Nėse jeni lodhur duke parė shenja tė gishtėrinjve nė ekranin e laptopit tuaj, pluhurit qė nuk mund ta largoni nė asnjė mėnyrė, LG.Philips ka gjetur zgjidhjen pėr kėto probleme. Nė fakt, LG.Philips ka punuar njė sipėrfaqe e cila ėshtė rezistente ndaj papastėrtisė dhe pastrohet shumė lehtė.

Shtresa e punuar veēanėrisht pėr ekranet, e cila nuk krijon reflektim, ka edhe anėn e keqe tė saj, pasi qė mban papastėrtinė dhe yndyrėn, veēanėrisht ato qė vijnė prej gishtėrinjve tė pėrdoruesit, mirėpo tash ėshtė zhvilluar edhe njė shtresė shtesė, e cila i bėn ekranet rezistente ndaj papastėrtisė, e pos kėsaj kursen edhe para e kohė, qė deri tash janė nevojitur pėr mirėmbajtjen dhe pastrimin e ekranit.

Nga LG.Philips pohojnė se shtresa e re punon nė parimin e ngjashėm me atė tė cilėn pėrdoren pėr prodhimin e tiganėve tė ceflonit, mbi tė cilat nuk ngjitet asgjė. Prodhuesi i dytė mė i madh i ekraneve LCD, LG.Philips, planifikon fillimin e prodhimit me kėtė teknologji gjatė pjesės sė parė tė vitit 2008 dhe atė pėr ekranet prej 15.4 inēėsh pėr laptopė, e deri nė fund tė po tė njėjtit vit kompania planifikon tė mbuloj me kėtė teknologji prodhimin e tė gjitha madhėsive tė ekraneve.

Ky lloj i teknologjisė do tė gjej shumė admirues, posaēėrisht studentėt tė cilėt laptopėt e tyre i shfrytėzojnė nė shumė vende dhe shpesh i prekin ekranet e tyre me gishtėrinj apo lapsa. Edhe pse LG.Philips ėshtė i pari nė prodhimin ekraneve pėr laptopė, ai ėshtė duke tentuar tė mbizotėrojė konkurrencėn edhe nė prodhimin e televizorėve flat (tė rrafshėt), ekraneve pėr kompjuterė tė tavolinės dhe atyre pėr celularė, ku vendin e parė tani pėr tani ėshtė duke e mbajtur Samsung Electronics.