Imagjinoni njė ditė dimri pa njė kafe apo kakao tė ngrohtė. Sipas revistės ambientaliste amerikane Good, kėto ushqime janė tė destinuara tė zhduken shekullin e ardhshėm pėr shkak tė ndryshimeve klimatike. Kėto tė fundit do tė ndikojnė nė ekonominė globale nėse nuk do tė merren masa pėrsa u pėrket politikave ambientale. Revista ka listuar tetė ushqime qė janė tė rrezik zhdukjeje.
Rritja e temperaturės sė planetit, reshjet e paparashikueshme, pėrmbytjet dhe periudhat e gjata tė thatėsirės ndikojnė negativisht nė prodhimin e mjaltit, kafesė, kakaos, drithėrave e vreshtave.
Kafeja
Ndryshimi i cikleve tė reshjeve ēon nė zhvendosjen e plantacioneve tė kafesė (Brazil, Vietnam e Afrikė) drejt lartėsive mė tė mėdha. Kjo do tė thotė mė shumė vėshtirėsi kultivimi dhe transporti, rrjedhimisht ngritje e ēmimit. Ndėrkohė, kompanitė amerikane si Maxwell House e Folgers e kanė rritur ēmimin me 25 pėr qind nė krahasim me njė vit mė parė.
Ēokollata
Rritja e temperaturės me 3 gradė do tė reduktojė nė mėnyrė drastike kultivimin e kakaos nė Gana dhe Costa dAvorio, duke e rėnduar ekonominė e kėtyre vendeve, e cila varet nga eksportet.
Drithėrat
Nė 18 muaj e fundit tė gjithė kemi qenė dėshmitarė tė shtrenjtimit tė bukės. Nė krahasim me njė vit mė parė, nė mbarė botėn ēmimi i drithėrave ėshtė dyfishuar pėr shkak tė thatėsirės e zjarreve nė Rusi dhe pėrmbytjeve nė Australi. Ekspertėt thonė se ky ėshtė vetėm fillimi. Nė 20 vitet e ardhshme, ēmimi i bukės mund tė rritet me 90 pėr qind.
Mjalti
Njė nga treguesit kryesorė tė efekteve negative qė kanė ndryshimet klimatike ėshtė edhe rėnia nė mėnyrė dramatike e numrit tė bletėve dhe si pasojė e prodhimit tė mjaltit.
Kikirikėt
SHBA-tė kanė vėrejtur njė rėnie tė numrit tė rrėnjėve tė bimės sė preferuar, rrjedhimisht ēmimi i gjalpit ėshtė ngritur menjėherė. Prodhimi vjetor nė jug tė vendit ka qenė i dobėt pėr shkak tė verės sė nxehtė e tė thatė.
Vera
Ngrohja globale bėhet pėrgjegjėse pėr reduktimin me 50 pėr qind tė prodhimit tė rrushit qė pėrdoret pėr verė, brenda vitit 2040 nė Kaliforni.
Agave
Thatėsira nė veri tė Meksikės rrezikon tė shkatėrrojė prodhimin e agaves, bima e cila shėrben pėr prodhimin e tekilės.