Shumica e japonezėve nuk kanė njė tė dashur dhe nuk e duan njė tė tillė, ishte pėrfundimi i njė studimi qeveritar.
Nė njė anketė tė gjerė tė popullsisė, u provua se 61% e meshkujve tė pamartuar midis moshės 18 dhe 34 vjeē nuk janė tė pėrfshirė nė njė lidhje, ashtu si edhe mė shumė se gjysma e femrave.
Nė anketėn e fundit tė vitit 2005, tendenca pėr tė qėndruar vetėm ishte mė e ulėt. Japonia ėshtė njė prej vendeve me lindshmėrinė mė tė ulėt nė vend dhe pritet qė gjatė shekullit tė XXI, popullsia prej 120 milion banorėsh e ishullit tė reduktohet nė mėnyrė drastike.
Midis atyre qė janė beqarė, njė nė katėr shprehen se as qė kanė ndėrmend tė kėrkojnė pėr njė partner. Disa cituan vėshtirėsitė ekonomike nė formimin e familjes, ndėrsa tė tjerė pamundėsinė e gjetjes sė njė partneri tė mirė pas moshės 25-vjeēare, si shkaqet kryesore tė vendimit tė tyre.
Shumė prej femrave pretenduan gjithashtu se mendojnė qė jeta si beqare i pėrshtatet shumė mė tepėr se sa martesa. Mė shumė se njė e katėrta e meshkujve dhe femrave beqare midis moshės 35-40 vjeēare nuk kanė patur asnjėherė njė raport seksual.