Njė studim nga njė grup mjekėsh nga Universitetit i Newcastle ka rezultuar i suksesshėm pasi ėshtė provuar nė njė grup pacinetėsh. Sipas tė dhėave dieta do tė bėnte tė mundur uljen e nivelit tė dhjamit (yndyrės) nė pankreas dhe nė mėlci duke mundėsuar nė kėtė mnyrė riprodhimin brenda normave tė lejuara tė insulinės. Nė pjesėn mė tė madhe pacientėt janė shėruar plotėsisht nė njė distancė 2 deri nė 3 muaj deri nė pėrfundim tė plotė tė dietės.
Sipas mjekėve tė cilėt rekomandojnė njė dietė tė tillė nėse ushqeheni pėr dy muaj rrjesht eskluzivisht me perime tė tillė si: spinaci, sallatė jeshile, marule, lakėr, fasule, bishtaje, speca, karrota etj si dhe fruta tė shtrydhura mund tė zhdukė nė njė masė tė konsiderueshme diabetin tek ju. Studimet kanė treguar se ndryshimi do tė ndjehet menjėherė nė trupin e njė personi qė vuan nga diabeti madje qė nė javėn e parė tė dietės pasi niveli i glukozės nė gjak do tė mund tė rikthehet nė nivele normale tė saj, ndėrkohė mjekėt nėpėrmjet kėsaj diete kanė mundur tė verifikojnė edhe njė ulje tė nivelit tė yndyrės nė pankreas nė pėrmasat 6-8%. Nė pėrfundim tė tre muajve tė dietės personat qė vuajnė nga diabeti mund tė fitojnė nivelet normale tė sheqerit nė organizmin e tyre.
Mjekėt rekomandojnė se kjo nuk do tė thotė se ėshtė njė dietė qė vlen pėr tė gjithė personat qė vuajnė nga diabeti, por ajo qė ėshtė e sigurtė, ėshtė se nėpėrmjet kėsaj diete qė pėrmban nė thelb mos tejkalimn e 600 kalorive nė ditė mjekėt kanė vėrtetuar se nėse njė diabetik arrin tė dobėsohet shumė, atėherė ai mund tė shpėtojė nga diabeti. Sipas mjekėve efekti qė njė dietė me perime dhe fruta mund tė ketė nė personat diabetik tė nivelit 2 mund tė jetė me rezultate impresionuese, ndaj personat qė vuajnė nga diabeti nuk duhet ta konsiderojnė sėmundjen e tyre si njė dėnim me vdekje.
Sigurisht qė mund tė jetė mė e thjeshtė qė diabeti tė luftohet me ilace sesa tė modifikosh gjithė stilin e jetesės dhe mėnyrėn e tė ushqyerit, por kjo dietė ėshtė mė e efekshme dhe mė pak e dhimbshme si dhe me pak vullnet tė mirė mund tė arrihen rezultatet e duhura. Nėse mund tė reduktojmė kalotritė nė ushqimet tona atėherė do tė mund tė ulim nivelin e yndyrės nė pankreas dhe nė mėlci dhe duke shkaktuar kėshtu pėrfitime direkte nė mekanizmin e insulinės. Dieta e rekomanduar nėpėrmjet tė cilės duhet tė marrim vetėm 600 kalori nė ditė nėėrmjet konsumimit tė perimeve dhe frutave mund tė duket pak si e pamundur si dhe shumė pak kalori, nė njė kohė qė njė njeriut i duhen tė paktėn 800 kalori nė ditė qė tė mbijetojė.
Por, sakrifica ja vlen sipas mjekėve pasi kjo nuk ėshtė njė dietė qė duhet tė zgjasė gjithė jetėn. Ato rekomandojnė se gjėja mė e mirė ėshtė qė tė aplikohet njė dietė e ekuilibruar dhe qė tė mund ta vazhdojmė me kalimin e kohės, dhe kjo mund tė arrihet me njė dietė tė butė hypokalorike duke e ndėrthurur edhe me aktivitet fizik. Kjo mund tė bėhet edhe nė mėnyrė tė tillė, si pėrshembull nėse ne konsumojmė njė briosh qė pėrmban 200 kalori atėherė ne mund ta balancojmė me ecje pėr gjysmė ore 3-4 herė nė javė.
burimi ballkanweb