Shqiptarėt duan tė flenė shumė gjumė, tė hanė mirė dhe tė punojnė pak. Kėto janė mėnyrat mė tė zakonshme qė ka populli ynė pėr tė shpenzuar kohėn ku puna duket se del nė plan tė dytė. Nė fakt kėto janė tė dhėnat e studimit tė parė tė bėrė nė vendin tonė pėr mėnyrėn se si shpenzohet koha nga popullata. Tė dhėnat kanė dalė nga njė anketim njėvjeēar i Institutit tė Statistikave dhe Ministrisė sė Punės dhe paraqitet diskriminimin ndaj grave edhe pėrsa i pėrket mėnyrės se si e shpenzojnė njerėzit kohėn e tyre. Nė studim morėn pjesė 2 mijė e 500 familje nga zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė cilat u pėrkisnin shtresave tė ndryshme sociale.
Pranvera Elezi, Koordinatore e INSTAT shpjegoi dje tė gjitha detajet sa i takon shpenzimit tė kohės sė shqiptarėve ndėrkohė nė prezantimin e kėtij raporti ishte edhe pėrfaqėsuesja e OKB-sė nė Tiranė, Zineb Benjelloun.
Nuk ėshtė thjeshtė njė batutė por njė realitet me statistika ku rezulton se nė 24 orė, shqiptarėt ia kushtojnė plot 38% tė kohė ose 9 orė gjumit. Dhe nga pjesa tjetėr e ditės 20% pra rreth 5 orė nė ditė e kalojnė nė kafe. Sa pėr punėn, nė gjithė hapėsirėn kohore vetėm 13% e zė aktiviteti qė sjell tė ardhura, pra punė e paguar. Ndėrkaq, pėrgjithėsisht mund tė konsiderohemi si popull dembel. Harxhojmė mesatarisht vetėm 4 orė nė ditė pėr tė punuar. Megjithatė specialistėt shpjegojnė se po ti hysh mė thellė analizave, i bie qė niveli i papunėsisė nė Shqipėri tė jetė nė shifra alarmante, dhe kjo nuk ka lidhje vetėm me dėshirėn pėr tė punuar. Mbi tė gjitha lidhet me mundėsitė qė ofrohen nga tregu i punės apo politikat e ndėrmarra prej qeverive. Tė dhėna mjaft interesante vijnė nga gjetjet e fundit tė studimit pasi meshkujt shqiptare kanė mė tepėr kohė tė lirė pėr tu marrė me veten apo pėr tė parė televizor, nė krahasim me meshkujt nė Norvegji, ku puna nė familje ndahet njėsoj mes dy partnerėve. Ndėrkohė, nė Itali burrat harxhojnė mė shumė kohė pėr punėt e shtėpisė sesa gratė.
Gjithashtu studimi ka nxjerrė nė pah edhe hendekun e madh mes grave dhe burrave ku kėta tė fundit duket se pėrfitojnė nė kurriz tė femrave.
Gratė sipas studimit e shpenzojnė kohėn mė tė madhe nė punėt e shtėpisė, ndėrsa burrat punojnė jashtė saj. 95 pėr qind e grave shqiptare pėrfshihen nė punėt e shtėpisė dhe vetėm 37 e burrave japin njė ndihmė nė familje. Tė dhėnat kanė dalė nga njė anketim njėvjeēar i Institutit tė Statistikave dhe Ministrisė sė Punės, paraqet diskriminimin ndaj grave edhe pėrsa i pėrket mėnyrės se si e shpenzojnė njerėzit kohėn e tyre. Studimi tregon gjithashtu se shqiptarėt 38 pėr qind tė ditės e shpenzojnė pėr gjumė, 20 pėr qind pėr kohė tė lirė, 13 pėr qind pėr punė tė paguar dhe pjesėn qė mbetet, pėr aktivitete tė tjera. Popullsia 50-64 vjeē vihen re dhe diferencat mė tė mėdha gjinore. Femrat shpenzojnė 7 herė mė shumė kohė se sa meshkujt pėr punė tė papaguar. Mesatarisht gratė harxhojnė 5.40 minuta nė ditė pėr punė tė papaguar, ndėrsa meshkujt 48 minuta. Pjesa e mbetur qė bėjnė punė tė paguar ėshtė sa dyfishi i grave. Pra, 66 pėr qind e meshkujve, qė bėjnė punė tė paguar kundrejt 36 pėr qind tė grave qė bėjnė punė tė paguar, thotė Pranvera Elezi, Koordinatore e INSTAT.
Raporti tregon gjithashtu se tė rinjtė, nė veēanti meshkujt, pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tyre tė lirė ia kushtojnė televizorit dhe videos. Ndėrsa sportet dhe leximi zėnė njė pjesė shumė tė vogėl tė kohės sė tyre tė lirė. Pėrfaqėsuesja e OKB-sė nė Tiranė, Zineb Benjelloun e vlerėsoi publikimin e kėtyre statistikave, por apeloi qė qeveria shqiptare tė punojė me qėllim qė diferencat gjinore nė drejtim tė punėsimit tė jenė mė pak tė ndjeshme.
Ja disa nga gjetjet e Raportit
Burrat shpenzojnė mė shumė kohė se sa gratė nė punė tė paguar.
Puna e ndėrmarrė nga gratė ėshtė e dominuar fuqishėm nga puna e papaguar, ndėrsa puna e ndėrmarrė nga burrat ėshtė e dominuar fuqishėm nga puna e paguar. Studimi tregon se, nė fashon orare 8:00-10:00 tė paradites rreth 60 pėr qind e burrave bėjnė punė tė paguar, ndėrsa 70 pėr qind e grave bėjnė punė tė papaguar.
Pas orės 11:00 tė mbrėmjes, rreth 40% e burrave shkojnė tė flenė, ndėrsa mė shumė se 60% e grave janė ende duke bėrė punė tė papaguar (punė shtėpie), ose aktivitete tė tjera.