Nėse shkarkon nė mėnyrė tė paligjshme muzikė apo filma nga interneti shpejtėsia e lidhjes ngadalėsohet aq shumė derisa nė fund ndėrpritet linja.

Kjo ėshtė nė sintezė marrėveshja e arritur nė SHBA mes producentėve kinematografikė dhe muzikorė nga njėra anė dhe shpėrndarėsve kryesorė tė internetit nga ana tjetėr, nė pėrfundim tė negociatave qė kanė zgjatur prej vitesh.

Sipas industrialistėve tė sektorit, pirateria dixhitale kushton deri nė 16 miliardė dollarė nė vit dhe tentativat pėr ta ndaluar deri tani nuk kanė dhėnė rezultate tė mėdha.