Ka disa momente jo tė pėrshtatshme pėr tė filluar njė dietė. Duhet tė dini cilat janė disa nga kėto momente, sepse mund tė ndodhi e kundėrta e asaj qė ju dėshironi tė arrini me mbajtjen e dietės, mund tė mėrziteni; apo zhgėnjeheni dhe tė mos e gjeni mė dėshirėn dhe guximin pėr tė filluar njė regjim tė ri.

Prandaj, fiksoni mirė 6 rastet kur nuk duhet ta mendoni tė mbani dietė. Kėshtu, mos mbaj dietė nėse…

... sapo je ndarė nga njė lidhje
Nė kėtė situatė, trupi ėshtė i dobėt, njėsoj si pas njė gripi tė keq. Prandaj nuk do ishte shumė e mirė pėr ju dhe organizmin tuaj qė, menjėherė pas njė krize mėrzie apo depresioni, tė mbani dietė.

... je ftuar pėr drekė
Apo po pret ditėn e njė feste, nė kėtė rast, mbaje dietėn njė herė tjetėr, nė njė moment
mė tė pėrshtatshėm. Sepse, edhe pa vetėdi¬je bėhen shumė shkelje 'tė vogla' qė rrezikojnė tė zbehin rezultatet e arritura.

... koha ėshtė e keqe
Kur prishet koha, trupi sekreton mė shumė Acht, njė harmon qė rrit ankthin dhe zvogėlon prodhimin e endorfinave (substanca qė tė bėjnė tė ndihesh mirė).

... duhet tė bėsh njė test ose provim
Kur je shumė e ngarkuar, trupi vė nė lėvizje adrenalinėn, harmon qė nevojitet pėr tė nxjerrė jashtė tė gjitha energjitė qė kemi, dhe sjell dėshirėn pėr tė ngrėnė, mbi tė gjitha ėmbėlsira.

... pret ciklin
Nė kėtė periudhė trupi ka nevojė pėr hekur, vitamina dhe kri¬pėra minerale, por kėto elementė mund tė ndodhen edhe nė ato ushqime tė cilat janė armike tė linjave, siē janė p.sh., ėmbėlsirat, ēokollatat, djathėrat etj.

... po shkon me pushime
Pushimet dhurojnė disa ditė tė qeta, prandaj do e keni shumė tė lehtė tė tundoheni nga ushqimet e ndryshme.