“E urrej trupin tim”, “jam aq i keq”, “do tė doja tė dukem si ata”, “e urrej veten” – A ju tingėllojnė tė njohura? Nėse po, ndoshta ėshtė koha tė punoni nė vetėbesimin tuaj! Vetėbesimi i ulėt mund tė jetė shumė i dėmshėm. Mund tė dėmtojė shėndetin tuaj emocional, atė fizik dhe raportet tuaja me njerėzit e tjerė. Pėr t’i ndihmuar vetes pėr ta ngritur vetėbesimin, provoni disa nga propozimet mė poshtė dhe mos i lejoni vetėbesimit tuaj tė ulėt qė t’ia zėrė rrugėn jetės suaj!

Gjėja e parė qė duhet ta dinė njerėzit me vetėbesim tė ulėt ėshtė qė njerėzit e vetėm qė mund t’i bėjnė tė ndihen keq me vetveten janė pikėrisht vetė ata. Njerėzit e tjerė mund tė thonė gjėra tė kėqija dhe tė dhimbshme, por ju vendosni si tė reagoni ndaj tyre. Mund t’i pranoni dhe tė besoni nė to, dhe t’u lejoni qė t’ju lėndojnė, ose mund ta pranoni, flakni dhe tė kuptoni qė arsyeja e vetme pėr shkak tė sė cilės ju ulin poshtė ėshtė qė ata tė ndihen mė mirė.

Tutje, nėse gjendeni pranė njerėzve pėr shkak tė tė cilėve ndiheni negativisht lidhur me vetveten, largojini nga jeta. Rrethojeni veten me njerėz pozitivė dhe optimistė qė ju mbėshtesin dhe ju duan pikėrisht ashtu siē jeni. Kur gjendeni nė shoqėri tė njerėzve tė cilėt rrezatojnė pozitivitet, do tė filloni tė ndiheni mė mirė me veten.

Gjėja e tretė, fokusohuni nė karakteristikat tuaja pozitive, dhe jo nė ato negative. Tė gjithė ne kemi gjėra qė do tė dėshironim t’i ndryshojmė tek vetja – celulitin nė kėmbė apo yndyrat e tepėrta nė barkun tonė – megjithatė, fokusimi nė ato gjėra vetėm do tė na ulin vetėbesimin. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptojmė qė tė gjithė njerėzit kanė tė meta dhe tė gjithė njerėzit kanė gjėra qė duan t’i ndryshojnė. Po gjėrat qė i doni? Ajo buzėqeshje e bukur, ai personalitet i jashtėzakonshėm dhe ajo zemėr e madhe janė gjėrat tė cilat janė shumė mė tė rėndėsishme dhe nė tė cilat keni nevojė tė fokusoheni.

Nėse keni shkuar aq larg sa qė nuk ju pėlqen asgjė tek vetja, gėnjeni! Besoni apo jo, nėse shtireni qė ndiheni mirė nė lidhje me diēka, mund tė filloni nė tė vėrtetė tė ndiheni mirė lidhur me atė gjė! Prandaj, edhe nėse nuk e ndieni atė, ecni me krenari dhe krekosuni me gjėrat qė i keni. Sapo tė shihni se si njerėzit fillojnė tė sillen ndryshe ndaj juve, vetėbesimi juaj do tė rritet vetvetiu.

Dhe nė fund, sigurojini vetes kohės pėr t’u kujdesur pėr veten. Mbajeni veten aktiv dhe tė rregulluar mirė. Duke u bėrė mė aktiv, rrisni endorfinėn nė trupin tuaj, dhe kėshtu menjėherė pėrmirėsoni disponimin. Mbajeni veten vazhdimisht tė zėnė dhe bėni gjėra pėr shkak tė tė cilave ndiheni mirė nė lidhje me veten.

Nėse fitimi i parave ju bėn mė tė lumtur, kėrkoni punė, nėse tė qenėt vullnetar nė qendrėn e tė pastrehėve ju bėn mė tė lumtur, bėjeni atė gjė! Dhe nė fund, mbajeni veten mirė.

Kur ndiheni keq me veten, ngritja e vetėbesimit ndoshta duket si mision i pamundur. Pėr fat, nuk ėshtė ashtu! Ndiqni disa hapa tė thjeshtė tė sipėrpėrmendur dhe shikoni se si ndryshimet nė ju do tė ndodhin menjėherė!