Tejkalohet shpejtėsia e dritės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    11

    Tejkalohet shpejtėsia e dritės

    Receta Gatimi


    Tashmė ka njė konfirmim zyrtar: Shpejtėsia e dritės ėshtė arritur tė tejkalohet. Tė dhėnat qė janė publikuar mėngjesin e sotėm tregojnė se neutrinet lėvizin me shpejtėsi rreth 60 nanoskeonda mė shumė se shpejtėsia e dritės, limiti i shpejtėsisė nė kozmos.

    Rezultati ėshtė arritur gjatė njė eksperimenti tė Qendrės Europiane pėr Kėrkimet Bėrthamore, CERN, i cili ka analizuar rrymėn e neutrineve qė janė lėshuar nga laboratori i saj.

    Rezultati ėshtė bazuar mbi vėzhgimin e mbi 150 mijė neutrineve, tė cilat kanė pėrshkuar 730 kilometrat qė ndajnė CERN-in (Zvicėr) nga laboratori tjetėr pritės nė Itali. Tė dhėnat qė do tė prezantohen sot nė Gjenevė tregojnė se neutrineve iu duhen 2,4 milisekonda pėr tė pėrshkuar kėtė rrugė, me njė diferencė kohe prej 60 /1 000 000 000 mė shpejt se pritej.

    Rezultati ėshtė arritur me anė tė disa matjeve tejet tė sakta, tė bėra nga ekspertėt e metrologjisė nė CERN nė bashkėpunim me kolegėt e institucioneve tė tjera. Shkalla e gabimit nė matje llogaritet tė jetė 20 centimetėr pėr gjatėsinė prej 730 km tė udhėtimit tė neutrineve. Pėr matjet janė pėrdoruru njė sėrė instrumentesh tė sofistikuara, si sisteme Gps tė projektuara posaēėrisht pėr eksperimentin dhe orė atomike.

    Vetė CERN-i bėn tė ditur nė njė njoftim se “duke parė rezultatet e jashtėzakonshme tė kėtij eksperimenti, kemi vendosur t’ia nėnshtrojmė pėrfundimet njė kėrkimi tjetėr mė tė zgjeruar”.

  2. #2
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    11

    Me shume detaje rreth ketij zbulimi

    Tė premten, mė 23 shtator 2011, u botua punimi i njė ekipi fizikanėsh (117 sish!) tė cilėt nė CERN (njė laborator gjigant nė Gjenevė) nė mėnyrė eksperimentale vėrtetuan se grimcat materiale mund tė lėvizin mė shpejtė se drita. Sipas Dr. Shukri Klinakut, profesor i fizikės nė Universitetin e Prishtinės, nuk u zbulua grimcė e re, por grimcat e njohura me emrin NEUTRINO (grimca shumė mė tė vogla se sa protoni, neutroni e elektroni) janė shpejtuar nė aparate pėr shpejtim tė grimcave (akseleratorė). Pra, fizikanėt arritėn ta shpejtojnė neutrinon deri nė shpejtėsinė 300006 km/s, ndėrsa drita nė vakuum arrinė shpejtėsinė 299792 km/s. Mbaroi shpjegimi. Tjerat kuptohen, nėse kuptohet fakti se “fizika zyrtare” e ka bėrė ligj suprem, gur themeltar tė fizikės, konstantė univerzale tė natyrės pohimin se: shpejtėsia e dritės ėshtė gjithnjė konstante dhe e patejkalueshme nė ēfarėdo sistemi referues. Me fjalė tjera, eksperimenti mė i ri “rrėzon ligjin suprem tė fizikės”, “rrėnon gurin themeltar tė fizikės” dhe “konstantėn univerzale tė fizikės” e kthen nė konstantė tė zakonshme tė shpejtėsisė sė dritės, pėr njė mjedis tė dhėnė.
    Si do qė tė jetė, mjafton qė njeriu tė ketė pėrgatitje solide nga fizika dhe matematika e gjimnazit dhe tė kuptojė, se mbi 100 vjet fizika ka qenė nė rrugė tė gabuar, duke u mbėshtetur nė teorinė e Ainshtainit (Albert Einstein) pėr lėvizjen relative.

    “Lajmi i ri” ėshtė i vjetėr!

    Shpesh ka ndodhur nė shkencė, qė “zbulimet shkencore” kanė qenė nė tė vėrtetė rizbulime. Edhe tani, kjo ka ndodhur. Pra, a ka pasur mė herėt grimcė qė ka lėvizur mė shpejtė se drita? PO! A e ka regjistruar njeriu njė lėvizje tė grimcave me shpejtėsi mė tė madhe se drita? PO! Madje, njė mori eksperimentesh qė merren si vėrtetim i teorisė sė Ainshtainit mbi relativitetin, identifikojnė lėvizjen mė tė madhe se ajo e dritės, mirėpo, interpretimi i Ainshtainit dhe besimtarėve tė tij e kanė mbuluar kėtė fakt. Njė mori fizikanėsh me renome ndėrkombėtare e kanė ngritur zėrin kundėr shkeljes sė fakteve. Disa prej tyre edhe nobelistė tė fizikės. Por, shumica ishte me Ainshtainin! Politikė! Besim! Shkenca u shkel pėr njė kohė!

    Ēka do tė ndodhė tani me fizikėn?

    Fizika do tė rishkruhet. Mirėpo, ka fizikanė tė menqur tė cilėt edhe kur kanė shkruar libra tė fizikės sė pėrgjithshme (madje, tė nivelit universitar) kanė pasur kujdes dhe nuk e kanė pėrmendur qoftė edhe me njė fjali ekzistencėn e njė farė teorie tė relativitetit tė Ainshatinit. Edhe e kanė shpjeguar pėr mrekulli fizikėn. Pra, kėta fizikanė nuk kanė nevojė ta rishkruajnė fizikėn. Me fjalė tjera, fizika nuk ka pasur dhe nuk ka nevojė pėr teorinė e relativitetit. Mirėpo, e vėrteta ėshtė se 99% e fizikanėve i kanė besuar Ainshatinit, 99, 99% e librave e pėrmbajnė teorinė e gabuar. Prandaj, me plotė gojėn mund tė thuhet se fizika do tė rishkruhet.
    Sigurisht, do tė ketė pėrpjekje tė mėdha nga ana e “fizikanėve relativistė” qė edhe kėsaj here t’ia hedhin sė vėrtetės. Por, edhe nėse ndodhė kjo edhe pėr njė kohė, tė vėrtetėn nuk mund ta heshtin pėrgjithmonė. Teoria relative e Ainshtainit ėshtė shumė mė e ndėrlikuar sot, se sa nė origjinėn e saj, pikėrisht pėr t’i shmangur faktet tė cilat gjatė 100 viteve tė kaluara i kanė sjellur fizikanėt qė mendonin se teoria relative ishte e gabuar. Fakti qė ende nė fizikė ėshtė e pranishme teoria e relativitetit ėshtė turp i fizikės sė shekullit 21 (shih www.klinaku.com, 2009). Ndėrsa, njė ndėr mashtrimet mė tė mėdha tė njerėzimit pėrgjithėsisht, ėshtė mbajtja e Ainshtainit pėr njeriun mė tė menqur tė njerėzimit. Si duket, tani ky turp dhe ky mashtrim do tė lahet shpejt.

    Befasi apo lajm i pritur?

    Gati si nė ēdo problem, edhe pėr teorinė e relativitetit janė dy taborre kryesore ithtarėsh. Ata qė ishin PĖR dhe ata qė ishin KUNDĖR. Ata qė ishin pėr edhe janė befasuar me lajmin nga CERN-i. Ata nuk e besojnė ende kėtė lajm. Por, ata qė ishin kundėr dhe qė kishin punuar nė drejtim tė zbardhjes sė vėrtetės, kėtė lajm e kanė pritur. Unė e kam pritur ēdo ditė. Pres triumfin pėrfundimtar. Nė pritje tė kėtij lajmi jam pėrpjekur tė argumentoj se teoria e relativitetit e Ainshtainit ėshtė e tėra gabim (baza e saj, mėnyra e ndėrtimit tė saj dhe interpretimi qė u bėnė ajo fenomeneve). Kėtė e kam bėrė nė aspektin teorik dhe duke interpretuar rezultatet e eksperimenteve tė mirėnjohura qė kanė tė bėjnė me teorinė e relativitetit. Dy prej disa punimeve tė mia nė kėtė fushė mund tė gjenden nė kėto lidhje interneti: http://link.aip.org/link/?APCPCS/1316/345/1 dhe http://147.96.27.42//getFile.py/acce...oster&confId=3

    Dr. Shukri Klinaku ėshtė profesor i fizikės nė Fakultetin e edukimit, Universiteti i Prishtinės dhe ėshtė autor i shumė punimeve qė shpjegojnė se teoria e Albert Einstein-it mbi relativitetin ėshtė e gabuar.

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e aliu
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Vendndodhja
    fier shqiperi
    Postime
    639
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    sado e shpejt ashte shpejtesia e drites ,mua me ka bere pershtypje nga nji pjese e teorise se relativitetit qe .. nuk mundet te jesh ne te njejten kohe ne te njejtin vend ....kjo besoj qe i heth poshte te gjitha mundesite e te rishkruarit te fizikes por nji gje eshte e garantuar se keta shkencetaret e sotem sec u bazuan diku ,por se ku nuk e marr vesh

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    bravo CERN, por ishalla nuk krijojne ndone vrym te zeze se na perlau te gjitheve!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-10-2011, 11:17 PM
  2. Shpejtesia e Procesorit (CPU) dhe informacione Hardware
    Nga ReniX nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-01-2011, 05:51 PM
  3. Shkarkimi me Utorrent, shpejtesia 1mb/s
    Nga bekaudi nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-05-2010, 08:01 PM
  4. Nuk vret vetem shpejtesia por edhe pakujdesja jone!
    Nga EMAUS nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-10-2008, 03:50 PM