Kur fillimisht besuam nė Zot, nuk e kuptonim ēfarė nė tė vėrtetė do tė thotė ti drejtohesh Atij. Por gjithmonė e mė tepėr mėsojmė si ti kėrkojmė ndihmė, pasi e kemi kuptuar se ēdo gjė varet nga Krishti, dhe jo nga ne. Nė fillim tė ecjes tonė tė krishterė dėshironim tė zotėronim njėrėn gjė pas tjetrės; ne nuk mund tė kishim besim tek Ai pėr ēdo gjė. Megjithatė, pasi mesuam ca mė shumė, arritėm disi nė dallimin e nevojės pėr ti besuar Atij: jo nė kuptimin qė tė besosh se Ai tė jep njėrėn gjė pas tjetrės, por nė kuptimin e tė paturit besim se Ai mund tė bėjė ēdo gjė qė ne nuk mund ta bėjmė dot. Nė fillim, kur u bėmė tė krishterė, ishim tė prirur ti bėnim gjėrat vetė nga frika se ato nuk do bėheshin kurrė apo se gjėrat do pėrkeqėsoheshin nėse nuk ishim ne qė i bėnim ato. Na duhej pra tė pėrpiqeshim tėrė kohėn. Mė vonė, kur filluam tė shohim se Zoti ėshtė jeta jonė, mėsuam se cdo gjė vjen nga Krishti dhe jo nga ne. Pėr pasojė, mėsojmė tė ēlodhemi dhe ti besohemi Atij.
Le tė mbajmė nė mendje se nė vend qė tė na japė njėrėn gjė pas tjetrės, Perėndia na jep ne Birin e Tij. Ndaj ne gjithmonė mundemi tė ngrejmė zemrat tona lart, ti besohemi Zotit dhe tė themi: Zot, Ti je rruga ime; Zot, Ti je e vėrteta ime; Zot, Ti je jeta ime. Zot, Ti je pėr mua, jo gjėrat e tua. Ti kerkojmė Perėndisė tė na japė hir tė shohim Krishtin nė tė gjitha gjėrat frymėrore. Ditė pas dite tė bindemi se jashtė Krishtit nuk ka rrugė, tė vėrtetė, apo jetė. Sa lehtė i konsiderojmė gjėrat si rrugė, e vėrtetė dhe jetė. Apo e quajmė atmosferėn e nxehtė jetė dhe mendimin e zgjuar e etiketojmė jetė. I konsiderojmė jetė emocionet e forta apo sjelljet nė publik. E vėrteta nė fakt ėshtė qė kėto nuk janė jetė. Duhet tė kuptojmė se vetėm Zoti ėshtė jetė. Krishti ėshtė jeta jonė. Dhe ėshtė Zoti qė jeton kėtė jetė nė ne. Le ti kėrkojmė tė na ēlirojė nga tėrė ato gjėra sipėrfaqėsore dhe tė pjesshme qė tė mund tė prekim vetėm Atė. Tė mund ta shohim Zotin nė tė gjitha gjėrat - rruga, e vėrteta, dhe jeta gjenden tė tėra nė njohjen e Tij. Me tė vėrtetė tė mundemi tė takojmė Birin e Perėndisė pėr ta lėnė Atė tė jetojė nė ne. Amen.
Fundi i kapitullit te pare.