Receta Gatimi

ALBtelecom e Motorola, pėr internet nė ēdo cep tė Shqipėrisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up ALBtelecom e Motorola, pėr internet nė ēdo cep tė Shqipėrisė


    ALBtelecom zgjeroi hartėn e mbulimit me shėrbimin e internetit dhe shumė shpejt do tė mbulojė tė gjithė territorin shqiptar.


    ALBtelecom dhe Motorola, pėrmes kompanisė Verso kanė nėnshkruar marrėveshjen nė njė shumė tė konsiderueshme, pėr furnizimin edhe instalimin e teknologjisė sė telefonisė fikse dhe wirless nėpėrmjet Motorola Canopy Solutions, pėr zgjerimin e zonės sė mbulimit me internet edhe nė zonat mė tė thella tė vendit, ku ky shėrbim nuk ka qenė i mundur deri mė tani. ALBtelecom partneri kryesor i Motorola nė rajon, ka njė bashkėpunim tė konsoliduar edhe pėr projekte tė tjera tė rėndėsishme pėr tė ardhmen.

    Me anė tė kėtij projekti, ēdo familje apo biznes do tė ketė mundėsinė tė shijojė benefitet e shėrbimit tė internetit nė cilėsi tė lartė, pavarėsisht se nė cilin cep tė Shqipėrisė ndodhet. Ky projekt, do tė shėrbejė gjithashtu edhe nė sistemin e arsimit nė Shqipėri, pasi do tė rrisė cilėsinė e shėrbimit tė internetit nė shkollat e sistemit parauniversitar edhe nė zonat mė tė thella tė vendit.

    Implementimi i kėtij projekti ka nisur sė fundmi dhe deri tani 350 fshatra janė mbuluar me shėrbimin e internetit nga ALBtelecom, pėrmes Motorola Canopy Solutions. Numri total i kėtyre banorėve tė fshatrave ėshtė rreth 420 mijė dhe kur konsumatori kėrkon kėtė shėrbim nga ALBtelecom, ky i fundit do tė instalojė modemin pėr shėrbimin e internetit special wirless dhe interneti do tė jetė menjėherė i gatshėm pėr pėrdorim. Ēdo ditė e mė shumė po rritet numri i zonave rurale tė mbuluar me shėrbimin e internetit nga ALBtelecom.

    Nė pak muaj mė shumė se 1300 fshatra, zona turistike dhe malore nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė do tė kenė akses tė plotė dhe me cilėsi tė lartė tė shėrbimit tė internetit, madje edhe nė zonat mė tė thella malore ku gjendet rrjeti i fibrės optike.



    Sistemi Motorola Canopy, i implementuar nga ALBtelecom ėshtė zgjedhja mė e mirė e teknologjisė sė Aksesit nė Internet Wirless dhe Fix, qė bazohet nė licencėn e frekuencave tė lira. Falė teknologjisė OFDM (Orthogonal Frequency Division Multiplex) tė pėrdorur nga Motorolo Motorola Canopy Solutions shėrbimi i internetit nga ALBtelecom nė zonat rurale do tė jetė me cilėsi mė tė lartė dhe nuk do tė ndikohet nga kushtet e vėshtira tė terrenit. Njė sistem i ngjashėm ėshtė implementuar dhe zbatuar nė shtetet e tjera tė rajonit, me kapacitete tė ngjashme me ato tė Shqipėrisė, por teknologjia e zgjedhur nga ALBtelecom ėshtė ajo mė e fundit dhe mė e mira.

    Drejtori i Pėrgjithshėm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun, nėnvizoi se projekti nė fjalė ėshtė pjesė e projekteve tė tjera tė rėndėsishme tė ALBtelecom, pėr zgjerimin e hartės sė mbulimit me shėrbimin e internetit dhe rrjetit tė optike nė tė gjithė Shqipėrinė, pėrfshirė kėtu edhe zonat e thella malore. Me qėllim ofrimin e shėrbimeve mė cilėsi tė lartė, brenda njė kohė shumė tė shkurtėr, ALBtelecom nėpėrmjet kėtij projekti do tė ofrojė shėrbim interneti me cilėsi mjaft tė lartė dhe ēmime favorizuese edhe nė zonat mė tė thella tė vendit.

    “Interneti po ndryshon jetėn e njerėzve nė mėnyrė shumė pozitive. Megjithatė, pėr shkak tė shumė faktorėve si gjendja ekonomike, kostot e investimit pėr pėrdoruesit etj., gjithashtu ekziston njė fenomen i quajtur ‘Digital Divide’. ‘Digital Divide’ do tė rrisė boshllėkun mes njerėzve qė kanė mundėsi aksesi nė internet dhe atyre qė nuk e pėrdorin atė. Ne si ALBtelecom ndjehemi krenar dhe tė kėnaqur, pasi pėrmes projektit Motorola Canopy, i cili po realizohet nė njė kohė mjaft tė shkurtėr, ndryshojmė raportin e pėrdoruesve tė internetit mes zonave urbane dhe zonave rurale tė Shqipėrisė, pasi do tė sjellė shėrbim interneti tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė.

    Ky projekt ėshtė me shumė rėndėsi pėr ALBtelecom dhe Shqipėrinė dhe pėrbėn njė hap tė rėndėsishėm pėr projektin ‘Shqipėria nė moshėn e internetit’. Ne kemi disa projekte tė tjera qė do tė bėjnė mė tė arritshėm internetin nga ana e qytetarėve dhe do t’i ndajmė kėto projekte me publikun, kur tė jenė gati. Tani ne do tė ofrojnė nė ēdo cep tė Shqipėrisė internetit broadband nė sajė tė Motorola Solutions. Kudo nė Shqipėri, nė ēdo skaj apo zonė tė saj, pėrdoruesit do tė kenė qasje nė internet tė pėrballueshme broadband”, u shpreh Drejtori i Pėrgjithshėm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun.

    Ndėrkohė z. Ian Bayly ( Beili), Drejtor i Motorola-s pėr Evropėn u shpreh se kompania e drejtuar prej tij ėshtė e specializuar nė shėrbimin e internetit broadband dhe se e veēanta e bashkėpunimit me ALBtelecom ėshtė implementimi i teknologjisė mė tė fundit. “Jemi shumė tė kėnaqur qė kemi partner ALBtelecom nė projektin e shkollave shqiptare dhe do ta mundėsojmė internetin wireless me bandė tė gjerė pėr tė gjitha shkollat, nė mė shumė se 1600 shkolla nė tė gjithė vendin. Kemi eksperiencė tė gjerė pėr ofrimin e internetit broadband nė shkoll dhe jemi shumė tė kėnaqur qė jemi nė Shqipėri.Rrjetin dhe infrastrukturėn qė jemi duke implementuar ėshtė interneti wireless i gjeneratės sė re, ndėrsa kapacitetet tona deri nė 45 Mbits. Ne jemi nė gjendje ta rrisim atė shumė lehtė me ALBtelecom deri nė 85 Mbs brenda njė viti, kėshtu qė kapaciteti ėshtė mjaft i lartė pėr tė ofruar nė kėto shkolla dhe ne shpresojmė qė kjo do tė stimulojė arsimit nė Shqipėri”, u shpreh Ian Bayly, Drejtor i Motorola-s pėr Evropėn.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    E ca me duhen keto mua , ta rrisin pak shpejtesin ate dua un

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    pse ja fusin kot...te shpia ime nuk esht

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Ruaje mir Nisatelin ti

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    nga e di ti qe e kam nisatel

    mafjoz



  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    nga e di ti qe e kam nisatel

    mafjoz


    ; )..........

  7. #7
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    ALBtelecom, do krijoj monopol!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Internet edhe pėr fshatrat e Shqipėrisė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-05-2011, 01:17 AM
  2. Motorola Xoom pėr 799 dollarė
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2011, 01:40 PM
  3. Motorola prezanton Droid 2
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-08-2010, 03:17 PM
  4. ndihme motorola razr v3
    Nga behari nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-07-2007, 11:33 PM