Njė lajm i keq pėr tė gjithė baballarėt, fėmijėt duhet tė flenė me nėnėn e tyre deri nė moshėn 3-vjeēare.

Ky ėshtė pėrfundimi nė tė cilin arriti njė pediatėr, pasi studimeve tė kryera nė kėtė fushė. Ai pa se tek foshnjet e sapolindura, ato qė vendoseshin nė djep larg nėnės flinin mė keq se ata qė flinin nė tė njėjtin shtrat. Studimin e zgjeroi mė tej, duke arritur nė pėrfundimin se ėshtė mirė qė njė fėmijė tė flejė me nėnėn deri nė tre vjeē.

Sipas pediatriatit, diēka e tillė e bėn edhe rrahjen e zemrės sė fėmijės mė tė qetė. Nga ana tjetėr, fėmijėt qė flenė vetėm qė pasi lindin e kanė mė tė vėshtirė tė krijojnė njė lidhje tė qėndrueshme me nėnėn si tė rritur, ndėrsa kanė njė zhvillim mė tė ngadaltė tė trurit, qė i shndėrron shpesh nė njerėz tė bezdisshėm dhe konfliktualė nė moshė tė rritur.

Nils Berman, studiues i Universitetit tė Kejp Taunit, nė Afrikėn e Jugut, shprehej se fėmija duhet tė flejė me nėnėn edhe pas heqjes sė gjirit, deri atėherė kur tė fillojė tė krijojė logjikėn, e cila nis tė formohet rreth moshės 3-vjeēare.

Megjithatė, mbajtja e fėmijės nė krevat mbart rreziqe tė tjera, siē ėshtė mundėsia pėr ta shtypur nė mėnyrė tė pavullnetshme gjatė gjumit.

Ditėn e enjte, njė gazetė amerikane sillte tmerrin e njė nėne, qė kishte asfiksuar pa dashur fėmijėn duke fjetur, ndėrsa nė total, 2/3 e rasteve tė vdekjeve tė pashpjeguara tek foshnjet, i pėrkasin atyre rasteve kur fėmija ndan njė krevat me prindėrit.