Nata e fundit ne tirane


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Nata e fundit ne tirane

    Receta Gatimi

    Ja si fshihet dielli pėrtej Dajtit e ia sjell edhe njė natė Tiranės!
    Nata ēdoherė na e kujton njė fund sepse ēdo natė ėshtė fundi i njė dite
    Kur dielli tė ketė perėnduar pėr njė anė tė botės,
    Sėrish i falė dritė asaj ane nėpėrmjet hėnės, qė errėsira tė mos e pushtojė tokėn.
    Kandili i jetės rri i ndezur nė qiell pėr hir tė tokės
    Ai jeton pėr tė edhe pse kurrė asaj s’i afrohet
    Si dielli janė shumė zemra nė tokė,
    Ato jetojnė larg atyre qė i duan vetėm pėr tė mos i djegur
    Prandaj, largėsia dėshmon pėr afėrsinė e tė dashuruarve.

    Janė ndezur kandilat e Tiranės dhe pėr tė pestėn herė njė zė thėrret: “Eja nė shpėtim!”
    Por ē’e do qė pėr ta shpėtuar veten shumė zemra s’kanė guxim?
    Ēdo natė ėshtė e fundit sepse ēdo natė vetėm njė herė vjen nė botė
    Ēdo mysafir i kėsaj bote ndahet nga bota por jo ēdo ndarje ėshtė fund
    Ndarjet nuk janė fundi i dashurisė por fillimi i dhimbjeve pėr tė dashurit
    Sa zemra copėtohen nė botė nga malli qė ndarjet e shkaktojnė e takimet e shtojnė?
    Sa vjet i humbėm nė jetė dhe tani kėrkojmė edhe njė ēast pėr t’u ēmallur
    E si mund tė ēmallemi nė ēastin e ndarjes kur s’u ēmallėm nė atė tė takimit?

    Nuk ka mjaftuar njė mal me gurė pėr ta gdhendur buzėqeshjen tėnde
    Nuk ka mjaftuar njė det me ngjyrė pėr ta pikturuar gėzimin e syve tu
    Po ē’tė gjeti qė u kėpute si gjethe e m’i solle tė gjitha vjeshtat e jetės nė zemėr?
    Ē’ėshtė ai lot i pėrgjakur nė syrin tėnd qė po e pėrmbyt njė botė?
    Pėrse u bėmė pėr njėri-tjetrin bukė e helmuar
    me tė cilėn u ngopėm dje pėr t’u goditur sonte nga dhimbjet e helmit?
    Ēfarėdo qė tė tė pyes, sonte nuk duhet tė pėrgjigjesh, mjafton tė buzqeshėsh
    qė Tirana ta mbajė mend se ka zemra qė qeshin me dhimbjet.

    A ke aq forcė sa tė mė thuash natėn e mirė?
    Nėse pėrshėndetjet nuk u mungojnė takimeve, pėrse duhet t’u mungojnė ndarjeve?
    Le tė ndahemi kėtu ku u takuam se dashuritė kanė veē fillim e jo fund
    Zemrat braktisin ata qė duan mė pak, pėr hir tė atyre qė duan mė shumė
    Veē shpirtrat qė bashkohen pėr hir tė Sė Vėrtetės, ndahen tė bashkuar nė rrugėt e jetės.
    Veē ata qė pėrjetuan dhimbjen tonė, kur ne tė kemi ikur, do tė thonė:
    “Kėtu i lagte loti kur s’i lagte shiu, njė zemėr nga jugu, tjetrėn nga veriu”

    Ah sa gjėra do ishte mė mirė tė mos i kishim se sa t’i humbisnim!
    Sa e qetė do ishte zemra nėse pėr gjėrat qė s’i dimė tė mos flisnim!
    Por ja, nė botė jemi e botėn s’mund ta kemi!
    Pėrmbushja e ēdo dėshire qė vėrtitet nė mendje, do ishte ndėshkim pėr zemrat
    Sepse jo ēdo herė mendja e di ēfarė ėshtė e mirė pėr zemrėn
    Jetuam nė shtatin e nėnės por s’mbajtėm mend asgjė nga ajo jetė
    U ndamė nga shtati i saj dhe ajo nėpėrmjet ndarjes na deshi edhe mė shumė
    Madje, edhe pse i shkaktuam dhimbje mė tė forta
    Po ndahemi edhe ne sonte me dhimbje qė nesėr tė duhemi mė shumė
    Nesėr sėris


    Neser serisht dielli do tė shfaqet mbi Dajt,
    Nesėr dhimbjet tona nė det i ēon Lana, e natėn e fundit e ruan Tirana.

  2. #2
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    shum e bukur

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Venecia, nata finale e festivalit tė filmit
    Nga vaaldr1n nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2011, 02:56 PM
  2. Nata e parė e martesės, nė burg
    Nga Erlindi nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-08-2009, 10:25 PM
  3. "Oscar 2008", nata magjike e kinemase
    Nga daku323 nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2008, 12:33 AM
  4. Nata e Bardhė, kėngė partizane dhe pėrqafime publike
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2007, 05:52 PM