Receta Gatimi

"Maniaku" shpon gomat e 20 makinave


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    "Maniaku" shpon gomat e 20 makinave

    Durrės, mania e Lefter Kozit ėshtė dėmtimi i automjeteve tė tė tjerėve

    Zbulohet maniaku i automjeteve. Ėshtė njė i sėmurė psikik, i cili pėr shkak tė shėndetit mendor nuk mund tė ndalohet pėr shkatėrrimin e pronės sė tjetrit. Drejtuesit e makinave tė parkuara pėrgjatė rrugės qė lidh qendrėn e qytetit me mauzoleumin e dėshmorėve nuk kanė mundur tė rimarrin udhėtimin, pasi njėra nga gomat e automjetit ka qenė e shpuar. Ndryshe nga tė tjerė tė sėmurė mendorė qė akuzohen pėr kryerjen e krimeve nė dėm tė personit, mania e Lefter Kozit ėshtė dėmtimi i automjeteve tė tė tjerėve. Tė parkuara ndanė rrugėve dhe nė trotuare ato janė kthyer nė objekt shqetėsimi dhe sulmi pėr tė. Prej kohėsh nė Durrės ishin konstatuar makina tė dėmtuara, por asnjėherė nuk ishte menduar se tė gjitha rastet e veēuara tė kishin njė autor tė vetėm. Pak kohė mė parė, shėrbimet e policisė ranė nė gjurmėt e Kozit 39-vjeēar. Shefi i Komisariatit tė Durrėsit tregon pėr gazetėn se ka qenė njė denoncim pėr dėmtim tė njė automjeti pranė stadiumit "Niko Dovana" tė qytetit bregdetar ai qė ēoi nė identifikimin e autorit, i cili u shoqėrua, po shpejt u la i lirė vetėm me njė tėrheqje vėmendjeje pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore. Dy mbrėmje mė parė, nė njė numėr tė konsiderueshėm automjetesh, u vu re ēarja e gomės sė parė. Sinjalizimet e mbėrritura nga zotėruesit e mjeteve e ēuan policinė nė piketimin e autorit qė rezultoi tė jetė i njėjti me rastin e mjetit tė dėmtuar nė stadium. Lefter Kozi ėshtė shoqėruar menjėherė nė ambientet e komisariatit tė policisė. Nė polici thonė se dy mbrėmje mė parė janė evidentuar mbi 20 automjete tė dėmtuara prej tij. Burimi policor bėnė tė ditur se nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Durrės po punohet pėr sistemimin e tij nė spitalin psikiatrik pėr ta izoluar nga shoqėria dhe dhėnė ndihmėn e nevojshme mjekėsore. Masė kjo qė mendohet tė shėrbejė dhe pėr shmangien e ndonjė tjetėr vepre penale akoma mė tė rėndė se ajo e shkatėrrimit tė pronės sė tjetrit. 39-vjeēari pėrdorte njė gozhdė tė madhe pėr tė dėmtuar gomat e para tė automjeteve nė shenjė proteste ndaj bllokimit tė rrugėve prej tyre, po dhe si njė rebelim ndaj fatit tė tij.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: "Maniaku" shpon gomat e 20 makinave

    ishalla po i gjejne nje sistemim.

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: "Maniaku" shpon gomat e 20 makinave

    po thyj shyqyr e ka pas me gomat se mos ja fillonte me xhomat

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: "Maniaku" shpon gomat e 20 makinave

    Duhet me e pyt njehere, a ben pune te tjera ky tipi se kam une nje pune per te!

  5. #5
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: "Maniaku" shpon gomat e 20 makinave

    te koka i njojt si strategu manjak ha ha ha

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e LAKJA
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    164
    Reputacioni
    0

    Re: "Maniaku" shpon gomat e 20 makinave

    Ky tipi duhet te kete qene dikur Gomist

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fotografi nga Salloni Makinave ne Gjinever
    Nga ReniX nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-03-2012, 02:58 PM
  2. Gjermania rrit eksportin e makinave
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 08:12 AM
  3. Trafiku i makinave, pranga 4 shtetasve nga Kosova
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 07:45 PM
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 09:00 AM
  5. Kontrolloni gomat
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 11:36 PM