Si ta bėni puthjen tė paharrueshme


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,523
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Post Si ta bėni puthjen tė paharrueshme

    Receta Gatimi


    Puthja mund tė japė shumė argėtim dhe kėnaqėsi, nėse jeni me tė vėrtetė tė mirė nė kėtė gjė. Dhe duhet tė jeni tė mirė nė tė! Sepse shumė femra mendojnė qė nėse nuk e bėni kėtė gjė si duhet, veēanėrisht puthjen e parė, gjasat janė qė nuk do tė jeni tė aftė tė jeni tė mirė as pėr pjesėn tjetėr. Prandaj nėse dėshironi tė mėsoni si tė putheni, ose nuk ndiheni tė lumtur me llojin e puthjes qė partneri juaj ėshtė duke ju dhėnė, provoni tė kėrkoni kėshilla se si tė putheni nėpėr revista, libra dhe nė internet! Kėshillat e puthjeve zakonisht janė tė shkruara veēanėrisht pėr t’ju udhėhequr nė puthjen tuaj tė parė. Kėto kėshilla mund ta bėjnė puthjen pėrvojėn mė romantike dhe mė tė ēmuar qė keni pėrjetuar ndonjėherė.

    Puthja, nė fjalor do tė thotė, tė prekeni apo tė pėrdheleni me buzėt si shprehje e dashurisė, respektit apo vlerėsimit a mirėnjohjes. Ėshtė njė art subtil qė duhet tė bėhet nė mėnyrė intime me partnerin tuaj. Stili mė i mirė dhe mė i kėnaqshėm i puthjes ėshtė ai qė pėrdor variacione tė ndryshme. Disa partnerė fillojnė me njė puthje tė vogėl, tė butė, pėr tė vazhduar me puthje franceze, dhe mė pas e shohin veten qė janė duke thithur buzėn e poshtme apo tė sipėrme tė njėri-tjetrit. Sidoqoftė, puthja mė e pėrkryer dhe romantike ėshtė ajo qė ndahet me personin i cili ėshtė me tė vėrtetė i veēantė pėr ju. Edhe pse njė puthje e mirė definitivisht mund t’i bėjė dy njerėz tė ndihen mė tė afėrt, megjithatė, nuk ka asgjė mė tė sinqertė dhe apasionuese se sa puthja me dikė pėr tė cilin keni ndjenja.

    Pėr tė shmangur nervozizmin dhe rrethanat e sikletshme sidomos pėr ata qė e kanė pėr herė tė parė, ėshtė e rėndėsishme tė dini disa kėshilla se si tė putheni. Ka shumė njerėz qė kanė shkruar se si tė triumfoni mbi frikėn pėr tė puthur dikė. Pasi qė ka lloje tė ndryshme tė puthjeve, ka po ashtu edhe shumė kėshilla se si tė putheni varėsisht nga lloji i puthjes, personi tė cilin dėshironi ta puthni dhe shumė faktorė tjerė. Ndėr kėshillat e puthjeve qė do t’i gjeni nė internet janė kėshillat bazike se si tė putheni, kėshillat pėr puthje franceze, kėshilla se si tė puthni nė mėnyrė tė shkėlqyeshme, kėshilla pėr puthjen e parė, kėshilla tė puthjeve pėr meshkuj, kėshilla tė puthjeve pėr femra, kėshilla tė puthjeve pėr adoleshentė, kėshilla tė puthjeve pėr lidhjet dhe kėshilla pėr puthje romantike.

    Pėr adoleshentėt ėshtė gjithmonė mirė tė lexojnė sė pari kėshillat bazike pėr puthje pasi qė ėshtė gur themel pėr puthje mė intime dhe apasionuese. Pasi qė puthja e parė ėshtė njė moment qė tė dy dėshironi ta shijoni, ėshtė mė shumė romantike dhe mė pak e sikletshme nėse bėhet derisa tė dy jeni vetėm. Njė turmė e njerėzve rreth jush sigurisht qė nuk do ta shtojnė vlerėn e kėtij momenti tė veēantė. Prandaj pse mos ta merrni partnerin tuaj pėr njė shėtitje dhe tė shkoni nė njė vend ku mund tė pėrfshiheni nė njė festim intim pėr dy persona.

    Kur shkėndijat fillojnė tė fluturojnė, dhe ju dy tashmė jeni duke u puthur, mos i kufizoni puthjet vetėm nė buzė. Ėshtė mė joshėse, dhe romantike nėse e puthni mjekrėn, qafėn, majėn e hundės, faqet dhe madje qepallat e partnerit. Por pėrveē kėsaj, ka edhe kėshilla tjera pėr puthje qė secili prej neve duhet t’i ketė ndėrmend.

    Kujdesuni tė keni kundėrmim tė mirė tė gojės. Vemi bast qė do tė pajtoheni nėse themi qė mėnyra mė e sigurt pėr tė prishur njė puthje tė pėrkryer ėshtė nėse ju vjen erė e keqe nga goja. Prandaj lani dhėmbėt para se tė dilni nė takim ose mbani me vete njė pako me ēamēakėz ose mente dhe merrni njė pasi qė kryeni ushqimin, njė gotė birre apo cigaren.

    Pastaj provoni ta zgjidhni momentin e pėrkryer, mos e puthni personin vetėm pse ndiheni ashtu. Koha e duhur pėr ta puthur personin ėshtė kur ju takohen shikimet dhe asnjėri nuk mundet ta largojė shikimin. Po ashtu ėshtė mirė nėse prekni buzėt me gjuhė para puthjes, sepse buzėt pak tė njoma e bėjnė puthjen njė pėrvojė edhe mė tė kėnaqshme.

    Njė kėshillė tjetėr pėr puthje qė do t’ju pėrfshijė edhe mė thellė ėshtė t’i mbyllni sytė para se t’ju takohen buzėt. Duke mbyllur buzėt ju jep mė shumė kėnaqėsi pasi qė ndihmon nė pengimin e ēfarėdo hutimi. Dhe pėr tė pasur njė pėrvojė tė puthjes tė cilėn do ta mbani nė mend sigurohuni qė ta hapni gojėn tuaj pak derisa e drejtoni nė buzėt e partnerit. Dhe derisa buzėt ju bashkohen, mbani buzėt pak tė ndara dhe shtypni butėsisht mbi buzėt e partnerit tuaj.

    Tani qė e keni lexuar kėtė, tashmė jeni tė armatosur me kėshilla puthjeve qė definitivisht do ta bėjnė pėrvojėn tuaj diēka qė do ta kujtoni pėrgjithmonė. Ngulitni nė mendje kėto kėshilla tė puthjeve, dhe veproni sipas kėtyre kur ta keni mundėsinė ta puthni partnerin tuaj. Dhe pa dyshim, do t’u jepni atyre puthjen pėr tė cilėn do tė mendojnė gjatė gjithė natės dhe do t’i bėjnė tė presin me padurim gjėrat tjera qė vijnė!

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Duhet me mar leksione edhe per kto tani

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Per mos te zhgenjyer partnerin vlen ta lexoni

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mosha e duhur per te dhene puthjen e pare
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-07-2013, 05:32 PM
  2. Kur e keni dhene puthjen e pare?
    Nga xhushi nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 12-05-2013, 04:29 PM
  3. nje shetitje e paharrueshme
    Nga lettas nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 08:03 PM
  4. 92-vjeēarja qėlloi me armė pasi nuk morri puthjen qė donte
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-03-2011, 01:12 AM
  5. E mbani mend puthjen tuaj te pare?
    Nga Alb-Angel nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-10-2010, 11:19 PM