Njė gjykatė australiane ka ndaluar pėrkohėsisht shitjen e kompjuterave tė sheshtė tė markės “Samsung Electronics” nė Australi.

Vendimi ėshtė marrė pasi kompania “Apple” ka fituar betejėn ligjore me kompaninė koreano-jugore, lidhur me disa ide pėr kompjuterat e llojit “touchscreen”.

“Apple” ka akuzuar “Samsung” se ka kopjuar teknologjinė e saj me modelin “Galaxy Tab 10.1”. Dy kompanitė janė angazhuar nė beteja ligjore nė nėntė vende tė botės.

“Samsung” ėshtė njė nga rivalėt mė tė fortė tė “Apple” nė prodhimin e celularėve dhe kompjuterave tė tipit “smart”.

Vendimi i gjykatės federale kėrcėnon tė dėmtojė pozitėn e “Samsung” nė tregun australian, pasi do tė mungojė edhe nė periudhėn e rėndėsishme tė Krishtlindjeve.

Dy kompanitė janė nė konflikt lidhur me ekskluzivitetin e ideve qė prej muajit prill. Ato akuzojnė njėra-tjetrėn se kanė shkelur tė drejtat e ekskluzivitetit.

“Apple” ka fituar tashmė njė proces nė Gjermani, vendi me ekonominė mė tė fuqishme tė Evropės, duke ndalur shitjen e “Galaxy Tab 10.1”.

Javėn e kaluar, “Samsung” deklaroi se do tė pėrpiqej tė ndalonte shitjen e “iPhone 4S” tė “Apple” nė Francė dhe Itali, duke e akuzuar kompaninė pėr shkelje tė patentės sė transmetimit tė teknologjisė 3G.

Vendimi i gjykatės australiane vjen pak ditė pasi kompania humbi drejtorin ekzekutiv tė saj, Steve Jobs, i cili ndėrroi jetė pėr shkak tė njė arresti nė frymėmarrje, tė shkaktuar nga kanceri nė pankreas.

Gjithashtu, njė ditė para vdekjes sė Jobs, kompania gjigande prezantoi modelin e ri “iPhone 4S”.

Kompania prestigjoze, tashmė “jetime”, ėshtė ndėrkohė nė njė betejė gjyqėsore edhe me kompaninė tajvaneze tė prodhimit tė qarqeve elektronike, “Via”.