Kur era fryn dhe rrėmbyeshėm merr gjethet nga drunjėt, asgjė smund tė gjej tjetėr veē Emrit tė Atij qė e di sa gjethe ranė mbi dhé e sa mbetėn nė drunj. Kur fati mė ēon nė shkretėtirat e kėsaj bote dhe trupi mė digjet nga etja, asgjė smund tė mė freskojė veē Emrit tė Atij qė ujin e ka bėrė pikėnisjen e ēdo gjėje. Kur zemra trazohet pėr ta thėnė atė qė ka brenda, por gjuha lidhet me nyjen e pafuqisė, asgjė smund tė mė bėjė tė flas veē Emrit tė Atij qė mi mėsoi tė gjithė emrat. Kur kėmbėt nuk mund tė hapėrojnė nė rrugėt e jetės dhe mbetem aty ku nuk duhet tė jem, asgjė nuk mė bėn tė ecė veē Emrit tė Atij qė mi mėsoi tė gjitha rrugėt. Kur mendja dorėzohet nga vetė ekzistenca e saj, dhe nuk mund ta gjykojė jetėn qė qėndron mė lartė se ajo, nuk mund tė mendoj asgjė tjetėr veē Emrit tė Tij. Kur dhimbjet mė godasin shpirtin dhe dikush nga njerėzit thotė: Ah sa gjynah!, ngrihem mbi dhimbjet e mia veē me emrin Allah!