Krijesa e ardhshme e “Apple”, i shumėprituri iPad3, mund tė lancohet nė treg mė 23 shkurt tė vitit tė ardhshėm, njė ditė para datės kur Steve Jobs do tė festonte ditėlindjen e 57-tė.

Lajmin e bėn tė ditur Huffington Post, qė citon njė lajm tė publikuar nė “Focus Taiwan”, njė gazetė e njohur kineze.

Sipas gazetės, punėtorėt e ndėrmarrjes “Apple” nė Kinė do tė punojnė jashtė orarit gjatė festės sė fundvitit nė mėnyrė qė tė arrijnė nė kohė me prodhimin e platformės sė re.

Ndėrkohė, kompania gjigande ėshtė duke punuar edhe pėr njė teknologji tė re, e cila do tė bėjė qė bateritė e pėrdorura pėr produktet e saj tė kenė nevojė pėr rikarikim vetėm njė herė nė disa javė.

Ndėrsa rreth njė javė mė parė, njė kompani kompjuterike nė Hungari zbuloi statujėn e parė prej bronxi tė themeluesit tė ndjerė tė “Apple”, Steve Jobs.

Mė herėt gjatė muajit, njė prej miqve mė tė mirė tė tij u shpreh se, vetėbėsimi dhe filozofia e jetės sė ish-drejtuesit tė “Apple” bėnė qė ai tė hiqte dorė nga kurat tradicionale pėr kancerin e pankreasit.