Ka mbėrritur nė ditėn e fundit Festivali Ndėrkombėtar i Filmit tė Venecias, qė kėtė vit shėnoi edicionin e tij tė 68-tė.

Sipas mediave tė huaja, favoritėt pėr Luanin e Artė janė: Roman Polanski me filmin “Carnage”, William Friedkin me “Killer Joe”, George Clooney me “The ides of march” dhe David Cronenberg me “A dangerous method”.

Ēmimet do tė ndahen mbrėmjen e sotme. Janė katėr juritė ndėrkombėtare.

Kreu i jurisė sė seksionit “Venecia 68”, qė i dedikohet filmave me metrazh tė gjatė premierė botėrore, ėshtė Darren Aronofsky, regjisori i filmit tė suksesshėm “Black Sėan”, qė hapi edhe edicionin e vjetshėm tė festivalit tė Venecias.

Aronofsky ėshtė dhe fitues i Luanit tė Artė nė 2008-eė me “The Wrestler”.

Presidenti i jurisė sė sekzionit “Horizonte”, kushtuar rrymave tė reja tė kinemasė botėrore ėshtė Jia Zhangke, ai i jurisė “Ēmimi Luigi de Laurentis”, pėr veprėn e parė, ėshtė Carlo Mazzacurati dhe pėr jurinė e seksionit “Controcampo italiano”, dedikar linjave tė reja tė tendencės sė filmave italiane, ėshtė pėrzgjedhur Cristiana Capotondi.

Nė konkurim zyrtar dhe jashtė tij janė gjithsej 65 filmat me metrazh tė gjatė qė morrėn pjesė nė festivalin e 68 Ndėrkombėtar tė Filmit tė Venecias, tė zhvilluar nga 31 gushti deri me 10 shtator.