Njerėzit mė sė shpeshti ėndėrrojnė shefin, kolegėt dhe problemet e ndryshme nė punė nėse janė nėn stres tė madh apo nėse atė ditė kanė pasur konflikt me ndonjėrin prej kolegėve, vėrteton hulumtimi britanik.
Stresi dhe tė ngarkuarit me punė janė arsyeja pse shefat dhe konfliktet me ta paraqiten nė ėndrrat tona, zbulon studimi i hotelit Premier Inn i kryer nė 2000 njerėz.
Temat e lidhura me punėn i ėndėrrojmė mė sė shpeshti, madje edhe mė shumė se personat e njohur dhe tė famshėm. Gati 20 pėr qind e njerėzve rregullisht ėndėrrojnė shefat e tyre. Ēdo i treti ėndėrron shefin dhe temat e lidhura me punė nėse ėshtė nėn stres, ndėrsa njė e katėrta e tyre ėndrrėn kolegun nga puna nėse atė ditė janė ngatėrruar rreth diēkaje. Rreth 20 pėr qind tė tyre rregullisht ėndėrrojnė pėr punėn, veēanėrisht nėse janė nėn tension dhe stres, vėrteton hulumtimi.
Pavarėsisht se a jemi tė zgjuar apo flemė, problemet nga puna gjithsesi ndikojnė nė ne. Nuk ėshtė ēudi qė ėndrrat pėr punėn janė aq tė shpeshta, sepse megjithatė mė shumė kohė kalojmė atje se nė shtėpi, thekson ekspertja pėr ėndrra, Davina MacKail.
Njeriu mesatar ėndėrron ēdo natė, ndėrsa rreth 52 pėr qind ngatėrrohen nga ėndrrat, ndėrsa 60 pėr qind e tyre dėshirojnė tė dinė se ēfarė domethėnie kanė ato ėndrra.