Inteli ka bėrė tė ditur se do tė mbyllė grupimin e vet Digital Home brenda tė cilit janė zhvilluar prodhime pėr shfrytėzim nė pajisje shtėpiake, si TV-tė. Kjo vjen si befasi, pasi qė kjo kompani kishte plane tė mėdha pėr zgjerim nė kėtė treg gjithnjė e mė tė rėndėsishėm, por si duket tė gjithė kanė tė drejtė tė ėndėrrojnė.

Produkti mė i rėndėsishėm i kėtij grupi ishte procesori Atom CE4100, i cili ishte bazė e produkteve D-Link Boxee Box dhe Google TV (tė cilėt pohojnė qė lajmi nuk i prek aq shumė, sepse ka mjaft alternativa), por duke pasur parasysh shitjen e tyre goxha tė dobėt dhe konkurrencėn e madhe qė ka pasur kjo kompani nė formė tė produkteve tė ndryshme tė bazuara nė ARM, Inteli i madh nuk ka parė edhe aq shumė shanse pėr fitim.

Kėshtu, ky treg tani i mbetet ARM-sė, dhe nuk duhet nėnēmuar kur kemi parasysh propagandimin gjithnjė mė tė madh tė tė ashtuquajturve “TV tė menēura” me lidhje Interneti dhe mundėsinė e ekzekutimit tė aplikacioneve tė cilat do tė kėrkojnė fuqi gjithnjė mė tė madhe procesorike.