Receta Gatimi

Si hahen disa lloje ushqimesh


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e mikaela
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    35
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Si hahen disa lloje ushqimesh

    Ndonjė lexues mund tė na thotė se, po t’i hamė frutat ashtu siē do e pėrshkruamė mė poshtė, nuk do tė na shijojnė fare…

    Themi se nė kėtė rast kemi tė bėjmė me njerėz qė mendojnė vetėm pėr veten e tyre dhe nuk u bėhet vonė nėse i shqetėsojmė ata qė ndodhen pranė tyre, duke kafshuar zhurmshėm ose duke u rrjedhur nėpėr mjekėr lėngu i ndonjė pjeshke.

    Kafeja, ēaji, kakaoja me qumėsht, pihen nga filxhani, pa e lėnė lugėn brenda. Nė rastin e ēajit e tė kakaos, ajo vendoset nė pjatėn qė na ėshtė sjellė bashkė me filxhanin ose mbi pecetė. Gishti i vogėl nuk mbahet i ngritur, kur ēojmė filxhanin te goja. Kur pimė kafe turke, e ngremė pjatėn e vogėl me dorėn e majtė, ndėrsa afrojmė filxhani n pranė buzėve me dorėn e djathtė. Kurrė nuk duhet ta pimė kafenė nga filxhani pa tabėll pėrfundi, qoftė edhe kur ndodhemi nė punė (zyrė). Ndryshe nga kafeja, ēaji ose kakaoja pihen duke e lėnė pjatėzėn (tabllėn) nė tryezė.

    Mishi i shpendėve: Nuk hahet me dorė, mund tė bėjnė pėrjashtim kofshėt e zoēkave. Mirė ėshtė qė mishi i pulės tė sillet nė tryezė pa kocka.

    Orizi: Hahet me pirun, duke u ndihmuar edhe nga thika. Mos pėrdorni lugėn, kini durim tė hani mė ngadalė, edhe kur nuk e kapni lehtė me pirun.

    Ėmbėlsirat: Merren me dorė, kur janė tė thata, ose me lugė tė vogėl a pirun deserti, po tė jenė me krem; ‘pallaēinkat’ hahen duke i prerė nė copa tė vogla, si mishin.


    Frutat: Dardhėt dhe mollėt i presim me thikė nė katėr pjesė, tė cilat i qėrojmė njė
    nga njė. Pastaj ēdo ēerek e presim nė copa tė cilat i hamė me pirun. Ēerekėt qė i lėmė tė paqėruar, mund t’ia hamė me dorė. Rrushi, qershitė dhe vishnjat hahen kurdoherė me dorė. Marrim nga frutiera njė kalavesh rrushi, e vendosim nė pjatėn tonė dhe kokrrat i hamė njė nga njė. Disa kanė njė zakon tė keq tė marrin disa kokrra rrushi drejtpėrsėdrejti nga frutiera qė sillet nė tryezė. Por, cili do ta marrė pastaj atė kalavesh rrushi tė katandisur nė atė mėnyrė? Bėrthamat e vishnjave, qershive ose rrushit, vihen nė pėllėmbėn e dorės, tė bėrė kaush, dhe pastaj nė pjatė.

    Kivi: Pritet me thikė pėrgjysmė, njėra gjysmė mbahet nė dorėn e majtė dhe hahet pjesa e brendshme me njė lugė tė vogėl. Pra, nė pėrgjithėsi, shumica e frutave hahen duke pėrdorur thikėn, pirunin ose lugėn e vogėl. Vetėm kur ndodhemi nė njė oborr me pemė tė tilla, i kafshoj mė frutat!


    Pjeshkat: Mbahen nė dorėn e majtė pėr t’i prerė nė dysh. Hahen me thikė dhe me pirun.
    Portokajtė dhe mandarinat: E presim lėvoren nė formė ylli, nxjerrim frytin dhe e ndajmė nė feta, tė cilat i hamė me dorė .

    Bananet: Merren me dorė, u hiqet lėvorja nė pjatė dhe hahen me dorė, ose, nėse janė tepėr tė buta, me pirun.

    Pjepri dhe ananasi: Serviren tė prerė nė feta dhe hahen vetėm me pirun, me pėrjashtim tė rastit kur ananasi ėshtė shumė i fortė dhe e justifikon pėrdorimin e thikės. Grejpfruti: Shėrbehet i prerė mė dysh dhe hahet duke pėrdorur njė lugė tė vogėl.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    shume ineresant ky post....kishte disa gjera qe nuk i dija....

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nuk po gjej me ēfare haet kosi

    ! Do pyes nje her kostin

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    hhahaaaa,,,,po haje me pirua si ardit gjebrea

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. E dini se ne thelb ekzistojne 8 lloje femrash...
    Nga vaaldr1n nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2012, 03:49 PM
  2. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-06-2012, 11:21 AM
  3. Pse ka dy lloje futbolli?
    Nga lovee nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2011, 08:04 PM
  4. Lloje te ndryshme embelsirash
    Nga ulkina nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-02-2011, 01:01 PM
  5. Lulet mbi ballkonet tane moderrn - E njihni kete lloje?
    Nga ReniX nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 03:33 PM