Nė vitin 2004, Connie Culp u qėllua me armė zjarri nė fytyrė nga bashkėshorti i saj Tom pas njė zėnke duke shpėtuar pėr mrekulli, por buza e sipėrme, hunda, njėri sy dhe tė dy mollėzat e gruas u shkatėrruan plotėsisht.
Nė vitin 2008, 48-vjeēarja u bė personi i parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė bėnte njė transplant fytyre dhe tashmė ajo tregon historinė e dhunės vetėm njė javė pasi Tom ka dalė nga burgu pas 7 vitesh dėnimi pėr krimin e tij.
Mbaj mend gjithēka. Mbaj mend momentin kur ai ngriti pushkėn, fjalėt qė mė tha dhe zhurmėn e fortė. Aty mė ndryshoi jeta dhe ato imazhe nuk do ti harroj kurrė, shprehet Connie.
Mė parė mė kishte goditur disa herė, por kurrė nuk mendoja se mund tė bėnte diēka tė tillė, thekson gruaja nga Ohio.
Edhe pse ka pėsuar dėmtime tė rėnda nė fytyrė qė pėr pak e lanė edhe tė verbėr, Connie ende e do Tomin: Do ta dua gjithmonė sepse ai ėshtė babai i dy fėmijėve tė mi, por nuk mund tė qėndroj mė pranė tij.
Ai bėhej xheloz sepse unė isha shumė popullore, por mė shumė ishin femrat qė mė donin. Gjithashtu, ai nxehej shumė kur lokali qė mbanim bashkė nuk nxirrte shumė para dhe erdhi njė ditė kur ai thjesht mori pushkėn dhe mu drejtua mua, tregon Connie.
Tom Culp, pasi qėlloi bashkėshorten e tij, futi pushkėn nė gojė dhe tėrhoqi kėmbėzėn duke i shkaktuar edhe vetes dėmtime tė rėnda, por ashtu si Connie edhe ai mbijetoi ēuditėrisht. Connie dhe Tom kanė zyrtarizuar divorcin vetėm majin e kaluar.
Dua tė shoh jetėn time tashmė. Jam mirėnjohėse qė i mbijetova atentatit dhe transplantit tė fytyrės. Jam mirėnjohėse qė kam njė fytyrė edhe pse nuk ėshtė e imja. Dua tė shijoj momentet me fėmijėt dhe nipin tim tė vogėl. Ėshtė e vėshtirė, por jeta ime tashmė ėshtė shumė mė e mirė , pėrfundon Connie.