Nje cift te rinjsh eshte qelluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne afersi te plazhit te Velipojes. Antoneta Tanushi, 18 vjec, nga fshati Gomsiqe e Re i komunes se Velipojes, ka mbetur e vdekur nga sulmi me arme zjarri, ndersa eshte plagosur rende Fatjon Luka, 22 vjec, nga fshati Rec. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur dje se uniformat blu kane arritur te arrestojne ne flagrance njerin prej atentatoreve, ndersa tjetri eshte shpallur ne kerkim. Tom Mrina, 49 vjec, eshte kapur ne pyjet e Velipojes, ndersa djali i tij 21-vjecar, Klodiani, eshte vendosur ne krye te listes se personave te kerkuar. Sipas burimeve, “shenjestra” e ekzekutoreve ishte Fatjon Luka, i cili dyshohet se ka pasur lidhje me nje femer tjeter, e afert me dy personat qe dyshohen si autore te krimit.

Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 01.00 te mengjesit te djeshem ne rrugen Velipoje-Shkoder. Dy te rinjte mesohet se kishin ndaluar automjetin ne nje rruge qorre, qe del nga aksi kryesor, ne vendin e quajtur “Kthesa mbi Suke”. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres saktesojne, se ata sapo kishin nisur te benin seks, kur mbi ta kane krisur armet. Nje bresheri automatiku eshte zbrazur mbi krahun e shoferit te autovetures tip “Fiat Punto” me targa SH 2212 C, ndersa i dyti i atentatoreve ka qwlluar me pistoletw. Pjesa me e madhe e plumbave kane goditur Antoneta Tanushin, e cila ka vdekur ne vend, ndersa Fatjon Lika eshte plagosur rende. Uniformat blu qe mberriten ne vendngjarje raportuan se ciftin e gjeten te zhveshur, ne pozicion intim. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres, ku i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Aktualisht 22-vjecari ndodhet ne repartin e reanimacionit, ne gjendje kritike per jeten.

Policia e Shkodres ka zbardhur brenda disa oresh dinamiken e ngjarjes. Nga provat e mbledhura dhe deshmite e personave, qe kane dijeni per ngjarjet, policia identifikoi Tom Mrinen, 49 vjec dhe djalin e tij, Klodianin, 21 vjec, si autore te dyshuar te ngjarjes. Uniformat blu thane dje se krimi ka ndodhur pasi Fatjon Lika ka pasur disa muaj me pare nje lidhje dashurie me vajzen e Tom Mrines, nderkohe qe kjo e fundit ishte e fejuar me nje djale tjeter. Pikerisht hakmarrja per vajzen e cnderuar duket te jete pista qe policia konsideron per momentin me te besueshme. Rudina Llazari

Viktima, rrembyesi i zemrave te Velipojes

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Fatjon Luka kishte bere fjale para tre muajsh me Tom Mrine, babane e Klodian Mrines. Nje lidhje e vjeter e Lukes mesohet te kete qene edhe shkaku i grindjes. Tom Mrina dhe Fatjon Luka kane kercenuar njeri-tjetrin tre muaj me pare. Por nderkohe qe eshte dukur se ngjarja eshte qetesuar, nje jave me pare ne nje nga lokalet e Velipojes, Klodian Mrina - i sapoardhur nga jashte shtetit - dhe Fatjon Luka jane grindur keqas deri ne rrahje. Ata qe kane qene te pranishem ne lokal kane deklaruar ne policine e Shkodres, se nuk eshte marre vesh shkaku i grindjes, por mesohet te kete qene dicka e vjeter ne mes te dyve. Burime nga grupi hetimor saktesuan mbreme se shkaku i grindjeve, qe zgjasnin prej tre muajsh dhe njekohesisht motivi i vrasjes duhet kerkuar ne lidhjen e 22-vjecarit me vajzen e Tom Mrines, nderkohe qe ajo ishte e fejuar me nje person tjeter. Te njejtat burime saktesojne se Fatjon Luka konsiderohej si nje i ri i pashem dhe i suksesshem me femrat.

Vrasesit, dy metra nga makina

Te dielen pasdite deri ne darke vone Antoneta Tanushi ishte pare ne shoqerine e Fatjonit, paksa ne Rec dhe me pas edhe ne nje nga lokalet e Velipojes, ku mesohet se dy te rinjte kane ndenjur deri ne darke vone. Mesa duket Klodian Mrina dhe babai i tij, Toma, kishte pikasur pranine e Fatjonit dhe gjendjen e tij paksa te pire. Babe e bir mesohet se i jane vene prapa ciftit disa minuta pas mesnates, ndersa ata pergatiteshin per te marre rrugen e Shkodres. Policia saktesoi se ne momentin qe makina e Fatjon Lukes ka qene e ndalur dhe dy te rinjte kishin nisur te benin dashuri, babe e bir kane qelluar me bresheri automatiku, tip “Kallashnikov” ne drejtim te makines, duke qene vetem dy metra larg dy te rinjve. Pasi kane qelluar makinen, duke menduar se ka vrare te dy personat qe kane qene brenda, autoret jane larguar, duke lene makinen ne meshire te fatit. Por Fatjoni pas disa castesh eshte kthjelluar dhe, pasi ka pare shoqen e mbytur ne gjak, i ka telefonuar vete policise, duke kerkuar ndihme.

Provat e krimit:

3 gezhoja pistolete (mod. 54)

13 gezhoja automatiku (mod. 56),

automjeti Fiat Tipo me targe SH 2212 D.

Viktimat:

Antoneta Tanushi 18 vjec e vdekur

Fatjon Luka, 22 vjec i plagosur

Te akuzuar:

Tom Mrina 49 vjec

Klodian Mrina, 21 vjec

Akuza

“Vrasje me paramendim per motive hakmarrje, e kryer ne bashkepunim”

“Mbajtje pa leje e armeve te zjarrit”