Receta Gatimi

Sekretet e numrave tė magjisė (Video)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Ide Sekretet e numrave tė magjisė (Video)

    Edhe pse numrat e magjisė shpesh na lėnė gojėhapur, shumica e tyre kanė njė shpjegim logjik. Tash mund tė mėsoni se ēfarė qėndron prapa 12 iluzioneve mė tė mėdha nė botė.

    Zhdukja e Statujės sė Lirisė

    David Copperfieldi ėshtė mjeshtėr i zhdukjes, por kur nė vend tė zhdukjes sė zakonshme tė lepujve dhe pėllumbave zhdukė simbolin kombėtar tė rėndė mbi 200 tonelata, kjo ėshtė muhabet tjetėr.

    Vetėm disa momente pas zhdukjes sė Statujės sė Lirisė, para publikut u zbulua zgjidhja e thjeshtė. Publiku i Cooperfieldit, i cili e pėrjetoi zhdukjen, nė fakt qėndronte nė njė platformė rrotulluese shtyllat e sė cilės janė tė mbuluara me perde. Platforma lėvizte ngadalė, kėshtu qė spektatorėt nuk e kuptonin se po rrotulloheshin.


    Ndarja nė dysh e asistentes me sharrė

    Motosharra qė ndanė nė dysh asistenten, ėshtė njė prej numrave mė tė popullarizuar dhe mė tė vjetėr tė magjisė. Ky numėr dramatik, i cili edhe mė tutje ėshtė interesant pėr publikun, ekzekutohet gati qė njėqind vjet.

    Nė video shihet njė karrige e cila ėshtė mjaft e thellė qė vajza t’i fusė kėmbėt brenda. Ndėrsa, vajza tjetėr - e cila gjendet nė kuti - i qet kėmbėt jashtė. Rripi i cili duhet ta mbajė viktimėn nėn kontroll, shėrben si maskė pėr vendin ku tė dy personat ngjiten.

    Sharra kalon me kujdes ndėrmjet dy njerėzve.



    Qėndrimi pezull

    Chris Angel ėshtė yll roku ndėrmjet iluzionistėve, falė simpatisė qė ka tek adhurueset femra. Ndėrsa, numri i tij kryesor ėshtė qėndrimi pezull mbi tokė.

    Qoftė kur qėndron pezull nė rrugė, apo nė qendėr tregtare, ai tėrheqė njė numėr tė madh tė publikut, ose bėn qė tė qėndrojnė pezull njerėzit tjerė.

    Sekretin e zbuloi vetė Angel. Pėr kėtė numėr me rėndėsi ėshtė qė publiku tė qėndrojė prapa tij, derisa ai heqė njėrėn kėpucė e cila mbetet e lidhur me tjetrėn, e mė pas - tash me kėmbėt e lira e tė cilat nuk duken para publikut - ai lėvizė pėrpara.




    Qėndrimi pezull horizontalisht

    Qėndrimin pezull horizontal, kur tė gjithė dėshirojnė tė kuptojnė se si ekzekutohet ky numėr, nuk ėshtė lehtė ta inskenosh.

    Njėra prej mėnyrave ėshtė qė platforma tė jetė nė njė shtyllė ēeliku, e cila ėshtė e mbuluar qė tė duket si njėra prej kėmbėve tė iluzionistit.

    Derisa platforma “noton”, iluzionisti nuk guxon tė lėvizė. Ndėrsa, kur lėshohet, duhet tė ecė me kujdes pėr tė mos e zbuluar shufrėn e ēelikut nė skenė.


    Gijotina
    Gijotina ėshtė njė numėr i cili tėrheqė shumė shikuesit. Me kėtė numėr pėrdoret njė presė e mprehtė, e cila ndanė mollėn nė gjysmė, por jo edhe qafėn e vajzės.

    Pjesa e poshtme ėshtė vendimtare, pasi ka disa pjesė tė vogla qė parandalon qė presa ta mbėrrijė qafėn, derisa derėza e vogėl ku futet qafa i lejon asistentes qė para se tė lėshohet presa, ta lėshojė qafėn edhe pak. Nė kėtė mėnyrė krijohet pėrshtypja se po i kėputet qafa.

    E tėrė kjo nuk shihet pėr shkak tė veshjes sė asistentes gjatė ekzekutimit tė kėtij numri.


    Letrat depėrtojnė nėpėr dritare

    Ky numėr fillon me zgjedhjen e njė letre nga pjesėmarrėsi, e mė pas e kthen nė letrat tjera dhe pėrzihen mirė. Iluzionisti i merr letrat dhe i hedhė pėr dritare, ndėrsa nė xham mbetet vetėm ajo letėr tė cilėn e kishte pėrzgjedhur pjesėmarrėsi, dhe atė nga ana tjetėr e xhamit.

    Si mund tė depėrtojė letra pėrtej xhamit?

    Pasi pjesėmarrėsi nė kėtė numėr ua tregon letrėn tė gjithėve, pėrveē magjistarit - pėrfshirė kėtu edhe asistentes sė tij e cila qėndron prapa xhamit - ajo e ka tė lehtė ta ngjet tė njėjtėn letėr nė xham, kur publiku e ka tė pėrqendruar vėmendjen diku tjetėr.


  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Kamioni kalon mbi trupin e njeriut

    Kur Pen kaloi kamionin mbi trupin e Tellerit, ky numėr hyri nė histori si njėri prej mė tė mirėve, edhe pse qifti i famshėm i udhėheqėsve televiziv e tregoi vetė se si ėshtė ekzekutuar ky numėr.

    Ai ka qenė njė kamion i vėrtetė, ndėrsa Teller vėrtetė ka qenė i pambrojtur derisa gomat kanė kaluar mbi tė.

    Truku qėndron nė bartėsit e peshės qė qėndronin varur anash kamionit, tė cilat publiku nuk ka mundėsi t’i shohė. Kėshtu, mbi Tellerin ka kaluar vetėm njė peshė e lehtė e ngarkesės e cila nuk mund ta lėndonte.



    Zig-Zag zonja
    Zig-Zag zonja ėshtė njė numėr nė tė cilin vajza futet nė kabinė, nėpėr tė cilėn magjistari sė pari fut sharra tė mėdha, e mė pas e ndanė pėrgjysmė kutinė. Kur kthehet nė gjendjen e mėparshme, vajza del e plotė dhe e pa lėnduar.

    Nė fakt, sėrish ėshtė nė pyetje aftėsia fizike. Vajza futet nė kabinė, mbėshtetet pėr murin e majtė dhe e ofron dorėn pas vetes e mė pas kalon nėpėr pjesėn e mesme, ku ėshtė e ndarė nė njė kabinė tė brendshme.


    Ecja mbi ujė

    Nėse mund tė qėndrojė pezull, ecja mbi ujė pėr Chris Angel ėshtė punė e lehtė.

    Chris ka ecur mbi njė xham tė tejdukshėm tė vendosur menjėherė nėn sipėrfaqen e ujit. Xhami ėshtė gati i padukshėm nė ujė, kėshtu qė Chrisi nuk e ka pasur vėshtirė ta kalojė pishinėn pa u zhytur.


    Kalimi nėpėr Murin Kinez

    David Copperfield, i cili kalon nėpėr Murin Kinez, ėshtė vėrtetė njė iluzion i madh pėr tė cilin ekzistojnė disa sqarime logjike tė cilat zbulohen nė video.


    Kapja e plumbit me dhėmbė
    Kapja e plumbit me dhėmbė duket njė numėr tepėr i rrezikshėm, por ka njė zgjidhje tė sigurt.

    Plumbi i cili pėrfundon nė gojė ėshtė i rrejshėm. Nė momentin e goditjes, ndodhė njė eksplodim i rrejshėm nė protezėn mbrojtėse tė vendosur nė gojė.


    Zhdukja e elefantit

    Zhdukja e elefantit ėshtė iluzion i pabesueshėm jo vetėm pėr shkak tė madhėsisė sė elefantit, por edhe pėr faktin se kafsha nuk ka lėvizje tė njėjta si tė njeriut.

    Nė skenė elefanti futet nė njė kuti tė madhe tė cilėn e mbyllin. Kutinė e lėvizin me rrota pėr tė dėshmuar se nėn tė nuk ka njė derė. Kur tė hapet kutia sėrish, elefanti zhduket.

    Nė realitet, ai qėndron i fshehur pas diagonales sė pasqyrės sė vendosur nė kuti e cila kur tė hapet, publikut i krijohet pėrshtypja se kutia ėshtė e thatė.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Disa jane me te vertet "Misterioze", por ca te tjera jan kot fare!!

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Shum te bukura keto Sekretet nuk me kishte vajtur mendja ne disa prej tyre

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vazhdoni sekuencen e numrave...
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-04-2011, 02:54 PM
  2. Video: Sekretet e magjive..!
    Nga ulkina nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-02-2011, 08:25 AM
  3. Sekretet!
    Nga Altin111 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 08:25 PM
  4. Lincim i nje familjeje ne Indi per arsye te magjise
    Nga PinkPrincess nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2008, 08:12 AM
  5. Sekretet e Ciljetės
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2008, 02:03 AM