Tė dhėna tė reja ngrenė dyshime mbi fajtorin qė ka cuar nė “shembjen” e platformės mė tė madhe tė akullit tė Arktikut, Ward Hunt.

Kjo, pasi nuk ka prova tė mjaftueshme qė pėrgjegjėse ka qenė ngrohja globale.

Ky pėrfundim ka dalė nga njė studim i publikuar nė revistėn e Akademisė amerikane tė Shkencave, PNAS, qė ka rindėrtuar historinė e kėsaj platforme dhe ka dokumentuar njė thyerje tė akujve tė ndodhur rreth 1400 vjet mė parė.

Shkrirja e platformės Ward Hunt ka disa precedentė, sic dokumenton studimi i koordinuar nga Dermot Antoniades, nga Laval University.

Thyerja e fundit e madhe e platformės Ward Hunt, njė masė akulli prej 400 kilometra katrorė nė veri tė ishullit Ellesmer nė Kanada, ka ndodhur nė vitin 2008, kur janė shkėputur dy aizbergė tė mėdhenj tė pėrmasave pesė dhe 14 kilometra katrorė.

Fenomeni u lidh menjėherė me ngrohjen globale, por pėr tė verifikuar kėtė hipotezė dhe pėr tė vendosur qė shembja e platformės ėshtė jashtė ndryshueshmėrisė natyrore, studiuesit kanė rindėrtuar lindjen dhe historinė e Ward Hunt.