Edhe pse ėshtė dite e diel e pushim, veē firmės private qe merret me rehabilitimin e sheshit “Skėnderbej”, pothuaj te gjithė punonjėsit e ndėrmarrjes se gjelbėrimit ishin duke u marre me mbjelljen e pemėve.



Brenda datės 14 nėntor sheshi sipas bashkise do te hapet pėr makinat, duke rrezuar pėrfundimisht projektin e nisur nga ish drejtuesi socialist Edi Rama, ne pranverėn e vitit 2010. Krahas sipėrfaqes sė gjelbėr ekzistuese prapa monumentit te heroit Gjergj Kastrioti, po ndėrtohet edhe njė lulishte nė vend tė shatėrvanit tė mėparshėm, si dhe rrugė kėmbėsore para tij. Sensi i lėvizjes do te jete unik, ndėrsa para bankės po krijohet njė hapėsire e gjere me peme. Gjithsesi, sheshi do te ruaje ketė pamje vetėm pėr 3 vitet e ardhshme. Pėr zyrtaret e bashkise kjo ėshtė vetėm ndėrhyrje emergjente, sepse zgjidhja afatgjatė do tė bazohet tek rishikimi i planit urbanistik. Njė nder idetė e hedhura ėshtė kthimi i sheshit pėr kėmbėsore, por pasi te jete pėrshkuar nga rruge nėntokėsore pėr makinat. Megjithatė ish kryetari i bashkise se Tiranes, aktualisht kreu i opozitės Edi Rama, i cili i ndjek pėrditė shndėrrimet pėr shkak se zyra ndodhet ne krah te sheshit, reagoi pėr projektin e pasardhėsit Lulzim Basha.

Ne “Twiter”, zoti Rama shpreh kritika per hedhjen poshte te projektit qe nisi vete. Rama: “Eh Skėnderbe! Kodrat nė Krujė ti bėnė shesh pėr ēimento sheshin nė Tiranė ta bėnė kodėr pėr gazin e botės. Tirana i vetmi kryeqytet nė botė pa shesh dhe po i vetmi nė botė me kartodrom nė vend tė sheshit.” Bashkia e Tiranes nuk ėshtė ne gjendje te thotė se sa ka kushtuar ndryshimi i destinacionit, financuar nga emiri i Kuvajtit. Por deputeti Eduard Shalsi, deklaron se pas nismės se Bashes qėndron mentaliteti shkatėrrues i mazhorances. Ndėrsa inxhinieri Arben Mece, dikur vartės i Bashes ne krye te ministrisė se transporteve, thotė se rikthimi i trafikut te mjeteve ne qender nuk zgjidh problemin. Mece thotė ėshtė zgjidhje politike dhe aspak teknike. Pas nėnkalimit tek “Zogu i Zi”, ky ėshtė projekti i dytė i madh i bashkiakėve socialistė qė tjetėrsohet nga qeveritarėt dhe bashkiakėt demokratė.

http://www.youtube.com/embed/DzjOSaneXvM

Si mendoni per kete veprim?
nga vizionplus