini shqetėsimet, apo dyshimet pėr situata tė tjera. Ballė pėr ballė ju mund tė shpreheni mė mirė dhe tė kuptoni tė vėrtetėn qė e hidhur apo jo mbetet e shenjtė. Vetėm kėshtu mund tė shpėtoni dashurinė tuaj, atė pėr tė cilėn me dėshirė dhe besim mund tė sfidoni kilometrat e pafund. Kėrkohet vetėm pak vullnet, dhe jo ēdo gjė mbetet nė misionet e pamundura

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Jini sa mė transparentė !!!!!!!!!!!!

    Pėrpiqu tė jesh gjithmonė sa mė e qartė dhe transparente nė ato qė thua dhe pėrpiqu qė tė mos lėsh hapėsira kompromentuese ku partneri tė ketė mundėsi tė hamendėsojė. Partnerėt qė mbajnė njė lidhje nė largėsi, janė gjithmonė shumė tė ndjeshėm, madje edhe shumė xhelozė. Mė mirė zgjat kohėn duke treguar edhe detajet mė tė vogla, sesa tė lėsh boshllėqe qė lėnė vend pėr tė dyshuar apo pėr t’u keqkuptuar. Mos i lėr asnjė shteg qė tė ‘notojė’ nėpėr mendimet e tij tė stėrholluara, qė mund ta ēojnė kushedi se ku. Tė flasėsh nė distancė dhe tė tregosh diēka qoftė edhe shumė tė rėndomtė, nuk ėshtė e njėjta gjė si tė komunikosh ballė pėr ballė, kur ke mundėsi tė kontrollosh shprehitė, emocionet apo edhe veprimet mė transparente.
    ......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dashuria nė distancė, sfidė e cila mbijeton
    Nga vaaldr1n nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 07:05 PM
  2. Mbroni buzėt nga plasaritja
    Nga ulkina nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-03-2011, 07:27 PM
  3. Si te mbroni kompjuterin nga viruset
    Nga EMAUS nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 22-08-2009, 03:04 PM
  4. Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET
    Nga ema_d nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 02:37 AM
  5. Si te kontrollojme nje Kompiuter ne distance?
    Nga ReniX nė forum Tutoriale me Video
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2007, 06:15 AM