Nė dy vitet e fundit, qindra njerėz mblidhen ēdo mėngjes nė njė park publik nė Hanoit nė Vietnam pėr tė praktikuar qeshjen nėn instruksionet e mjeshtrit tė yogas Le Anh Son, me besimin se kjo u ndihmon tė bėhen mė tė lumtur, luftojnė sėmundjet dhe tė lirojnė stresin e jetės sė pėrditshme.
Anėtarėt e grupit “Yoga pėr qeshje” qeshen dhe zgėrdhihen pėr 45 minuta. Ata bėjnė me dorė, duartrokasin dhe vijnė vėrdallė, duke bėrė grimasa qesharake ndaj njėri tjetrit nė pėrpjekje pėr ta bėrė njėri tjetrin tė qeshė edhe mė shumė.

Kjo lloj i yogas ka filluar tė praktikohet sė pari mė 1995 nga Dr Madan Kataria, njė fizikan, nė Indi dhe tash ekzistojnė mė shumė se 6000 klube nė 60 shtete tė botės.

Kombinimi i qeshjes sė pakusht dhe frymėmarrjes sė yogas besohet se relakson muskujt dhe ndikon nė lirimin e endrofinės – njė pėrbėrės kimik nė tru i njohur pėr efektin e tė ndjerit mirė.