Receta Gatimi

PO-te dhe JO-te per kujdesin ndaj lekures suaj


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Thumbs up PO-te dhe JO-te per kujdesin ndaj lekures suaj



    Keshillat elementare mbi ujin


    JO dusheve te teperta. Po, ka mundesi te jete kohe vere dhe ju djersiteni shpejt, por te beni disa dushe brenda dites mund te shkaterroje lekuren tuaj: megjithese ju mund te mendoni qe uji ju hidraton, ne siperfaqe ai mund te kete nje efekt dehidratues mbi epidermen tuaj. Nese doni te mos dukeni si kumbull e thate, beni dush ne doza te vogla dhe perdorni gjithmone krem hidratant menjehere pas larjes.

    PO pirjes se ujit ne sasi te medha. Nderkohe qe aplikimi i ujit ne siperfaqe mund te demtoje lekuren tuaj, pirja e 2 litrave uje ne dite eshte esenciale per nje lekure te shendetshme, sepse shplan lendet toksike dhe mban organet e brendshme duke punuar ne gjendje te mire. Nese pini uje nga shishja, te filtruar apo direkt nga rubineti nuk ka rendesi – me e rendesishmja eshte te pini rreth 8 gota uje ne dite. Mbani mend qe frutat dhe perimet jane gjithashtu burime te mira te H2O.

    Kremra te domosdoshem

    JO teprimit me kremrat hidratante. Nderkohe qe doni ta mbani lekuren tuaj te bute gjate veres, mund te perdorni produkte me te lehta – vecanerisht sepse me i trashe nuk do te thote me i mire. Kremrat e rende mund te krijojne nje barriere ne siperfaqen e fytyres suaj dhe nuk e lejojne fytyren te thithe lageshtine. Gjithashtu produktet qe permbajne perberes sintetike mund te mbajne ne siperfaqe qeliza te vdekura dhe ta bejne lekuren tuaj te duket e ploget.

    PO locioneve te fytyres gjate nates. Ka prova qe rigjenerimi i qelizave te lekures eshte pak me i shpejte gjate nates sesa gjate dites, ndaj perfitoni nga perthithja e lekures suaj dhe mos i prishni punet me hidratimin gjate nates.

    Detyre e dyfishte

    JO aplikimit te shume produkteve per fytyren ne te njejten kohe, pavaresisht deshires suaj te paepur per t’i provuar. “Perdorimi i shume produkteve mund t’ju irritoje lekuren,” thote Jeanine Downie, nje dermatologe nga Nju Jorku.

    PO ushqimit te lekures me nje krem te mbushur me lende ushqyese – me fjale te tjera, ne vend qe te perdorni nje sere produktesh, gjeni nje produket heroik qe mund t’i beje te gjitha dhe te kujdeset per te gjitha nevojat tuaja njehere e mire. Kerkoni per nje krem qe te permbaje vitamine C, per ta ekuilibruar tonin e lekures dhe per te minimizuar njollat, si dhe elemente antirrudhe te fuqishem si acid retinoik dhe niacinamide.

    Ne mengjes

    JO pirjes se kafese me teper se c’duhet. Nderkohe qe nje filxhan ne dite – pa krem, pa zeendesues te sheqerit etj – mund te te beje mire, shume kafe mund te veproje si dehidratues. (Lekura jote ka nevoje per te gjithe hidratimin qe mund t’i japesh!).

    PO aplikimit te kafese ne siperfaqe te trupit dhe fytyres suaj. Disa studime tregojne per cilesite e forcimit te lekures dhe lehtesimit te skuqjes te kafeines qe del nga kafeja, duke e bere kete te fundit ilacin e perkryer per qeset nen sy dhe skuqjen e fytyres. Nderkohe qe mendoni te mbushni raftet tuaja me serume prej kafeine per syte dhe lekuren, mund te konsideroni edhe investimin ne kremra anticelulit me kafeine, sepse kane treguar qe pakesojne shfaqjen e gropezave.

    Menyra e duhur per te pastruar fytyren

    JO perdorimit te kremrave pastrues shume te forte, apo ferkimit te shpeshte me sfungjere pastrues. “Shmangini arrat e shtypura ne kavanoze. Ato mund te shkaktojne cjerrje te vogla ne lekure, duke e bere kete te fundit mjaft te dobet,” thote estetistja Kate Somerville. Rregulli i pergjithshem eshte ta pastroni fytyren tuaj dy here ne jave, por lloji i lekures suaj luan nje faktor kryesor. Lekura e yndyrshme mund te duroje deri ne kater trajtime me krem pastrues ne jave, nderkohe qe lekura e thate ose e ndjeshme duhet te perdore kete lloj kremi vetem nje apo dy here ne jave.

    PO perdorimit te enzimave te frutave per pastrimin e lekures. Acidet e frutave nga kungulli, papaja dhe ananasi, per shembull, i tretin qelizat e vdekura te lekure butesisht, por me efekt. Per nje efekt shkelqyes dhe lustrues, perdorni edhe pak leng limoni.

    Teknikat e nxirjes

    JO banjove te diellit. Pak diell mund t’i jape me shume hijeshi cehres suaj, por edhe nje nxirje e moderuar perben nje demtim per organin tuaj me te madh (lekuren tuaj). Ekspozimi aksidental ndaj diellit, qe ndodh gjate kohes qe ngisni makinen apo shkoni per te ngrene dreke eshte mese e mjaftueshme per marre sasine e vitamines D qe ju duhet cdo dite, ndaj mos i lini pas dore detyrat tuaja te lyerjes me krem dielli per lekuren. Perdorimi i nje produkti me SPF 15 apo me te larte eshte esencial, dhe duhet te riaplikohet cdo dy ore.

    PO aplikimit te kremrave nxires. Nuk ka asgje te keqe nese shkelqimi i lekures suaj eshte i rreme! Dhe me teknologjine e diteve te sotme qe bllokon aromat e keqia, shmangia e asaj eres se keqe eshte mjaft e lehte. Per nxirje me produkte kimike sa me te mire, sigurohuni qe nje nate perpara se te aplikoni produktin, te pastorni lekuren tuaj, dhe mos harroni te perdorni edhe nje krem hidratues (lekura e thate ka me teper mundesi te behet vija-vija).

    Mbajini duart larg dhe afer!

    JO masazheve te teperta te fytyres apo lekures suaj. Nje masazh fytyre mund t’ju ndihmoje te hiqni stresin, te permiresoni elasticitetin dhe te keni nje shkelqim te shendetshem, por stimulimi i tepert i lekures mund edhe te irritoje lekuren e ndjeshme dhe te perkeqesoje aknet, psoriazat ose ekzemat.

    PO perdorimit te teknikes “zinxhir” kur perdorni kremra dhe serume antirrudhe per te zbutur vijat dhe rrudhat – kjo krijon nje siperfaqe pa plasaritje ne menyre qe kremi/serumi te penetroje me sukses. Ja si behet: duke perdorur gishtin tregues dhe te mesit, shtyjeni lekuren butesisht nga vija qe krijojne gishtat per jashte. Duke i mbjatur gishtat te hapur, perdorni nje gisht nga dora tjeter per te lyer me krem zonen e lemuar ne mes.

    Hani perime, pini lengje natyrale!

    JO perdorimit te pijeve te bukurise per nje lekure shkelqyese. “ato mund t’ju japin hidratimin e deshiruar, por nuk kane vitaminat dhe antioksidantet e duhur per te bere nje ndryshim te dukshem ne lekuren tuaj,” thote Carrie Wiatt, doktoreshe, klientela e se ciles perfshin edhe Jennifer Aniston dhe Fergie.

    PO suplementeve anti-inflamatore si omega-3,vitamina B, dhe keresitine, qe ndihmojne ne shmangien e irritimit te akneve, nxisin perthithjen dhe ruajtjen e lageshtires, dhe permiresojne qarkullimin e gjakut. Nese ju jepet te perdorni shtrydheset e frutave, mund te perpiqeni te beni pijet tuaja te bukurise ne shtepi. “lengjet natyrale jane te pasur me vitamina, si dhe me antioksidante, qe rrisin qarkullimin e gjakut, reduktojne humbjen e kolagjenit, permiresojne prodhimin dhe depozitmin e kolagjenit, dhe ndihmojne ne rritjen e pergjithshme te perqindjes se rigjenerimit te qelizave ne lekuren tuaj,” thote dermatologia Ariel Omstad, qe rekomandon perzierjen e perimeve me gjethe leshile si spinaqi me limon, xhinxherfil, ose rrepa per rezultate shkelqyese.

    Njolla largohuni!

    JO perdorimit te locioneve me baze alkoolin apo pastave te dhembeve per te zbutur njollat tuaja. Zhveshja e lekures nga lageshtia do te beje qe gjandrat e yndyres te aktivizohen dhe mund te perkeqesojne gjendjen tuaj. Njesoj, aplikimi i pastes se dhembeve ne venet problemtaike do te beje me teper dem se te mira: mentoli qe permban mund te shkaktoje te krujatura dhe inflamacion, qe do te rezultoje ne irritim te metejshem te akneve.

    PO perdorimit te menjehershem te nje trajtimi siperfaqesor mbi nje njolle. Produkte qe permbajne acid laktik jane me te miret per cistet – gunga te vogla te forta qe dhembin dhe qe shfaqen nen lekuren tuaj e mund te zgjasin per jave te tera – nderkohe qe nje produkt qe permban acid salicilik apo peroksid benzili eshte ideal per njolla te vogla.

    Sherbimi ndaj buzeve

    JO balsameve farmaceutike. Nese doni t’i mbani buzet tuaja “te puthshme” gjate veres, mos perdorni balsame me baze mentoli apo kamfori. Ndjesia shpuese mund te sherbeje si kunderhelm, por keto produkte nuk do t’i mbrojne buzet tuaja, ata vetem do t’i bejne me te thata. Kerkoni per shkelqyes apo balsam buzesh me perberes si gjalpi prej dru shi-je apo dylle bletesh, te cilat i mbulojne buzet tuaja me nje shtrese qe ndihmon ne mbrojtjen dhe ushqyerjen e tyre.

    PO perdorimit te kremit mbrojtes nga dielli gjate dites. Megjithese mund te jeni e fiksuar me shkelqyesin tuaj, sa me shkelqyes dhe reflektiv te jete, aq me shume rreze ultravjollce terheq. Efekti negativ ne buzet tuaja mund te mos jete i dukshem menjehere, por nje plage kafe e erret – e quajtur lentigo e buzeve – mund te krijohet pas ekspozimit te perseritur ne diell. (infoalbania)

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Shume interesante dhe te verteta keto....

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    dhe nje keshill tjeter nga un qe skam sh qe e kam marr vesh.......per krem hidratues.....nuk duhet te perdorni nivea nese jeni me te vogla se 35 vjece...
    shkakton rrudha , sepse eshte shuummm zbutes....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Disa Keshilla Natyrale Per Kujdesin e Fytyres Suaj
    Nga Kliton nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-12-2013, 09:07 PM
  2. Ja ēfarė mund t’i bėjė dielli lėkurės suaj
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 10:48 AM
  3. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-03-2012, 09:16 AM
  4. Stil per diten e Dasmes suaj..!
    Nga erinda nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2012, 08:30 AM
  5. Defektet e mundshme nė pajisjet elektrike tė makinės suaj
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 06:59 PM