Qyteti i Durresit u clirua ne 14 nentor te vitit 1944. Historianet tregojne se per clirimin e qytetit nuk eshte zbrazur asnje pushke, pasi gjermanet u larguan, ne terheqje e siper, pasi hodhen ne ere infrastrukturen. Ne qytet kishte vetem disa dhjetera punetore shqiptare, qe mund te hynin vetem me leje per te punuar ne fabriken “Stamless” ne port, derisa funksionoi si dhe ne ndonje impiant tjeter me interes per prapavijen gjermane. Te gjithe banoret e tjere ishin larguar forcerisht nga qyteti.

Operacioni i koduar “Shetitje ne port” u shtri mbi gjithe qytetin e Durresit. Banoret e tij u evakuuan, duke u detyruar te lene qytetin ne 23 nentor te vitit 1943, per t’u rikthyer vetem ne 14 nentor te vitit 1944. Mbi 8 mije persona u detyruan te linin shtepite e tyre, per t’u strehuar ne miq e te aferm, nje rast ky pa precedente ne historine e Luftes se Dyte Boterore Operacioni gjerman konsistonte ne tre drejtime: 1) evakuimi me force i gjithe banoreve te qytetit; 2) minimi i qytetit, portit, vijes bregdetare, duke perfshire plazhin e Durresit; 3) internimi dhe dergimi i njerezve te Levizjes, kryesisht te rinj, ne kampet e perqendrimit. Kjo eshte nje tjeter vecanti e qytetit te Durresit, pasi askund ne bote nuk pati nje rast tjeter, kur te gjithe banoret te jene ndare ne menyre selektive.

Durrsaket e vjeter kujtojne se si te gjithe banoret u mblodhen ne periferi te qytetit, atje ku sot eshte zona industriale e Shkozetit dhe u seleksionuan nje per nje. Perpara uniformave gjermane doli nje i ri durrsak, i quajtur Osman Velja, i veshur me uniformen e oficerit te Gestapo-s. Ai ishte kthyer disa vjet me pare nga Gjermania, ku kishte studiuar nuk dihej se per cfare dhe gjate gjithe ketyre viteve nuk perzihej me askend. Kur ne Durres mberriten gjermanet, ai veshi uniformen e zeze dhe i nxori menjane te gjithe ata qe ishin angazhuar ne Levizjen Antifashiste, duke i derguar ne kampet naziste te perqendrimit. Bashkekohesit tregojne se gishti i oficerit shqiptar me pardesy te zeze lekure u drodh vetem dy here, kur perpara kishte nipin e tij, qe e dergoi ne kampin e perqendrimit dhe kur dergoi ne shtepi nje te ri antifashist, qe ishte i vetmi djale i shtepise.

Per nje vit qyteti i Durresit mbeti i pabanuar. Ne te mund te hyje vetem me leje te posacme te Vermahtit. Gjate kesaj periudhe u krye minimi i tij me nje raport 1 me 5. Durresi ka hyre ne Historine e Dyte, si zona me e minuar ne bote, duke e mbajtur kete rekord edhe ne vitet e mepastajme. Ne vendin e dyte per dendesine e minave te instaluara ne nje territor te caktuar eshte zona e Kurskut, ne ish-Bashkimin Sovjetik. Per vecantine e ketij qyteti, gjate kesaj periudhe, nga Komiteti i LANC-it u propozua te shpallej “qytet martir”, propozim qe, cuditerisht, nuk u miratua dy vjet me pare nga Keshilli Bashkiak i qytetit.

Gjermanet, si hodhen ne ere portin

Frika nga nje zbarkim i mundshem anglo-amerikan ne bregdetin ndermjet Durresit dhe Vlores beri qe e gjithe kjo zone, deri prane Vores, te minohej, ndersa dendurine me te madhe e pati plazhi i Durresit dhe zona deri ne Maminas, qe te conte ne kryeqytet. Me 20 qershor te vitit 1944 gjermanet hodhen ne ere portin e Durresit, ndersa ne 6 korrik u hodhen ne ere portet e Shengjinit dhe Vlores. Frika ndaj aleateve beri qe deri ne daten 13 nentor te mbahej ne Shkembin e Kavajas nje bateri e fuqishme artilerie, qe do te mbronte plazhin ne rast pushtimi, ndersa fortifikimet ne Kepin e Rodonit u braktisen te fundit nga ushtria gjermane.

Kristo Sotiri

Mauzeleumi i deshmoreve, nga arkitekti i Mbretit

Ne qytetin e Durresit ndodhet i vetmi mauzeleum i deshmoreve ne Shqiperi, i cili funksionon si varreze e martireve dhe si muze historik. Ai u projektua nga arkitekt Kristo Sotiri, i cili kishte qene par gati dhjete vjet arkitekt i oborrit mbreteror te Rumanise. Ai u kthye ne Shqiperi ne vitet ’20 dhe ishte arkitekti presidencial e me pas arkitekti i oborrit te Mbretit Zog. Bashkekohesit tregojne se per te ndertuar kete veper, arkitekt Sotirit iu desh te luftonte me nje mentalitet te rrenjosur ne shekuj, se njerezit mund te varroseshin vetem nen toke dhe jashte qytetit. Ne Durres ata jane vendosur te gjithe ne nje mur te larte, me kate dhe ne fund te nje rruge qendrore, rreze kodres. Guximi i arkitekt Sotirit i dha Durresit nje veper monumentale.

Lufta ne Durres

Nga nacionalistet, te partizanet

Te paret qe shkrepen armen kunder fashizmit ne Durres ishin njerezit e Zogut, te udhehequr nga Abaz Kupi. Per meritat e tij te vecanta ai eshte permendur edhe ne gazeten “Zeri i Popullit” ne vitin 1942 nga artikullshkruesi Enver Hoxha, i cili disa vjet me vone ia mohoi te gjitha meritat. Nderkohe, dokumente te kohes bejne fjale per nje plan te anglezeve per t’u dhene Vloren komunisteve dhe Durresin nacionalisteve dhe per te krijuar keshtu nje ekuiliber ne shtetin e vogel ballkanik. Ne te vertete, zona Durres-Kavaje-Kruje ishte me ndikim te fuqishem te udheheqesve nacionaliste si, Abaz Kupi, Myslim Peza etj. Por projekti anglo-amerikan nuk arriti te funksionoje, ndersa komunistet moren pushtetin ne te gjithe territorin e vendit





Porto-Romano

Kampi i te internuarve te Ballkanit

Ne veri te qytetit te Durresit, ne zonen e Porto-Romanos, ngrihet nje monument i mbijeteses. Eshte lapidari qe u kushtohet atyre qe kaluan nje pjese te jetes ne njerin nga kampet e internimit me famekeqe te Luftes se Dyte Boterore. Shkronjat mbi lapidar mezi lexohen, te shkulura pjeserisht nga koha, agjentet atmosferike dhe vandalet. Ish-kampi i internimit eshte serish i rrethuar me tela me gjemba dhe nje ushtar me automatik qendron ne hyrje. Teksa hedh nje veshtrim kureshtar brenda, kupton se ato ndertesa te vjetra njekateshe jane shnderruar ne kazerma ushtrie. Armet, karakollet, telat me gjemba dhe vdekja duket se do ta shoqerojne perjetesisht kete qoshe te harruar te Shqiperise, ne te cilen me shume se gjashte dekada me pare u mblodhen antifashiste nga pothuajse te gjitha vendet e Ballkanit, te pushtuara nga italianet dhe gjermanet.