Njė anije qė besohet se i pėrket periudhės mes shekullit tė dytė dhe tė parė para erės sonė ėshtė zbulimi mė i fundit i ekipit tė studiuesve shqiptaro-amerikane.
Reliket e saj janė gjendur nė perėndim tė ishullit tė Sazanit, nė njė thellėsi prej 50 metrash. Kjo anije ėshtė e gjatė rreth 30 metra dhe gjendet poshtė kėtyre amforave, tė cilat mendohet se janė mbi 300 copė. Ato i kanė rezistuar kohės prej gati 2100 vitesh, duke mbetur nė gjendje shumė tė mirė.
Sipas arkeologėve, kjo gjetje ėshtė mjaft e rrallė nė Mesdhe dhe besohet se do tė ndriēojė fakte tė panjohura qė kanė tė bėjnė me popullsinė e Ilirisė sė jugut qė ishte vendosur gjatė bregdetit si dhe marrėdhėniet tregtare me vendet e tjera.
Sipas hipotezave paraprake, anija mund tė ketė lidhje me betejat e Luftės Civile dhe zbarkimin e Jul Cezarit dhe ushtrisė sė tij, nė kėrkim tė gjurmėve tė Pompeut. Pėr arkeologun Jeff Royal, kėto gjetje relikesh, sė bashku me amforat, dėshmojnė pėr njė tregti tė madhe verėrash tė zhvilluara nė shekullin e dytė dhe tė parė para erės sonė.
Dr. Adrian Anastasi, i Institutit tė Arkeologjisė, ėshtė shprehur se zbulimi i kėtij reliti shėnon njė sukses tė rėndėsishėm jo vetėm pėr ekspeditėn, por edhe pėr arkeologjinė nėnujore shqiptare.
Ndėrsa Auron Tare, i Qendrės Shqiptare tė Kėrkimeve Detare, thotė se zbulimi i kėtij reliti tė mrekullueshėm mund tė sjellė dėshmi shumė interesante pėr njė periudhė tė njohur tė historisė sė Romės tė zhvilluar nė brigjet e Ilirisė Antike.
Por, zbulimet arkeologjike kėrkojnė edhe laboratorė pėr tu konservuar si dhe muze pėr tu ekspozuar. Themeluesi i Fondacionit amerikan RPM, financieri Gergo Robb Jr thote se zbulimet e 5 viteve tė fundit mund tė krijojnė njė muze unikal pėr Ballkanin, por fatkeqėsisht nuk ka asnjė laborator apo muze, i cili tė jetė i gatshėm pėr kėtė mundėsi tė madhe qė i jepet Shqipėrisė.
Ekspedita shqiptaro-amerikane operon nė bordin e anijes Herkules dhe ėshtė cilėsuar nga mediat amerikane si njė prej 10 mė tė rėndėsishmeve tė kėtij lloji nė botė. Ajo ka pėr qėllim krijimin e hartės sė pasurive arkeologjike dhe historike nėnujore. Deri mė sot ka zbuluar deri mbi 20 anije nė ujrat shqiptare dhe mbi 15 tė tjera nė ato tė Malit te Zi.
Burimi: TCH