Receta Gatimi

Betania


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e Erumahtar
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Athinė
    Postime
    29
    Reputacioni
    0

    Betania

    Po postoj pėrkthimin e njė libri qė kam lexuar kohėt e fundit nė anglisht (Bethany, nga Frank Viola).

    Shpresoj t'ju pėlqejė dhe lexim tė kėndshėm. *

    [align=center]Betania
    Dėshira e Zotit pėr Kishėn e Tij[/align]


    [align=center]Hyrje[/align]

    Kur Zoti Jezu Krisht erdhi nė kėtė botė, Ai nuk u pranua nga njerėzit.
    Ju kujtohet lindja e Tij? Qyteti i Bethlehemit ia mbylli dyert.
    Kėshtu Ai lindi nė njė stallė kafshėsh midis pisllėkut dhe erės sė keqe tė bajgave tė kafshėve.
    Kur ishte dy vjeē, u ndoq nga qeveria.
    Dhe kur Ai filloi shėrbesėn e Tij, nuk u pranua nga vetė populli i Tij – Judenjtė. “Ai erdhi tek tė tijėt, por ata nuk e pranuan. (Gjoni 1:11)

    Udhėheqėsit fetarė qė bėnin ligjin nė Jeruzalem nuk e pranuan atė po ashtu. Kujtohuni se si Ai qau nė qytet sepse ata e refuzuan Mesinė e tyre. (Luka 13:34)

    Gjithashtu, kur Ai kėrkoi tė futet nė Samari, nuk u pranua as nga ai qytet. “Sepse njerezit nuk e pranuan atė se ai ishte drejtuar nga Jeruzalemi.” (Lluka 9:58 )

    E shikoni ku qėndron ironia? Kemi krijuesin e universit. Ai ėshtė personi qė jo vetėm krijoji gjithēka, por gjithēka u krijua pėr Tė. Dhe Ai u refuzua nga ajo botė qė Ai vetė krijoji. As nuk u mirėprit, as nuk u pranua.

    Por, kishte njė pėrjashtim. Gjatė gjithė jetės sė Tij njerėzore, kishte vetėm njė vend mbi tokė ku Jezu Krishti u mirėprit. Kishte vetėm njė vend ku Ai u pranua. Ishte njė fshat i vogėl i quajtur Betani. Dhe ky fshat luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė jetėn e Zotit.

    Kėtė mbrėmje, dua qė tė ndjek gjurmėt e Zotit ndėrsa ai shkonte nė fshatin e Betanisė. Arsyeja pėrse po e bėj kėtė ėshtė e thjeshtė. Unė besoj se Betania pėrfaqėson dėshirėn e Zotit pėr Kishėn e Tij. Perėndia dėshiron njė Betani nė ēdo qytet tė kėtij planeti, pėrfshirė kėtu edhe ..... (nė qytetin ku ndodheni).

    Ungjijtė na japin katėr tregime qė ndodhin nė Betani. Para se tė shohim nė ēdo tregim, dua t'ju tregoj kontekstin historik tė kėtij fshati tė vogėl.

    1. Betania ishte rreth 2 km nė lindje tė Jeruzalemit.
    2. Ndodhej nė juglindje tė shpateve tė Malit tė Ullinjve.
    3. Kopshti i Gjetsemanit ndodhej nė Malin e Ullinjve. Gjetsemani do tė thotė “mulli vaji.” Ishte vendi ku shtypeshin ullinjtė.
    4. Gjashtė ditė para kryqėzimit, Jezusi shkonte nė Jeruzalem gjatė ditės, por Ai gjithmonė kthehej nė Betani pėr tė kaluar natėn. Pėrsėris: Gjashtė ditėt e fundit tė jetės tokėsore tė Zotit, Jezu Krishti kthehej nė Betani pėr tė qėndruar dhe pushuar atje. Nė Betani ai gjeti strehim, ēlodhje, siguri dhe paqe.
    5. Betani do tė thotė “shtėpia e fiqve.” Siē do ta shohim edhe mė vonė, kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme.
    6. Ishin tre njerėz qė jetonin nė Betani, pėr tė cilėt Shkrimet na thonė se Jezusi i donte shumė: Marta, Maria dhe Llazari.
    7. Duket se Marta ishte mė e madhja nė moshė. Maria ishte motra e vogėl. Dhe Llazari ishte vėllai i vogėl.
    8. Gjithashu ishte edhe njė person i katėrt qė jetonte nė Betani – njė burrė tė cilin Dhjata e Re e quan “Simoni leprozi.” Disa studiues besojnė se Simoni kishte marrėdhėnie familjare me Martėn, Marinė dhe Llazarin. Mund tė kėtė qėnė babai i tyre ose ndonjė dajė/xhaxha.
    9. Marta kishte njė shtėpi tė sajėn nė Betani. Maria ishte shumė e njohur nė qytet. Gjoni e quan Betaninė, “qyteti i Marisė dhe motrės sė saja Martės.”
    10. Familja duhet tė ketė qėnė e mbajtur nga ana financiare. (Madhėsia e shtėpisė sė Martės dhe tipi i varrit qė u pėrdor pėr Llazarin tregon pėr statusin e tyre financiar.)
    11. Betania duket se ėshtė i vetmi vend mbi tokė ku Zoti Jezus ishte kuptuar dhe njohur.

    Le tė shohim tani takimin e parė tė Jezusit me Betaninė ashtu siē na pėrshkruhet nė Shkrimet.

    (vazhdon)

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e Erumahtar
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Athinė
    Postime
    29
    Reputacioni
    0

    Re: Betania

    TAKIMI I PARĖ

    Tetor i 29-ės pas Krishtit


    Ndodhi qė, ndėrsa ata po udhėtonin, Jezusi hyri nė njė fshat; dhe njė grua, qė e kishte emrin Marta, e priti nė shtėpinė e vet. Ajo kishte njė motėr qė quhej Mari, e cila u ul te kėmbėt e Jezusit dhe dėgjonte fjalėn e Tij. Por Marta, qė ishte krejt e zėnė nga punėt e shumta, iu afrua dhe i tha: “Zot, a nuk tė intereson qė ime motėr mė la vetėm tė shėrbej? I thuaj pra, tė mė ndihmojė”. Por Jezusi, duke u pėrgjigjur, i tha: “Martė, ti po shqetėsohesh dhe kujdesesh pėr shumė gjėra; por vetėm njė gjė ėshtė e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesėn mė tė mirė, qė asaj nuk do ti hiqet”. (Lluka 10:38-42)


    Mendoj se pjesa mė e madhe e predikimeve qė janė bėrė mbi kėtė pasazh e kanė kritikuar qėndrimin e Martės. Por unė do doja tė them njė fjalė tė mirė pėr Martėn kėtė mbrėmje. Hidhini njė sy vargut 38. “Marta e priti Atė nė shtėpinė e vet.” Njė pėrkthim tjetėr thotė, “Marta e pranoi Atė nė shtėpinė e vet.”

    Tė pranosh Jezu Krishtin
    Betania ishte vendi i vetėm nė botė ku Jezu Krishti ishte pranuar tėrėsisht dhe me gėzim tė madh. Ishte vendi i vetėm mbi tokė ku Ai ndihej si nė shtėpinė e Tij.

    Kjo ėshtė karakteristika kryesore e Betanisė. Dhe ėshtė pikėrisht shenja e parė e kishės qė Perėndia kėrkon.

    Jezu Krishti nuk u pranua nga bota. Por Ai u pranua nė Betani.

    Tani, ēfarė do tė thotė tė pranosh Zotin Jezus? Mendoj se ēdo kishė nė kėtė planet do deklaronte se ata e kanė pranuar Zotin. Por do doja ta zgjeroj pak kuptimin e ēfarė do tė thotė tė pranosh si duhet Atė.

    Si mundet njė kishė ti japė Zotit vendin e duhur dhe tė drejtė? Kjo ėshtė njė pyetje kritike. Sepse aty qėndron e gjithė ēėshtja e restaurimit tė kishės. Unė besoj se kisha nuk do restaurohet kurrė nėse nė fillim nuk kuptojmė se si duhet tė pranohet Krishti.

    Pėr mua egzistojnė tre aspekte kryesorė pėr sa i pėrket pranimit tė drejtė tė Jezu Krishtit.

    1) Tė pranosh Krishtin si duhet ėshtė ti japėsh Atij vendin e nderit, vend suprem dhe vend qendror. Kam 20 vjet qė takohem nė kisha shtėpi dhe sipas gjykimit tim janė shumė pak ato kisha shtėpi qė e bėjnė Krishtin qendror dhe suprem. Zakonisht diēka tjetėr veē Jezusit do marrė vendin qendror nė ato kisha.

    Por kėtu qėndron gjendja tragjike. Ato pak kisha qė e bėjnė Krishtin qendror, kanė tendencėn tė bėhen pjesė e lėvizjeve elitiste dhe sektariane. Dhe nga praktika dhe qėndrimi i tyre ata tradhėtojnė vetė Zotin rreth tė cilit mblidhen.

    E kam bėrė shpesh kėtė deklaratė. Sektarianizmi dhe elitizmi janė si era e trupit. Ēdo njeri tjetėr mund ti nuhasė pėrveē personit qė e ka atė.

    Pėr kėtė gjė duhet tė jeni tė sigurtė: Jezu Krishti nuk ndodhet si nė shtėpinė e Tij nė njė kishė elitiste apo sektariane.

    Do mund tė flisnim gjatė gjithė ditės se ēdo tė thotė tė bėsh Krishtin qendror dhe suprem, por nuk kemi kohė.

    Unė thjesht do them se Jezu Krishti nuk mund tė marrė njė vend tė dytė. Ai nuk ndjehet si nė shtėpinė e Tij nė ēdo kishė qė nuk i jep Atij vendin e supremitetit dhe qendėrsisė absolute. Ai do qė tė jetė mė shumė se njė vizitor. Ai do qė tė jetė Zoti i shtėpisė.

    2) Tė pranosh Krishtin do tė thotė tė pranosh gjithēka Ai ėshtė. Kam njohur kisha shtėpi qė kanė pranuar shėrbesėn e predikimit tė Zotit, por ato nuk kanė pranuar shėrbesėn e Tij tė shėrimit. Kam njohur disa kisha qė kanė pranuar bekimet e Tij, por nuk kanė pranuar vuajtjet. Kjo do tė thotė se mirėpresin fuqinė e ringjalljes sė Tij por nuk pranojnė pjesėmarrjen nė vuajtjet e Tij.

    Kam njohur disa kisha qė e pranojnė shėrbesėn e mėsimeve tė Tij, por nuk pranojnė shėrbesėn e tė ndihmuarit tė tė varfėrve dhe tė vobektėve. Kam njohur kisha qė pranojnė ndėrtimin e Trupit, por nuk pranojnė shėrbesėn e tė predikuarit tė Krishtit te tė humburit.

    Tė pranosh Krishtin vetėm nė disa aspekte, do tė thotė ta pranosh Atė sipas termave tanė. Kjo nuk ėshtė ta pranosh Atė ashtu si Ai ėshtė.

    Tė pranosh dhe tė mirėpresėsh Jezu Krishtin nė mėnyrė tė duhur do tė thotė tė pranosh gjithēka Ai ėshtė. Ai ėshtė njė Person i plotė. Nuk mund tė themi duam njė pjesė tėnden dhe jo pjesėt e tjera.

    Betania ėshtė vendi ku Krishti – i tėrė Krishti – ėshtė i mirėpritur dhe i pranuar.

    3) Tė pranosh Krishtin ėshtė tė pranosh tė gjithė ata qė janė pjesė e Tij. Nė disa raste Jezusi bėri kėtė deklaratė: “Ai qė pranon ata qė unė kam dėrguar, mė ka pranuar mua.”

    Bethania ėshtė vendi qė pranon tė gjithė ata qė Ai ka dėrguar. Ajo pranon gjithashtu tė gjithė ata qė i pėrkasin Krishtit.

    Ēdo kishė qė mirėpret disa pjesėtarė tė Trupit, por refuzon tė tjerė, nuk ėshtė duke pranuar Krishtin. Dhe ēdo kishė qė pranon disa qė Zoti ka dėrguar pėr veprėn e Tij, ndėrkohė qė refuzon tė tjerė, nuk po pranon Krishtin.

    Njė pėrjashtim: Nuk pranojmė ata qė punojnė kundėr misionit tė Krishtit, qė ėshtė uniteti. Ata qė janė sektarianė dhe qė duan tė “pėrēajnė dhe tė sundojnė” nė lėvizjen e tyre, ne nuk mund ti pranojmė. Kjo ėshtė fryma e pėrēarjes, dhe ėshtė anti-Krisht. (Romakėve 16:17)

    Mė lejoni t'ju tregoj njė tundimin tė madh pėr kishat shtėpi sot. Ėshtė tundim pėr ne tė bėhemi tė mbyllur nė vetvete, tė kufizuar, dhe tė mbrojtur nga bota e jashtme.

    Betania pranon tė gjithė ata qė kanė pranuar Krishtin. Dhe ata janė tė mirėpritur.

    Tė veprosh ndryshe ėshtė sikur tė thuash: “Zot, do marrim dorėn dhe krahund tėnd, por nuk duam kėmbėn tėnde.”

    Tė ekskluvizohesh do tė thotė tė ndash Trupin e Jezu Krishtit. Ēuditėrisht akoma edhe Judenjtė qė nuk kishin besuar ndjeheshin si nė shtėpi nė Bethani. (Gjoni 12:6)

    Betania, ashtu si Zoti Jezus, i pėrmbledh tė gjithė.

    Kur Krishti ėshtė i mirėpritur nga njė popull, Ai pranon tė gjithė ata qė vizitojnė kėtė popull.

    Kėtu ka njė element mirėpritės....diēka qė tė fton....qė tėrheq njerėzit brenda dhe kjo ėshtė aroma mirėpritėse e Jezu Krishtit.

    Ne e mirėpresim Atė, dhe Ai mirėpret tė gjithė ata qė janė tė Tijėt. Kjo ėshtė Kisha.

    Fatkeqėsisht, kam parė shumė kisha shtėpi qė nuk kishin njė atmosferė mirėpritėse pėr vizitorėt e tyre. Pėrkundrazi, aty vinte era e ekskluzivitetit dhe e mendjengushtėsisė. Kėto gjėra tradhėtojne frymėn e Betanisė, dhe ato ekspozojnė faktin se Zoti nuk ėshtė pranuar plotėsisht.

    Shkurtimisht, Zoti po kėrkon njė vend ku Ai ėshtė tėrėsisht i pranuar dhe i mirėpritur. Jo Krisht plus diēka tjetėr. Dhe jo Krisht minus njė pjesė tė Krishtit. Por Krishti gjithēkaja dhe nė tė githė .

    Perėndia po kėrkon njė popull qė do pranojė Krishtin si gjithēkanė e tyre. Dhe kjo ėshtė Kisha qė Perėndia dėshiron.



    Njė vėshtrim mė i afėrt i Marisė

    Le ti kthehemi historisė sonė. Shikoni ku po qėndron Maria. Ajo ėshtė ulur nė kėmbėt e Zotit. Ky ėshtė qėndrimi i njė nxėnėsi (shih Veprat 22:3). Ēfarė po bėn ajo nė kėmbėt e Tij? Ajo po e dėgjon ndėrsa Ai flet. Vėshtrimi i saj ėshtė ngulitur mbi Krishtin. Ajo po e dėgjon me kudjes tė madh.

    Tė Dymbėdhjetėt janė tė pranishėm gjithashtu, pa dyshim edhe ata nė kėmbėt e Tij.

    Ēfarė ėshtė kjo? Ėshtė njė pikturė e bukur e njė takimi kishe.

    Kur ne mblidhemi sė bashku si njė kishė, ne vimė nė praninė e Jezu Krishtit. Ai ėshtė nė mesin tonė. Dhe ... Ai po flet.

    Nė kėtė histori, Krishti po flet pėrmes trupit tė tij fizik. Por sot, Ai flet pėrmes njė kanali tjetėr. Ne tė gjithė e dimė cili ėshtė ky kanal, apo jo? Ky kanal ėshtė pastori, drejt?

    Jo! Ai flet pėrsėri pėrmes trupit tė Tij, por kėsaj rradhe pėrmes trupit tė Tij frymor. Jo pėrmes njė pastori, jo pėrmes njė grupi pleqsh. Por Ai flet nėpėrmjet nesh – Trupit tė Krishtit. (Pastorėt janė si gishtrinjtė e Tij tė vegjėl. Ai ka nė Trup tė tėrė nėpėrmjet tė cilit flet.)

    Ne mblidhemi sė bashku ta adhurojmė Atė, ta duam dhe ta dėgjojmė duke folur pėrmes njėri-tjetrit. Dhe nga kjo Fjalė ne jetojmė.

    Tani, kėtu ka diēka qė dua tė theksoj: Sa herė qė ju mblidheni sė bashku, kur ju dilni jashtė dhe lini takimin, ju duhet tė jeni nė gjendje tė thoni, “Zoti na foli pėrsėri sot dhe kjo ėshtė ajo qė na zbuloi nga vetja e Tij.”

    Kjo kėrkon qė secili prej nesh tė bėhet njė Mari. Kjo kėrkon qė secili prej nesh tė ulet nė kėmbėt e Tij gjatė javės dhe ta dėgjojė Atė. Dhe atėherė kur tė gjithė mblidhemi bashkė, ne ndajmė me njėri-tjetrin atė qė kemi mėsuar prej Tij.

    Unė jam njė mbrojtės i fortė i idesė se tė krishterėt duhet tė mblidhen dy nga dy gjate javės tė kalojnė kohė me Zotin para se ata tė mblidhen si Kishė. Maria nuk po qėndronte e vetme nė kėmbėt e Krishtit. Tė Dymbėdhjetėt ishin me tė gjithashtu. Edhe Llazari mund tė ketė qėnė me ta.

    Kėshtu Betania ėshtė njė vend ku ne qėndrojmė nė kėmbėt e Zotit sė bashku, dhe ia dorėzojmė veten tonė Atij. Ky ėshtė mėsimi i parė qė ēdo kishė duhet tė mėsojė.



    Tė zgjedhėsh pjesėn mė tė mirė

    Kjo histori zakonisht ėshtė interpretuar pėr tu bėrė njė shembull i tensionit qė egziston midis atyre qė i janė kushtuar shėrbesės sė jashtme dhe atyre qė janė mė tepėr pėr njė adhurim tė brendshėm.

    Mendoj se kjo mėnyrė e tė vėshtruarit tė historisė ka tė mirat e veta, por nuk dua ta shoh nga kjo anė sot sepse kėshtu do humbasim pikėn kryesore.

    Mė lejoni t'ju jap njė sfond historik qė do lėshojė dritė mbi kėtė histori.

    Nė kohėn e Jezusit, shtėpitė ishin tė ndara nė pjesėn e meshkujve dhe atė tė femrave. Kuzhina ishte pjesa kryesore e grave. (Kjo vazhdon tė ndodhė e dhe sot nė disa vende, p.sh. Etiopia) Burrat nuk kanė tė drejtė tė futen nė kuzhinė.

    Dhoma e ndenjjes ishte pėr burrat. Nėse njė grua do qėndronte nė dhomėn e burrave, kjo gjė do ishte e papranueshme. Do konsiderohej skandal.

    Dy vendet e vetėm qė burrat dhe gratė mund tė qėndronin bashkė ishin dhoma e gjumit dhe oborri i shtėpisė ku luanin fėmijėt.

    Tani dua tė shihni Zotin Jezus duke u futur nė kėtė shtėpi me tė Dymbėdhjetėt. Marta e ndjek Atė dhe tė Dymbėdhjetėt nė dhomėn e burrave. Jezusi nuk kėrkon qė ti shtrojnė tavolinėn, por fillon ti mėsojė ata. Kėshtu Ai fillon tė flasė.

    Tė Dymbėdhjetėt janė tė gjithė mbledhur rreth Tij, duke qėndruar nė kėmbėt e Tij. Por diēka ėshtė ndryshe nga ē'duhet tė jetė. Njė grua ėshtė e pranishme gjithashtu. Dhe ajo po ashtu qėndron nė kėmbėt e Jezusit.

    Maria ka kaluar cakun. Ajo ka thyer rregullat socialė. E para, ajo po qėndron nė dhomėn e burrave. E dyta, ajo po e konsideron veten nxėnėse. Tani, pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme kjo gjė? Sepse ēdo rabi (mėsues) nė atė kohė kishte vetėm nxėnėsa (meshkuj). Jezusi ishte pėrjashtimi. Ai mirėpriti gratė tė bėhen nxėnėse tė Tij gjithashtu.

    Le tė shkojmė tani nė kuzhinė dhe ti hedhim njė sy Martės. Ajo ka njė gjė nė mendje. Ajo do qė ti bėjė Zotit njė pritje ashtu siē i takon. Ajo po pėrgatit njė darkė tė madhe pėr Jezusin dhe dishepujt e Tij. Ajo po skllavėrohet nė kuzhinė duke pėrgatitur ushqimin, pjatat, duke nxjerrė gotat mė tė mira, etj.

    Por ndėrsa minutat kalojnė, ajo fillon tė zemėrohet. Motra e saj nuk po e ndihmon fare. Nė vend tė kėsaj, ajo po qėndron nė dhomėn e burrave e ulur nė kėmbėt e Jezusit ashtu si nxėnėsit e tjerė. Me fjalė tė tjera, ajo po sillet si njė burrė!

    Marta vazhdon tė punojė nė kuzhinė, duke shpresuar se Maria do ēohet ta ndihmojė. Por mė kot. Dhe ajo nuk mund tė durojė mė. Futet furishėm nė dhomėn e burrave dhe proteston duke iu drejtuar Jezusit. “Nuk e sheh se Maria nuk po mė ndihmon? Thuaji asaj qė tė mė ndihmojė!”

    Faktikisht Marta po thoshte: “Motra ime po qėndron nė dhomėn e burrave duke u sjellė si burrė nė njė kohė qė ajo duhej tė ishte nė kuzhinė duke mė ndihmuar mua.”

    Vini re se ndėrsa Marta ankohet, Maria qėndron e qetė. Ajo nuk e mbron veten e saj. Ajo lejon Zotin qė ta mbrojė. Dhe Ai e bėn.

    Pėrgjigjia e Zotit drejtuar Martės ėshtė e butė. “Marta, Marta, ti shqetėsohesh pėr shumė gjėra, ndėrsa Maria vetėm pėr njė gjė dhe ajo ėshtė gjėja mė e nevojshme. Ėshtė gjėja mė e mirė – tė bėhesh nxėnėsi im.”

    “Njė gjė ėshtė e nevojshme,” thotė Ai, “ dhe Unė nuk do ja marr kėtė gjė asaj.”

    Zoti duket se thotė se njėra gjė qė ėshtė e nevojshme... “pjesa mė e mirė”, siē e kanė vėnė disa pėrkthyes, ėshtė qė tė njohėsh Atė. Dhe nga kjo njohje del njė shėrbesė mė e madhe. Njė shėrbesė qė del nga dashuria, miqėsia dhe shoqėria.

    Pėrparėsia mė e madhe nė jetė ėshtė tė njohėsh Zotin. Dhe kjo kėrkon kohė nė kėmbėt e Tij. Por diēka tjetėr po ndodh kėtu.

    Tė ekspozosh zemrėn

    Nė Betani, temperamentet tanė, dispozicionet tanė dhe motivet tanė ekspozohen.

    Vini re kėtė: Jezusi nuk tha se gjėrat pėr tė cilat Marta ishte shqetesuar ishin gabim. Ai thjeshtė tregoi se cila ishte ajo gjė qė ishte e nevojshme.

    Jezusi nuk i tha Martės qė ajo tė pushojė sė shėrbyeri. Ajo qė bėri Ai ishte ti tregonte asaj faktin se shėrbesa e saj kishte njė drejtim tė gabuar. Zemra e saj ishte nė vendin e gabuar. Ajo ishte lidhur me diēka tė gabuar. Ajo ishte kaq e preokupuar qė tė bėnte njė darkė tė mirė saqė nuk kuptoi se vetė Zoti po qėndronte nė dhomėn e saj tė ndenjjes!

    Dhe Zoti e ekspozoi kėtė gjė.

    Mund tė shoh Martėn, duke shėrbyer dhe punuar me zell tė madh, por duke mos pasur kohė fare tė qėndrojė nė kėmbėt e Zotit, duke e dashur Atė dhe duke bėrė miqėsi me Tė dhe duke zbuluar se si Ai donte qė tė shėrbehej.

    Theksoj: Shėrbesa jonė ndaj Zotit duhet gjithmonė tė dalė si pasojė e miqėsisė sonė me Krishtin. Mėso tė qėndrosh nė kėmbėt e Zotit dhe ta dėgjosh zėrin e Tij dhe pastaj ēohu dhe shėrbeji sipas urdhėrit qė Ai ka dhėnė.

    Kėshtu, nga ky tregim i shpejtė, ne zbulojmė katėr karakteristika rreth Betanisė.

    Nė Betani Jezu Krishti ėshtė i mirėpritur dhe i pranuar plotėsisht.
    Nė Betani, ulemi nė praninė e Tij, dėgjojmė Fjalėn e Tij dhe e ndajmė me vėllezėrit dhe motrat .
    Nė Betani, grave u jepen tė njėjtėt privilegje dhe i njėjti status me burrat.
    Nė Betani, temperamentet, dispozicionet dhe motivet tanė ekspozohen.

    Tani dua ti jap njė fjalė inkurajimi kėsaj kishe dhe ēdo kishe qė mund tė dėgjojė kėtė mesazh.

    Bėhu njė Betani.

    Pranojeni Zotin tėnd ashtu siē i ka hije dhe pranojeni Atė tėrėsisht. Ta njihni Krishtin bėjeni qėllimin tuaj kryesor. Mėsoni tė qėndroni nė kėmbėt e Tij dhe tė dėgjoni zėrin e Tij pėrmes njėri-tjetrit. Lėreni Zotin tė ekspozojė zemrat tuaja. Dhe mos u largoni nga njėri-tjetri kur Ai largohet. Por pranoni pėrballjet qė Ai ju lejon. Pse? Nė mėnyrė qė tė ketė njė shtėpi pėr Zotin Jezus nė kėtė qytet. Njė Betani.

    Le tė kalojmė tani nė tregimin e dytė.

    (vazhdon)

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e Erumahtar
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Athinė
    Postime
    29
    Reputacioni
    0

    Re: Betania

    [align=center]TAKIMI I DYTĖ
    Fillimi i 30-ės pas Krishtit[/align]


    [align=center]Ishte atėherė i sėmurė njė farė Llazari nga Betania, fshati i Marisė dhe i Martės, motrės sė saj...Prandaj motrat i dėrguan fjalė Jezusit: ''Zot, ja, ai qė ti e do shumė ėshtė i sėmurė''...Por Jezusi e donte Martėn, motrėn e saj dhe Llazarin.Kur dėgjoi se Llazari ishte i sėmurė, qėndroi edhe dy ditė nė vendin ku ishte...''Mikun tonė, Llazarin e ka zėnė gjumi, por unė po shkoj ta zgjoj''.Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atė, i ra ndėr kėmbė duke i thėnė: ''Zot, po tė ishe ti kėtu, im vėlla nuk do tė kishte vdekur''...Jezusi qau...Prandaj Jezusi, pėrsėri i tronditur pėrbrenda, erdhi te varri; por ky ishte njė guvė dhe kishte pėrpara njė gur.Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e tė vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmė qelbet, sepse ka vdekur prej katėr ditėsh''...Dhe, mbasi tha kėto, thirri me zė tė lartė: ''Llazar, eja jashtė!''.Atėherė i vdekuri doli, me duart e kėmbėt tė lidhura me rripa pėlhure dhe me fytyrėn tė mbėshtjellė nė njė rizė. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lėreni tė shkojė!''. (Gjonit 11:1-44)[/align]

    Kjo histori, tė cilėn e kemi shkurtuar, na tregon mė shumė pėr kuptimin e Betanisė pasi ka lidhje me atė qė ndodhet nė zemrėn e Zotit pėr Kishėn e Tij.

    Dashuri dhe Miqėsi
    Vini re se nė fillimin e kėtij tregimi na thuhet se Jezusi donte Martėn, Marinė dhe Llazarin. Dhe ajo dashuri ishte diēka e dukshme. Dėgjoni fjalėt e Marisė dhe Martės " Zot, ja, ai qė ti do shumė ėshtė i sėmurė."
    Dashuria e Zotit pėr ta nuk ishte diēka abstrakte. Ata e dinin qė Ai i donte dhe ishin tė sigurtė pėr tė.
    Vini re gjithashtu se Jezusi e quan Llazarin mikun e Tij. Dėgjoni fjalėt e Tij "Mikun tonė, Llazarin e ka zėnė gjumi."
    Nė Gjonin 15, Zoti u thotė nxėnėsve tė Tij: "Unė nuk ju quaj mė shėrbėtorė, sepse shėrbėtori nuk e di ē'bėn i zoti; por unė ju kam quajtur miq, sepse ju bėra tė njihni tė gjitha gjėra qė kam dėgjuar nga Ati im."
    Dashuri dhe miqėsi. Kėto dy fjalė pėrmbledhin thelbin e Betanisė. Betania ėshtė vendi ku Jezus Krishti i do tė Tijėt dhe ata nuk e vėnė nė dyshim kėtė. Ėshtė gjithashtu vendi i miqėsisė. Miqėsi me Perėndinė e gjallė.
    Kėto dy fjalė zbulojnė atė qė ndodhet nė zemrėn e Krishtit. Ai do miq, jo shėrbėtorė. Do dashuri, jo robėri.
    Nė tempullin e gurtė tė Jeruzalemit, Perėndisė i shėrbehej. *Por nė ngrohtėsinė e njė shtėpie si Betania, Ai u desh dhe kishte miq.
    Kur lexoj kėtė pjesė, dėgjoj Zotin tė thotė : "Nuk erdha nė kėtė botė pėr tė mu shėrbyer. Erdha pėr tė patur miq. Erdha tė dua dhe tė duhem. Erdha pėr tė vėnė njė popull nė gjirin tim. Erdha pėr tu shpalosur miqve tė mij tė fshehtat e zemrės sime. Sepse me ta gjendem nė shtėpinė time."
    Ky ėshtė kuptimi i Betanisė. Dhe kėtė kėrkon Zoti nė Kishėn e Tij.

    Krizė nė Betani
    Le tė vazhdojmė mė tutje. Betania ndodhet nė krizė. Llazari ka vdekur. Mė bėn pėrshtypje fakti qė Jezusi ėshtė zot i kėsaj situate. E ka nė kontroll tė plotė. As nuk shqetėsohet, as nxitohet dhe as merakoset. Ėshtė e qartė se Ai ka qėnė nė kontakt me Atin gjatė gjithė situatės.
    Vini re se Marta vepron sipas karakterit tė saj. Del pėrpara motrės sė saj.
    Shikoni edhe Marinė. Edhe ajo vepron sipas karakterit tė saj. Ndodhet pėrsėri nė kėmbėt e Zotit.
    Skena ėshtė kaotike. Gjithėkund mjerim. Vajtimi dhe trishtimi ndodhen kudo. Armiku i Tij mė i madh -vdekja- ka marrė njė nga ata qė Ai do.
    Zoti ishte i tronditur thellė dhe i shqetėsuar. Kėtu zbulojmė se Perėndia ėshtė i ndjeshėm ndaj trishtimeve tanė. Edhe pse e di qė Ai do ngrerė Llazarin nga tė vdekurit, megjithatė ėshtė kaq i prekur nga trishtimi qė ka zėnė Marinė, Martėn dhe gjithė fshatin.
    Ėshtė njė ēast qė tė bėn zėmrėn tė pushojė. Ai qė krijoi gjithėsinė po qan pėrpara varrit tė mikut tė Tij. Dhe Ai, Ringjallja dhe Jeta, ngre mikun e Tij nga tė vdekurit.
    Kėtu kemi njė aspekt tjetėr tė Betanisė. Kriza dhe pastaj ringjallja.
    Nė ringjallje, Perėndia fillon nga e para me njė krijim tė ri. Por ringjallja vjen gjithmonė pas vuajtjesh dhe vdekjeje.
    Betani ndodhet nė krizė. Nė Betani ka vuajtje. Dhe guxoj tė them se nė Betani ka vdekje. Kryqi ndodhet nė vetė qendrėn e jetės sė trupit tė besimtarėve qė presin restaurimin e kishės. Do tė pėrjetojnė vdekje -thatėsira, vuajtje me njėri-tjetrin, vdekje tė planeve tė tyre, aspiratave, opinioneve, preferencave dhe ambicieve. Por, kėshtu e ndėrton Perėndia shtėpinė e Tij. Nga vdekja, jeta e Zotit shpėrthen dhe ne ndėrtohemi sė bashku nė njė shtėpi pėr Jezus Krishtin. Perėndia sjell vdekje nė jetėt tona nė mėnyrė qė tė mund tu japė tė gjithėve ringjalljen e Tij.
    E thėnė ndryshe: Nėse do tė bėni njė shtėpi pėr Jezus Krishtin, do t'ju vijnė kohė tė vėshtira. Do vijnė kriza. Do vijnė vuajtje. Do keni vėshtirėsi me vėllezėrit dhe motrat.
    Por mbani mend: Nuk mund tė keni ringjallje pa patur vdekje mė parė. Dhe nuk do tė njihni kurrė njė Zot ngadhėnjimtar derisa tė keni pėrballuar krizėn.
    Kisha jeton nė ringjallje. Por duhet tė ketė vdekje para se jeta e ringjallur e Zotit tė manifestohet.
    Dėgjoni fjalėt e Palit: " Kurdo ne e mbajmė nė trupin tonė vdekjen e Zotit Jezus, qė edhe jeta e Jezusit tė shfaqet nė trupin tonė. Ne qė jetojmė, jemi vazhdimisht tė dorėzuar nė vdekje pėr Jezusin, qė edhe jeta e Jezusit tė shfaqet nė mishin tonė tė vdekshėm. Dhe kėshtu nė ne vepron vdekja, ndėrsa nė ju jeta." (2 Korintasve 4:10-12)
    Kur vdekja vjen nė jetėt tona, ne kemi prirjen tė fajėsojmė tė tjerėt. S'na pėlqen tė vuajmė, kėshtu qė kemi prirjen tė fajėsojmė ata nga dora e tė cilėve erdhėn vuajtjet. Por mbani mend: Perėndia ėshtė bėrėsi i kryqit si edhe i ringjalljes qė na pret nė anėn tjetėr. Dhe Ai kėrkon tė na shndėrrojė nė shėmbėlltyrėn e Tij.
    Vuajtja ėshtė njė pjesė kritike e kėtij proēesi.
    Dua tė pėrlėvdoj edhe Marinė edhe Martėn nė orėn e tyre mė tė zezė. Kur u pėrballuan me vdekjen, ato u mbėshtetėn tek Zoti. Ai nuk i plotėsoi as aspiratat as shpresat e tyre. Sipas mendjes sė tyre, Ai e la vėllain e tyre tė vdiste. Megjithatė ato u mbėshtetėn tek Ai me besim, pavarėsisht nga situata nė tė cilėn gjendeshin.

    Njė Perėndi qė pret shumė
    Nė Betani, zbulojmė njė Perėndi qė ėshtė i gatshėm tė presė derisa tė jetė tepėr vonė. Nė kėtė tregim, Jezusi u shfaq katėr ditė me vonesė.
    Qėkur i pėrkushtova jetėn time udhėtimit tė restaurimit tė shtėpisė sė Perėndisė, kam njohur njė Perėndi qė ka bėrė tė njėjtėn gjė nė jetėn time. Kam njohur njė Perėndi qė ka pėr zakon tė largohet atėherė kur e kam nevojė mė shumė. Kur gjėrat nuk shkonin mirė, Ai dukej se shpesh i linte ato pas dore.
    Nė Betani, Ai do tė lerė popullin e Tij tė vdesė. Nuk do t'ju shpėtojė gjithmonė kur ta doni ju. Nuk do tė veprojė sipas orarit tuaj. Do t'ju lerė tė vdisni. Dhe atėherė do presė katėr ditė derisa tė bėjė ndonjė gjė.
    Mendojeni pėr pak. Vdekja ėshtė e pashpresė. Por katėr ditė pas vdekjes ėshtė mė tej se tė qėnit i pashpresė.
    Jezus Krishti do presė derisa ju tė keni vdekur me kohė. Por pastaj...kur nuk do ta prisni fare...do tė vijė duke kapėrcyer pengesat nė njė menyrė tė ēuditshme dhe tė paparashikuar pėr tė bėrė atė tė cilėn as qė e kishit ėndėrruar.
    Perėndia do tė lejojė tė gjendemi tė situata qė janė jashtė ndihmės njerėzore. Pse? Nė mėnyrė qė tė mundet tė shfaqė lavdinė e jetės sė Tij tė ringjallur. Ringjallja ėshtė vepėr vetėm e Perėndisė. Dhe prandaj gjithmonė i sjell lavdi Atij.
    Pra,Betania ndodhet nė krizė. Nė Betani ka vdekje. Ka trishtimdhe vuajtje. Por ka edhe ringjallje. Dhe Perėndia nuk mund tė na i shpėrndajė tė fundit nėse nuk jemi tė gatshėm tė pranojmė tė parėn.
    Fuqia e ringjalljes sė Tij gjithmonė ndjek pjesėmarrjen nė vuajtjet e Tij.
    Mos e harroni kurrė: Ėshtė Ringjallje dhe Jetė. *Dhe nėse e prisni, Ai, si pėrfundim, do tė rrokullisė gurin dhe do t'ju ngrerė nga tė vdekurit.

    Por egziston diēka pėrtej kėtyre. Ndodhet nė vargun 44.

    Liri nga gjithēkaShqyrtoni urdhėrin e Zotit nė vargun 44. *" Zgjidheni dhe lereni tė shkojė!". *"Lirojeni dhe lereni tė shkojė!"
    Ē'ėshtė kjo? Ėshtė liri nga robėria.
    Shikoni Llazarin nė varr. Ka vdekur. Trupi i tij ka filluar tė kalbet. Prandaj edhe mban erė. E kanė lidhur me rripa pėlhure. Kėto janė rrobat e vdekjes.
    Jezusi shpėrndan jetėn e Tij tė ringjallur me fjalėn e Tij. Dhe ē'ndodh? Llazari ringjallet. Ėshtė bėrė njė krijesė e re. Dhe ėshtė liruar nga robėria e rrobave tė vdekjes.
    "Zgjidheni dhe lereni tė shkojė!" Vini re se ky ishte njė urdhėr pėr turmėn. Jezusi nuk e zgjidhi Llazarin. I tha turmės ta bėnte.
    Kėtu shikoj dy gjėra. E para, Betani ėshtė vendi ku populli i Perėndisė lirohet nga ēdo robėri. Robėria e fesė, robėria e Ligjit dhe frymės sė legalizmit, robėria e mėkatit, robėria e botės, robėria e tė shėrbyerit Perėndisė nė mish dhe ēdo lloj tjetėr robėrie.
    E dyta, ne jemi bashkė-punėtorėt e Perėndisė nė tė liruarit e tė tjerėve. Dukej sikur Zoti po thoshte: "Dua tė bashkėpunoni me mua pėr tė bėrė tė tjerėt tė lirė. Pėrderisa ju kam bėrė tė lirė, tani ju jeni sipėrmarrėsit nė lirimin e tė tjerėve."
    "Zgjidheni dhe lereni tė shkojė" ėshtė fjala qė Zoti u dha atyre qė banonin nė Betani.
    Nėse Zoti mė ka bėrė tė lirė, mė ka dhėnė fuqinė e Tij pėr tė bėrė tė tjerėt tė lirė.
    Kėtė pikėrisht bėn jeta e Tij e ringjallur nė ne. Na ēliron nga gjithēka, pėrveē vetė Krishtit.
    Pra, Betania ėshtė vendi ku jeta e ringjallur e Krishtit shfaqet nė mesin e njė krize dhe vendi ku populli i Perėndisė bėhet i lirė.

    Le tė kalojmė nė tregimin e tretė.

    (vazhdon)

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e Erumahtar
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Athinė
    Postime
    29
    Reputacioni
    0

    Re: Betania


    TAKIMI I TRETĖ
    Mars i 30-ės mbas Krishtit


    Jezusi, pra, gjashtė ditė pėrpara Pashkės, erdhi nė Betani, ku banonte Llazari, ai qė kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej sė vdekurish. Dhe aty i shtruan njė darkė: Marta shėrbente dhe Llazari ishte njė nga ata qė rrinin nė tryezė me tė. Atėherė Maria mori njė libėr vaj erėkėndshėm prej nardi tė pastėr shumė tė kushtueshėm, vajosi me tė kėmbėt e Jezusit dhe i fshiu kėmbėt e tij me flokėt e saj; dhe shtėpia u mbush me erėn e kėtij vaji. Atėherė njė nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai qė do ta tradhtonte, tha: ''Pse nuk u shit ky vaj pėr treqind denarė dhe t'u jepej fitimi tė varfėrve?''. Por ai e tha kėtė, jo se kujdesej pėr tė varfėrit, por sepse ishte vjedhės dhe, duke qenė se ai e mbante qesen, mbante ē'shtinin atje brenda. Jezusi, pra, tha: ''Lėre! Ajo e ka ruajtur pėr ditėn e varrimit tim. Tė varfėrit nė fakt, i keni gjithmonė me ju, por mua nuk mė keni gjithmonė''. ( Gjoni 12:1-8 )

    Kjo ėshtė njė pamje e pashoqe e gjithēkje qė ėshtė Betania. Bėhet njė gosti pėr nder tė Jezusit. Ai ėshtė ulur nė krye. Ky ėshtė vendi i nderit, mė i larti dhe mė qendrori. Njerėzit janė duke ngrėnė, duke patur miqėsi dhe duke u gėzuar.
    E njėjta histori tregohet edhe nė Mateu 26 dhe Marku 14. Dhe na jepen detaje tė tjerė. Do ta rithem historinė duke u bazuar nė tė tre tregimet. (Kjo pjesė nuk duhet tė ngatėrrohet me atė tė gruas mėkatare qė vajosi Jezusin nė Lluka 7.)

    Duke gostitur nė Praninė e Zotit
    Gostia bėhet nė shtėpinė e Simon lebrozit. Jezusi duhet ta ketė shėruar nė tė kaluarėn. Nė kėtė histori ai ėshtė njė lebroz i pastruar. Por, edhe pse Simoni nuk ka mė lepėr, i ka dalė nami. Njerėzit vazhdojnė t'ia kenė frikėn. Vazhdojnė ta vėnė nė qoshe.

    Por jo Jezusi.

    Shikoni: Shtėpia e Perėndisė pėrbėhet nga lebrozė tė pastruar. Kėshtu jemi. Vuanim nga sėmundja e leprės frymore, njė metaforė e pėrshtatshme e mėkatit. Dhe Jezus Krishti na preku dhe na shėroi.

    Gjithashtu i pranishėm ėshtė Llazari- njė njeri qė ėshtė ngritur nga tė vdekurit.

    Lebrozė tė pastruar. Njerėz tė ringjallur. Tė gjithė tė ulur rreth njė tryeze ku Jezusi ėshtė Kreu- duke gostitur, duke patur miqėsi dhe duke gėzuar bashkė me Tė. Kjo ėshtė Betania. Dhe kjo ėshtė Kisha.

    Pėrsėri, Marta ėshtė duke bėrė atė qė di tė bėjė mė mirė. Po shėrben. Por nuk shqetėsohet si mė parė. Pse? Sepse po shėrben nė ringjallje .
    Diēka ka ndryshuar. Siē e dini, nuk mund tė rrish me Jezus Krishtin pėr shumė kohė pa ndryshuar. Prania e Tij na ndryshon.

    Nė Betani, shndėrrohemi nga Zoti. Ndryshohemi nga jeta e Tij e ringjallur. Dhe gjėrat qė na mbanin tė lidhur mė parė tani janė thyer. Pesė muaj mė parė, Marta shėrbente nė mishin e saj. Por tani ajo shėrben nė ringjallje. Nuk ėshtė e shqetėsuar as ia tėrheq vėmendjen ndonjė gjė tjetėr. Po i shėrben Zotit tė saj pa ankesa, pa patur nevojė ta vėnė re tė tjerėt apo ta lehtėsojnė. Dhe nuk e shqetėson se ē'bėjnė apo nuk bėjnė tė tjerėt. Shėrbesa e saj ka tė bėjė me miqėsinė e saj dhe ajo ėshtė e lirė.

    Edhe Maria ėshtė duke bėrė atė qė di tė bėjė mė mirė. Pėr tė tretėn herė, ndodhet nė kėmbėt e Zotit.

    Largohuni pak nga kjo histori dhe pyesni veten se ē'po ndodh. Kjo ėshtė njė gosti familjare nė praninė e Jezus Krishtit. Ata po hanė darkė me Tė dhe Ai me ta. Sa figurė e bukur e Kishės.

    Ju lutem vini re se pėrveē tė Dymbėdhjetėve, vetėm katėr njerėz kaluan bashkė me Jezusin gjashtė ditėt e fundit tė jetės sė Tij. Ishin katėr njerėz qė pėrbenin njė shtėpi pėr Tė kur gjithėkund e refuzonin: Maria, Marta, Llazari dhe Simoni. Kjo ėshtė njė padi kundėr mentalitetit tė megakishės.

    Betania nuk ishte e madhe. Ishte njė fshat i vogėl. Popullėsia nuk duhet t'i kalonte tė 1000 vetėt. Dhe ky ėshtė vendi qė Zoti juaj zgjodhi ta bėnte shtėpinė e Tij. Ēfarė dėshmie pėr faktin se Perėndisė i intereson mė shumė cilėsia sesa sasia.

    Vlera e Krishtit
    Dua t'i hidhni njė sy tryezės. Tė Dymbėdhejtėt janė aty. Maria, Marta dhe Llazari janė aty. Simoni ėshtė aty. Dhe Jezusi ėshtė aty. Tė gjithė ndodhen nė tryezė duke ndarė me njėri tjetrin ushqimin.

    Maria ka me vete njė shishe tė mbyllur me njė parfum tė shtrenjtė. Ėshtė nard nga India. Jashtėzakonisht i shtrenjtė.

    Ia heqėn tapėn dhe ēliron parfumin mbi kokėn e Zotit sikur tė ishte njė mbret. Ndėrsa parfumi rrjedh nė trupin e Tij dhe shkon tek kėmbėt, ajo i vajos ato me vajin sikur tė ishte njė skllave dhe Ai zotėria i saj.

    Jezusi e interpreton veprimin si parapėrgatitje pėr varrimin e Tij. Po e vajos ashtu siē bėn dikush me trupin e njė tė vdekuri.
    (Vajosja e njė trupi tė vdekur me parfum bėhej pėr ta pėrgatitur pėr varrim. Parfumi mbulonte erėn e trupit qė kishte filluar tė prishej. Mbretėrit vajoseshin para varrimit duke u derdhur parfum mbi gjithė trupin e tyre. Kėtė i bėri Maria Jezusit. Sikur e kishte kuptuar se Zoti nuk do tė ndodhej me ta pėr shumė kohė por pa perceptuar qė e kishte kuptuar. )

    Le t'ė shikojmė se sa vlen parfumi.

    Vlen 300 denarė. Njė denar ishte paga e njė dite. Si rrjedhim, 300 denarė ishin rroga e njė viti. Do ta kthej nė para tė sotshme qė tė shihni rėndėsinė e tyre. Mesatarja e tė ardhurave vjetore nė Amerikė sot ėshtė 46.000 dollarė. Shikoni: vlera e asaj shishes ishte e barazvlefshme me 46.000 dollarė!

    Kjo mund tė ketė qėnė gjithė pasuria e familjes sė Marisė. Paraqet kursimet e saj, tė ardhmen e saj dhe sigurinė e saj. Duke patur kėtė nė mend, dua tė bėj tre vėzhgime nė lidhje me veprimin e Marisė:

    1. Maria njohu vlerėn supreme tė Zotit Jezus. Dhe e verifikoi me veprimin e saj. Maria mori atė qė kishte mė tė shtrenjtė. Dhe ia dha Zotit Jezus. Jo njė pjesė tė saj. Por tė gjithėn. Derdhi gjithė pėrmbajtjen e shishes...njė libėr parfum...mbi Zotin e saj.

    Ēfarė figurė lavdėrimi tė pamasė. Ēfarė ilustrim i besnikėrie tė pamasė. Ēfarė zbulimi dashuri dhe pėrkushtimi tė pamasė.

    Kujtoni fjalėt e Palit nė Filipjanėve 3: "Dhe me tė vėrtetė i konsideroj tė gjitha kėto njė humbje nė krahasim me vlerėn e lartė tė njohjes sė Jezu Krishtit, Zotit tim, pėr shkak tė tė cilit i humba tė gjitha kėto dhe i konsideroj si pleh, qė unė tė fitoj Krishtin."
    Nė Betani, Jezus Krishti ēmohet pėr vlerėn e Tij tė jashtėzakonshme. Nė Betani, kuptohet qė asgjė nuk shumė e vlefshme pėr tu vendosur nė kėmbėt e Tij.

    2. Shishja u bė copė. Kur shishja u thye, shtėpia u mbush me erėn e parfumit. Aroma mbushi shtėpinė. Kėtu qėndron njė parim i madh frymor: Kur thyhet ena, aroma shpėrndahet.

    Kur njė popull lejon veten e tij tė thyhet nga Zoti i tyre...kur humbėn veten e tij pėr tė, aroma e jetės sė Tij mund tė ndihet nga ata qė afrohen.
    Nuk ka gjė mė tė ēmuar nė sipėrfaqen e kėsaj toke sesa tė mbledhurit e besimtarėve ku Zoti ndihet si nė shtėpinė e Tij. Dhe kur kjo ndodh, aroma e pranisė sė Krishtit derdhet nė atė menyrė qė ata qė i vizitojnė mund ta zbulojnė.

    Nė Psalim 45 na thuhet se rrobat e Zotit mbajnė erė mirre dhe aloe. Para se Zoti Jezus tė varrosej, Nikodemi leu trupin e Tij me mirrė dhe aloe. Dhe pyes: Sa mirrė dhe aloe derdhi Nikodemi mbi trupin e Jezusit?

    Pėrgjigjia: Pėrdori tė njėjtėn sasi qė pėrdorej pėr varrimet mbretėrorė...100 libra mirrė dhe aloe (Gjoni 19:39). Me kėtė veprim, Nikodemi po dėshmonte qė besonte se Jezusi ishte me tė vėrtetė mbret.

    Le tė mendohemi pėr pak. Trupi i Zotit u mbulua me 100 libra arome. Si rrjedhim, kur u ngrit nga tė vdekurit dy ditė mė vonė, Ai ishte aromė! Dhe aroma e Tij mund tė mbahej erė nga shumė larg.

    Shikoni: Krishti i ringjallur mbante njė erė tė mirė. Ai lėshon aromėn e ringjallje.
    Sot nuk mund t'i mbajmė erė Krishtit trupėrisht, por frymėrisht mund tė ndjejmė praninė e Tij midis nesh. Dhe aroma e pranisė sė Tij ėshtė njė shenjė e afėrsisė sė Zotit.

    "Shtėpia u mbush me aromė"

    Siē shkroi Pali: "Por, falem nderit Perėndisė, qė na bėn tė ngadhnjejmė gjithnjė nė Krishtin dhe shfaq kudo nėpėrmjet nesh erėn e kėndshme tė njohurisė sė vet" (2 Korintasve 2:14)

    3. Juda e konsideroi veprimin e Marisė humbje. Dėgjoni protestėn e Judės. Sipas tregimeve tė tjerė tė kėsaj historie, tė Dymbėdhjetėt reaguan ashtu si reagoi Juda. Ē' thanė? Tre fjalė: Pse kjo humbje?

    "Pse kjo humbje? Mund tė kishim ndihmuar tė varfėrit me kėtė pasuri tė vogėl."

    Veprimi shushatės i Marisė nxorri nė shesh zemrat e tyre.

    Ka pak gjėra qė janė kaq afėr zemrės sė Perėndisė sa tė ndihmuarit e tė varfėrve dhe tė shtypurve. Lexoni Dhjatėn tuaj tė Re. Ėshtė e mbushur me shqetėsimin e Perėndisė pėr gjendjen e tė varfėrve. Por sado shumė e rėndėsishme ėshtė kujdesja pėr tė varfėrit, Vetė Jezus Krishti ėshtė mė i rėndėsishėm. Krishti ėshtė mė i rėndėsishėm se ēdo shėrbesė, pavarėsisht se sa e mirė apo fisnike ėshtė. Ėshtė e mundur tė adhurojmė "perėndinė" e shėrbesės nė vend tė Jezus Krishtit.

    Kjo ėshtė hera e dytė nė Shkrimet qė Maria akuzohet. Dhe prapė nuk e mbron veten. Jezusi e mbron pėr herė tė dytė: ''Lėre!" thotė, "Ajo mė ka bėrė diēka tė mirė."

    Zoti thjeshtė po thoshte: " Unė jam i denjė. Nuk do jem me ju pėr shumė kohė. Kėshtu qė e meritoj vlerėn e atij parfumi."

    Nxėnėsit e konsideruan himbje. Por nuk ihte humbje as pėr Zotin dhe as pėr Marinė.


    Ē' ėshtė humbje? Ėshtė tė japėsh mė shumė se ē'nevojitet.

    Ajo qė Juda tha nė tė vėrtetė ishte: "Zoti nuk e meriton."


    Gjėja mė e ēmuar

    Dua t'ju pyes diēka: Cila ėshtė gjėja mė e ēmuar nė jetėn tuaj? Pėrveē njerėzve mė tė dashur, cila ėshtė gjėja mė e ēmuar pėr ju?
    Do t'ju them cila besoj unė se ėshtė gjėja mė e ēmuar pėr shumicėn e njerėzve. Ėshtė diēka qė shumė prej nesh e kujtojnė me nostalgji. Ėshtė diēka qė shumė njerėz, veēanėrisht ndėrsa mosoihen, ndihen se e kanė humbur.

    E dini se ē'ėshtė?

    Ėshtė koha juaj.

    Njė nga diskutimet mė tė thellė qė kam patur nė Portland, Oregon, para pak vitesh. Bėja njė konferencė tre ditore nė atė qytet. Ndėrsa ndodhesha aty, njė vėlla qė merrte pjesė nė konferencė kėrkoi tė mė fliste veēas. Ramė dakord pėr orėn dhe u takuam mbas njė prej mbledhjeve.

    Mė tha: "Frank, unė jam njė biznesmen. Nė duart time kalojnė shumė para. Por gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn time ėshtė koha ime. Fakti qė ti vendose tė kaloje njė pjesė sė kohės tėnde kėtu... dhe fakti qė ti pranove tė flisje me mua edhe pse tė merr kohė nga kėto mbledhje mė tregon se ti na ēmon shumė."

    Mė bėri pėrshtypje. Mendojeni pak: Mėnyra se si kaloni kohėn tuaj treogn se ēfarė ju keni mė tė dashur. Tregon ēfarė ēmoni nė jetė.
    Kjo mė drejton nė njė pyetje tjetėr: Sa kohė i jepni Jezus Krishtit dhe shtėpisė sė Tij?

    Njoh disa tė krishterė qė kanė vėnė si qėllim ta duan Zotin e tyre sė bashku. Kanė si qėllim tė bėjnė njė shtėpi pėr Tė nė qytetin e tyre. Ata kanė vendosur tė mėkėmbin kishėn aty ku jetojnė. Megjithatė, shpenzojnė kohė nė kaq shumė pėrpjekje tė tjera. Dhe Jezus Krishtin e kanė lėnė mėnjanė.

    Kanė pak kohė tė ndjekin Zotin me vėllezėrit dhe motrat e tyre nė Krisht. Kanė pak kohė tė mblidhen bashkė ta shprehin me vėllezėrit dhe motrat. Kanė pak kohė ta njohin Atė nė kishė. Pse? Sepse kanė zgjedhur ta mbushin kohėn e tyre me kaq shumė gjėra tė tjera.

    Shtėpia e fiqve
    Maria vajosi Jezusin njė tė shtunė. Tė djelėn nė mėngjes Jezusi hyri nė qytetin e Jeruzalemit hipur mbi njė kėrriē. Hyri nė qytetin e shenjtė si njė mbret i pėrulur (Marku 11:1-10).

    Tė njėjtėn ditė para perėndimit tė diellit, u largua nga Jeruzalemi dhe u kthye nė Betani ku e strehonin (Marku 11:11). Tė hėnėn nė mėngjes u nis prapė pėr nė Jeruzalem. Dhe gjatė rrugės e mori uria. Pa njė fik qė kishte gjethe. Por kur iu afrua, zbuloi se nuk kishte as njė fik (Marku 11:14).

    Kjo ishte diēka e ēuditshme. Kur njė fik lėshon gjethe, tregon se ka prodhuar fiq. Por nuk ndodhi kėshtu me kėtė pemė. Kjo ishte njė pemė me tė meta. Dėshmonte diēka tė rremė. Shpallte se kishte fiq, por nuk kishte as edhe njė. Kėshtu Jezusi e mallkoi dhe fiku u tha.

    Shikoni: Fiku nuk mund ta ushqente Zotin. Nuk mund tė kėnaqte zemrėn e Tij. S'kishte prodhuar asnjė fik. Kėshtu e mallkoi dhe fiku vdiq. Por egzistonte njė vend qė mund ta ushqente. egzistonte njė vend qė mund tė kėnaqte zemrėn e Tij.

    Nė mbrėmje, Ai u kthye nė betani (Marku 11:19; Mateu 21:17).

    Dhe ē'ndodhi nė Betani? Zoti ynė u ushqye. U kujdesėn pėr Tė. E deshėn. Dhe u kėnaq.

    Betani do tė thotė shtėpi fiqsh. Ē'pamje!

    E dini ē' pėrfaqėson fiku? Dijetarėt bien darokd se pėrfaqėson Judaizmin, fenė e vjetėr tė Hebrenjve. Ashtu si fiku qė mallkoi Jezusi, Izraeli lėshonte njė fe nė dukje. Por nė tė vėrtetė, ishte diēka boshe, e zbrazėt. Nuk prodhonte fryte.

    Izraeli duhej ta ushqente Zotin, por nuk e bėri. Nė vend tė kėsaj, ai nuk e pranoi. Erdhi nė tė Tijėt dhe tė Tijėt nuk e pranuan. Kėshtu e mallkoi fikun. Dhe tha se nuk do tė prdhonte mė fryte.

    Por lavdi Perėndisė, egzistonte njė vend qė mund ta ushqente. Egzistonte njė popull qė mund ta ēlodhte dhe ta kėnaqte. Ishte Betania- shtėpia plot fiq.

    E shihni pra: Perėndia nuk ju ka thirrur vetėm ta pranoni Zotit Jezus, ju ka thirrur gjithashtu qė tė kėnaqni zemrėn e Tij.

    Profeti pėrbuzet nė vendin e tij. Por Jezus Krishti gjeti njė vend nė Betani...njė vend qė do ta pranonte dhe do tė ngohte zemrėn e Tij.

    Njė skenar depėrtues
    Dua tė pėrshkruaj njė skenar pėr ju. Le tė kthehemi tė premten para sė shtunės qė Maria vajosi Jezusin.

    Imagjinoni Zotin tė ulur bashkė me Marinė, Martėn, Lazarin dhe Simonin. U thotė: "Tė dashur miq, kjo ėshtė java ime e fundit nė tokė. Do tė shkoj ēdo ditė nė Jeruzalem, por nuk do tė kaloj as edhe njė natė atje. Ēdo natė tė javės, dua qė tė qėndroj me ju kėtu nė Betani. Do tė mė bėni njė banesė? Do tė hapni shtėpinė tuaj pėr mua, do tė mė ushqeni dhe do tė mė jepni njė vend ku tė mbėshtes kokėn?"

    Maria i thotė: " Zot, mua do mė kesh nė dispozicion vetėm nesėr. Gjithė ditėt e tjera, jam e zėnė. Kam shumė punė pėr tė bėrė. Mė vjen keq."
    Marta i thotė: " Edhe mua mė vjen keq, Zot. Kėtė javė duhet tė shpie nipin nė stėrvitje, kam pėr tė vajtur nė njė dasėm, kam dhe mėsimin e gatimit. Mė vjen keq, jam kaq e zėnė."

    Zoti kthehet nga Llazari. Llazari ul kokėn dhe thotė: " Mė vjen kaq keq, Zot. Vetėm nesėr do jem i lirė. Ditėt e tjera tė javės do jem jashtė qytetit me ca shokė. Do bėjmė njė parti nė plazhin e Galilesė gjatė tėrė javės."

    Mė nė fund, pėrgjigjet Simoni, "Edhe mua mė vjen keq, Zot. Nė rregull pėr nesėr dhe po tė duash hamė nga mua. Por ditėt e tjera i kam tė zėna. Tė hėnėn nė mbrėmje do shikoj emisionin e preferuar nė televizor. Tė martėn punoj deri vonė dhe do jem shumė i lodhur qė tė takohem me ndonjė. Tė mėrkurėn do vete pėr boulling. Tė enjten duhet tė takoj njė shok tė vjetėr. Dhe tė premten kam mėsimin e poēarisė. Mė vjen keq- jeta ime ėshtė kaq shumė e mbushur."

    Do t'ju them me njė fjali ē'dua tė thonė justifikimet mė lart: Zot, nuk je aq i rėndėsishėm sa tė kaloj kohėn me Ty.

    Zoti ėshtė duke kėrkuar njė grup njerėzish qė do ta vėnė nė vendin e parė nė jetėn e tyre. Ėshtė duke kėrkuar njė popull qė refuzon tė rėndohet nga kjo botė dhe nga pėrkujdesjet e kėsaj jete tė pėrkohshme.

    Ėshtė duke kėrkuar njė popull qė do ti kushtojė kohė njėri-tjetrit. Ėshtė duke kėrkuar njė popull qė do mblidhet bashkė rregullisht...tė ulur sė bashkė nė kėmbėt e Tij, duke gostitur sė bashku pėpara Tij, duke e dashur Atė sė bashku, duke e njohur sė bashku, dhe duke e shprehur sė bashku.

    Thirrja pėr tė qėnė njė Betani nuk ėshtė njė thirrje pėr lutje personale apo studim biblik. S'po flas fare pėr kėtė. Ėshtė njė thirrje pėr tė jetuar si bashkėsi- pėr tė jetuar brenda njė trupi besimtarėsh tė cilėt bashkė pėrbėjnė njė shtėpi pėr Zotin...pėr ti dhėnė njė vend ku tė mbėshtesė kokėn. Kisha e hershme mblidhej bashkė pėrditė nė njė farė mėnyre. Ndanin sė bashku jetėn e tyre.

    Kisha nuk egziston qė tė na bėjė mua dhe ty qytetarė mė tė mirė brenda shoqėrisė. Kjo ėshtė diēka e rastėsishme. Nuk ėshtė kjo ē'ėshtė kisha. Kisha ėshtė njė shoqėri tjetėr. Nuk ėshtė njė shtojcė e kėsaj bote. Ėshtė njė botė mė vete nga e cila ne jetojmė jetėt tona nė shoqėri si populli i Perėndisė. Dhe populli i Perėndisė jeton si njė bashkėsi qė ndan jetėn me njėri-tjetri.

    Mos gaboni pėrsa i pėrket asaj: Nuk mund tė ndani pėrkushtimin ndaj Jezu Kirshtit nga pėrkushtimi ndaj shtėpisė sė Tij. Perėndia do njė Betani. Njė familje tė madhe tė pėrbėrė nga motra dhe vėllezėr tė cilėt i japin Krishti vendin qė i takon.

    Ti nuk mund tė jesh vetė njė shtėpi pėr Krishtin. Duhet njė bashkėsi besimtarėsh qė tė realizohet. Dhe nevojitet koha jote...shumė ng akoha jote.

    Tani le tė shohim tregimit e katėrt dhe tė fundit.
    (vazhdon)

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e Erumahtar
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Athinė
    Postime
    29
    Reputacioni
    0

    Re: Betania

    [align=center]TAKIMI I KATĖRT
    Maj i 30-tės mbas Krishtit




    Pastaj iu priu jashtė deri nė Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi. Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morėn lart nė qiell. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen nė Jeruzalem me gėzim tė madh. Dhe rrinin vazhdimisht nė tempull duke lavdėruar dhe bekuar Perėndinė. Amen! (Lluka 24:50-53)[/align]


    Kishim njė vdekje nė Betani. Kishim gjithashtu edhe njė ringjallje. Por tani kemi njė ngjitje nė qiell.

    Nė kėtė tregim shohim Jezus Krishtit tė ngjitet nė qiell. Dhe nga ku u ngjit? Nga Betania.

    Shiko atmosferėn pėrreth. Ka bekim. Ka adhurim. Ka gėzim tė madh. Ka ngjitje nė qiell. Dhe mbasi Zoti u morr nė qiell, nxėnėsit e Tij vazhduan tė takoheshin rregullisht nė tempull pėr tė lavdėruar Perėndinė. Dmth, ata vauhduan tė ishin njė Betani pėr Tė mbi tokė.

    Ulur mbi gjithēka

    Ky pasazh na thotė shumė. Kur Jezus Krishti u ngjit nė qiell, u vu fron si Kreu absolut i gjithēkaje. Gjithēka u vu nėn kėmbėt e Tij. (Efesianėve 1:20-23).
    Pali na thotė se edhe ne u ngjitem me Tė nė qiell dhe jemi ulur me Tė nė vendet qiellorė gjithashtu. (Efesianėve 2:5-6).

    Nuk kohė tė gjurmojmė gjithēka qė do tė thotė kjo pjesė, por thjeshtė do tė them se po tė merrni vendin tuaj nė vendet qiellorė nė Krishtin, jeta juaj e lutjes do ndryshonte tėrėsisht. Nuk do ti kėrkoni mė Perėndisė t'ju bėjė diēka/dikė. Nė vend tė kėsaj, do tė luteni nga njė pozicion i vėnė nė fron ne Krishtin dhe do shpallni se ēfarė iu ka bėrė nė Tė.

    Ne jemi ulur nė vendet qiellorė nė Krishtin dhe pėrderisa gjithēka ėshtė nėn kėmbėt e Tij, gjithēka ėshtė edhe nėnė kėmbėt tona gjithashtu. E kemi pėr detyrė t'ia kujtojmė njėri-tjetrit kėtė realitet dhe ta besojmė sė bashku.

    Betania ėshtė vendi i ngjitjes frymore.
    Por egziston dhe diēka tjetėr. Qėkur Krishti u ngjit nė qiell, vėrtetoi se ėshtė Kreu pėrmbi gjithēka nė kishė. Ėshtė pėrgjegjėsia jonė, atėherė, ti nėnshtrohemi asaj Kryesie dhe ta shprehim nė tokė. Nė Betani, Jezus Krishtit i jepet vendi qė i takon si Krye. Jo njė njeriu. Jo njė grupi njerėzish. Por Krishtit si Kreu ekskluziv. Jo me fjalė boshe, por me vepra tė dukshme. Nuk ėshtė thjeshtė njė mik i mirėpritur; ėshtė Zoti i shtėpisė. Dhe ajo shtėpi bėhet shtėpia e Tij.

    Fuqia tėrheqėse e Betanisė

    Dua tė bėj njė vrojtim pėrfundimtar. Nė Veprat 1, kemi njė tregim tjetėr tė ngjitjes sė Jezusit nė qiell. Mbasi Zoti ngjitet, njė ėngjėll u thotė nxėnėsve se Zoti do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė me tė cilėn iku.

    Egziston nė Zakaria 14 njė profeci qė besoj se ndriēon kėtė pjesė. Thotė se kėmbėt e Zotit do tė ndalen sipėr Malit tė Ullinjve kur tė kthehet nė tokė.

    Tani kam njė pyetje. A mundet qė kur Jezus Krishti tė kthehet nė kėtė planet tė kthehet nė tė njėjtin vend nga i cili iku...nga Betania, nė Malin e Ullinjve...duke i dėrguar kėshtu njė mesazh gjithė botės se Betanitė frymore janė ato qė Ai kėrkon dhe arsyeja pėrse do kthehet?

    Ndoshta mesazhi kėtu ėshtė se Betania ka njė fuqi Hyjnore tėrheqėse. Kur Zoti tė shikojė Betani mbi gjithė planetin, do kthehet pėr tė Tijėt. Do tė pranohet. Dhe do tė marrė pushtetin e kėtij planeti si Krye pėrmbi ēdo gjė, nė qiell dhe mbi tokė.

    Pėrmbledhje

    Pėrmbledhtazi, Betania ishte e paēmueshme pėr Zotin tonė. Dhe kur fryma e Betanisė ėshtė e pranishme nė njė grup tė krishterėsh sot, ai grup ėshtė i paēmueshėm pėr Tė.

    Betania pėrfaqėson zemrėn e Zotit pėr kishėn e Tij. Perėndia do njė Betani nė ēdo qytet tė kėsaj toke. Thirrja pėr tė qėnė njė Betani ėshtė thirrja mė e lartė pėr ēdo tė krishterė nė kėtė kohė.

    Toka po pret nė ēdo qytet njė grup tė krishterėsh qė do tė pranojnė Birin e Perėndisė tėrėsisht dhe plotėsisht. Njė grup qė do verė nė fron Krishtin si Krye pėrmbi mbledhjet e tyre dhe jetėn e tyre tė pėrbashkėt sesa njė pastor ose njė grup pleqsh. NJė grup qė do tė ēmojė Jezusin pėrmbi ēdo gjė dhe qė do ti japė vendin qė i takon, vendin suprem dhe qėndror. Njė grup qė do t'ia japė veten e tij tėrėsisht Zotit dhe njėri-tjetrit. Njė grup njerėzish qė janė tė gatshėm tė "humbasin" jetėt e tyre pėr Tė sėbashku...duke pėrfshirė edhe kohėn e tyre.

    Kjo tokė po i pret.


    Pastė Zoti atė qė shpirti i Tij dėshiron...njė Betani nė ēdo qytet - njė vend ku mund tė mbėshtesė Kokėn e Tij.

    Do tė paguanit ēmimin qė duhet pėr tė qėnė pjese e *njė vendi tė tillė?

    (fund)

+ Pėrgjigju tek Diskutimi