Sinoziti, kurat bimore qe e kurojne ate
Keshillat e mjekeve per te mos u prekur nga semundja . Ushqimet qe rekomandohen


Sinoziti eshte nje semundje qe lidhet me pezmatimin e hapesirave kockore (sinuseve) ne pjesen e kafkes se fytyres. Sinoziti shkaktohet nga bllokimi i derdhjes se sinuseve. Per pasoje, kjo semundje shoqerohet me dhembje koke dhe kryesisht ne pjesen ballore, aty ku eshte e perqendruar semundja, ne varesi te sinusit te infektuar. Shpesh ēdo dhimbje koke trajtohet thjesht me nje aspirine dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi per diagnostikimin e sakte te saj. Sipas mjekeve, dhimbjet e kokes kane shkaktare te shumte, duke filluar nga ftohja, nga sinoziti, deri te dhimbjet e forta te migrenes. Por disa menyra te reja te trajtimit te dhimbjeve te kokes ofrojne shpresa per te semuret. Nje pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje te migrenes, semundje e cila prek rreth 20 per qind te amerikaneve. Por problemi ketu sipas specialisteve te mjekesise eshte se paciente te tille shpesh diagnostikohen gabim.
Shkaktaret
Me pare, njerezit benin shkaktare te shfaqjes se sinozitit grumbullimin e nje pjese te gjakut ne hunde, por ajo u hodh poshte nga studiues te ndryshem dhe mendohet se shkaktare te shfaqjes se saj jane ngacmues te ndryshem, si zhurmat e forta, drita e forte, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, ererat e helmeve etj. Shkaktaret e kesaj semundjeje jane disa. Nder ta permenden mishi i huaj ne hunde, shtremberimi i kockes se hundes, ndryshimi i temperaturave, por edhe rrufa qe mund te kaloje personi mund te ēoje ne semundjen e sinozitit. Veē ketyre, sinoziti mund te shkaktohet edhe si pasoje e semundjeve te tjera te organizmit dhe me ane te gjakut mund te infektohen edhe sinuset. Sinoziti mund te shfaqet edhe si pasoje i nje inflamacioni te rrugeve te frymemarrjes te hundeve, akut ose kronik, infeksioni dentar, grip, faktor alergjik. Por, sipas mjekeve, nga sinoziti mund te prekeni edhe nese zhyteni ne det me force. Vatra eshte energjia qe aktivizon sistemin nervor dhe mund te ndryshohet lehte nga stresi dhe ndryshimet klimatike. Kjo energji jo vetem qe ndikon ne gjendjen shpirterore, por shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Per te eliminuar shqetesime te tilla, kryhet dhara, nje trajtim qe konsiston ne derdhjen shume ngadale, te vajit te nxehte te sezamit ne qender te ballit te pacientit, i shtrire ne nje shtrat te rehatshem druri. Sipas disiplines mjekesore, mesi i ballit eshte vendi i syrit te trete, i cili eshte i lidhur me qendrat funksionale te trurit. Nese ai stimulohet, rrit prodhimin e serotonines dhe ndjesine e kenaqesise dhe relaksit.
Stresi
Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtesisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe eshte i shpeshte te njerezit depresive dhe me ankth. Per kete arsye nje nga metodat e kurimit te tij eshte edhe psikoterapia, pasi kjo semundje lidhet me emocionet intensive. Nga ana tjeter, dhembjet e kokes kane edhe dy shfaqje te tjera, qe jane dhembja e kokes, qe shfaqet si pasoje e migrenes dhe spondiliatrozes. Keto jane dy nga shqetesimet me te shpeshta edhe pse ne disa raste mund te jete nje shenje e mire per te kuptuar sinozitin. Shfaqja tjeter e dhimbjes se kokes eshte shfaqja e nje lodhjeje ose nje tensioni. Nese kjo dhimbje eshte e forte dhe e perseritur eshte simptome e nje semundjeje cerebrale, si: hematome, encefalite, meningjit ose ndonje hipertension i rende.
Llojet e sinozitit
Sinoziti eshte nje inflamacion akut ose kronik i nje nga hapesirave (seno) te parahundes. Sipas vendndodhjes se tij dallohen 4 lloje sinozitesh: sinozit te maxiles, sinozit te frontales, sinozit te etmoidales, sinozit te sfenoidales. Sipas perhapjes, semundja mund te jete mono ose bilaterale. Kur inflamacioni kap me shume hapesira, quhet polisinozit. Nga ana klinike keto konsiderohen si bllokime te ketyre hapesirave duke mos lejuar daljen e lengut qe formohet gjate infektimit qe quhet Essadato (me nje perberje proteinike, i pasur me mucopolisakarid dhe qelizave ematike).
Kurimi
Diagnostikimi i sakte ka shume rendesi, pasi vetem keshtu mjeket mund te nderhyjne ne kohen e duhur per parandalimin e keqesimit te gjendjes shendetesore. Pas diagnostikimit te sakte, ilaēi me i mire kunder simptomave te sinozitit eshte provuar te jete ai i grupit te ilaēeve triptan, qe e largojne menjehere dhimbjen e kokes, por njekohesisht shkaktojne marrje mendsh. Shkencetaret tani jane duke kryer prova per perdorimin me sa me efektivitet te ilaēeve triptan, qe mund te merren nga goja, por edhe nepermjet injeksioneve. Keto terapi te reja bejne te mundur jo vetem trajtimin e simptomave ne pergjithesi, por shpesh eliminojne edhe dhimbjet e kokes te shkaktuara nga migrena. Mjeket thone se ilaēet e llojit triptan jane te efektshme ne me shume se 80 per qind te rasteve, por ata rekomandojne qe personat qe vuajne nga semundje vaskulare duhet te shqyrtojne perdorimin e alternativave te tjera te mundshme. Sipas mjekeve sinoziti nuk eshte nje semundje e trashegueshme. Por nese semundja behet kronike dhe shoqerohet me komplikacione, atehere nevojitet te behet nderhyrja kirurgjikale. Sipas specialisteve te kesaj semundjeje, nderhyrja kirurgjikale nuk ka pasoja. Po sipas tyre, te tilla nderhyrje ne vendin tone jane te pakta, pasi pacientet paraqiten te mjeku qe ne fazat e para te shfaqjes se semundjes.
Moshat me te prekura
Kjo semundje me shume e perhapur eshte te moshat e reja. Problemet me sinozitin, shpesh fillojne qe ne moshen e adoleshences, me pas behen me te renda rreth moshes 25-vjeēare. Sipas specialisteve te shendetesise, eshte shume e veshtire te kesh probleme me sinozitin, ne rast se nuk ke pasur me pare, gjate kesaj moshe. Por te prekur nga kjo semundje jane edhe femijet, tek te cilet me shume eshte i perhapur sinoziti etnoidal. Shkak per kete, sipas mjekeve, nuk eshte leximi. Por ky faktor mund te jete nje shtese i faktoreve kryesore qe shkaktojne sinozitin, dhe jo nje faktor me vete per te shkaktuar kete semundje.
Ushqime me fibra per te evituar sinozitin
Ushqime me fibra qe ne mengjes. Kjo eshte nje nga keshillat baze qe japin mjeket per te mbajtur sa me larg sinozitin. Sipas specialisteve, shume nga ushqimet e veēanta ndikojne ne mireqenien tone, por nje ndryshim i veēante qe rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha per mengjes nje ushqim te pasur me fibra. Eshte provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka nje efekt pozitiv ne funksionimin e organeve. Dhjete faktore ndikojne kryesisht ne shkaktimin e semundjes se sinozitit, pjesa me e madhe e te cilave eshte e lidhur ngushte me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteriale dhe helmet e ndryshme. Tre jane medikamentet qe perdoren per kurimin e sinozitit, medikamente qe kryesisht permbajne kafetine. Ato perdoren dhe jane te keshillueshme jo vetem per pacientet ne vendin tone, por ne te gjithe boten.
Uthulla e molles qeteson sinozitin
Uthulla natyrale e molles eshte jashtezakonisht e mire per nje force magjike dhe vleresohet shume qe te jete pjese perberese e jetes se perditshme. Per te gjithe ata qe vuajne nga sinoziti, keshillohet te pihet nje gote me uje ne te cilen eshte hedhur nje luge nga uthulla e molles. Kjo kure duhet te perdoret 7 here ne dite per te pasur efektin e deshiruar. Uthulla perdoret edhe per syte qe lotojne. Nje luge uthull molle hidhet ne nje gote uje, ne te cilen eshte hedhur dhe pak jod i holluar. Pihet nje luge gjelle para drekes. Kjo kure eshte mire te vazhdoje per 15 dite. Perveē vetive kuruese, uthulla e molles eshte shume e preferuar te perdoret per sallata.

Keshilla
Kini kujdes nga ndryshimi i temperaturave
Perdorni sa me shume ushqime me fibra
Ne rast se ju fillojne dhimbje eshte mire qe te konsumoni menjehere kafe
Evitoni zhurmat e larta, te magnetofonit, televizorit
Per t’u qetesuar, qendroni ne qetesi te plote dhe ne nje ambient te mbyllur dhe ne erresire per te pakten 30 minuta
Kryeni vizita te herepashershme te mjeku specialist, ne veēanti kur pacienti vuan nga semundje te tjera dhe ka shpesh dhembje koke
Mbani gjithmone syze edhe ne dimer edhe ne vere
Evitoni diellin ne pikun e vapes
Ne kohe plazhi kini kujdes nga zhytjet e menjehershme ne det .